Blloku mbetet bllok për disa lloj pushtetesh, sidomos atyre të trashëgimisë së të shkuarës. Një zyrë në këtë lagje të Tiranës kishte edhe koordinatori Ergys Agasi, tashmë në kërkim ndërkombëtar, si një nga të pandehurit “AKSHI ”, por jo vetëm. Ziafetet ekonomike, ndarjet, shpërndarjet, tendera, rrëmbime, prokurime, leje dhe ndërtime, strategjike, voltaike, ngarkesa e shkarkesa kokaine, marketing mediatik, mandate elektorale Kuvendi, bashkie, shtigje e fusha për para-pastrime. Një lloj supermarketi, ku kërkesa dhe oferta pavarësisht nga vinte, vendas e shumë të huaj, gjenin çmimin dhe miratimin, njerëzit e duhur, me përqindjet e duhura. Qeveria nuk sillte pengesa, sepse rimbursoheshin rregullisht faturat dhe pagesa. Grupet kriminale në të gjithë qarqet, kishin një hartë paqeje,e intersat mbeteshin në ekuilibër, sa kohë fitimet vetëm shtoheshin. Qeveria e “Gysit” mbante në punë qeverinë e “Ramës”
Cila ishte qeveria e Gys-koordinatorit?!
Ka qenë denoncimi fillestar nga CNA dhe më pas nga ish-zevendës kryenministri Arben Ahmetaj, në një nga intervistat e tij. Kur deklaronte se koordinatori i bandave takohej me KM e sajdiseshin me verë 33 mijë euro shishja, në një oaz në godinën e kryeministrisë. Të tijat ishin edhe kallzimet për Llogaranë me turqit, aeroportin e Vlorës, rrugën Thumanë-Kashar, Eco Parkun e vajzës. Miliardat e Ballukut dhe Ramës, tashmë dosjet më të rënda në hetim nga Prokuroria.
Por “Qeveria-Gysi” kishte zyrat e saj, në Durrës dhe në Bllok në Tiranë. Më së shumti klientët e pushtetit dyndeshin të zyra e Tiranës, duke aplikuar e ujdisur privilrgjet, që më pas dy kryeministrat, bënin takime të qeverive të përbashkëta për të vendosur e firmosur. Aty më tepër vendoste Gysi se sa Edi, sepse Gysi, kishte më tepër vota nga “çunat” e Dubait, Londrës, Holandës, Belgjikës, Amerikës Latine, anëtarë me kohë të plotë të kabinetit të tij. Ndonëse edi lumturohej me pjesën e “luanit”. Në Elbasan dhe qarqe të tjera, takimet bëheshin sipas investimeve të startegjikëve dhe kokainës, ku shefat e bandave, ishin guvernatorët e “Gys-Ramës”. Sigurisht kryepolici Ilir Proda, tani me telefon të sekuestruar nga Struktura e Posaçme dhe të zgjedhurit e tjerë të Gysit në “Polici” apo institucione të drejtësisë, kishin fuqi për të mbaruar shumë punë. I shtohet sekuestro e telefonit të drejtoreshës së kibernetikës. Historia vijon. Ndonëse Bela dhe Gysi ishin jo fort mjaltë mes tyre, për shkak të ndarjes së aksesit të Rama dhe zonave të influencës, qeveria si biznes kriminal, kënaqte orekset e të dyve, duke mos shpërthyer sherri, me duar, apo me armë, siç rreziku i lartë i ndodhjes është aktualisht.
Deri një ditë
Kur kombëtarë e ndërkombëtarë, dorëjashtë nga krimi, bënë bashkë kundër Gysit, Belës, Ramës, Mafias. Kur udhëheqjen e mori duarfortë USA. SPAK u mëkëmb me vaksinat e tyre. Vullkani ka shpërthyer. Kutia e Pandorës do të duket një pafajësi naive dhe absolute përkundrejt produktit plot bereqet që ka nxjerrë dhe po nxjerr programi izraelit i rikuperimit, shkarkimit dhe analizës së përmbajtjes së një kapice telefonash celularë dhe pajisjesh informatike e elektronike. Siç thotë një hetues i famshëm italian, “çdo krimineli i kemi vënë në xhep dhe në tavolinë informatorin tonë”. Struktura e Posaçme ka një magazinë të dhënash, nga kjo “qeverisje” digjitale” përtej hamendësimit. Inventari është marrë. Askush nuk ka mbetur sekret. Hyrje-daljet të qeveria “Gysi” dihen. Emër për emër. Nga çdo pushtet. Nga çdo parti. Nga çdo medie. Aplikimet, miratimet, refuzimet, shkëmbimet me qevrinë “Rama-Bela” gjithashtu. Janë zbardhur fjalë për fjalë, e qindarkë më qindarkë, deri në miliardin e fundit. Kështu sadoqë e sidoqë shumica në Këshillin e Mandateve të bëjë marifete e akrobacira, në parcelën “Balluku” mandata është e pashmangshme. Gjylja e madhe do të bjerë, e do të shpërthejë. Ka nisur. Qeveria “Gysi” ka rënë dhe ka marrë e vete bashkëqeverisjen “Rama-Bela” SPAK dhe drejtësia në Shqipëri, janë kthyer në një emergjencë ndërkombëtare, për të mbrojtur investimin e shkatërruar nga Rama dhe ortakëria e tij kriminale, shkaktues të një emergjence kombëtare. Belinda, Mirlinda dhe Linda, janë “gratë” qeveritare dhe familjare, të cilat do të jenë “amazonat” e fundit të Ramës. Mandatet kanë rënë. Është çështje orësh, jo muajsh.. …
Basir Çollaku/ “Gysi-Bela-Rama” dhe “zbërthyesi” izraelit i sekreteve
Leave a comment
Leave a comment

