Farat e shalqirit janë të sigurta për t’u ngrënë, sepse ato janë të pasura me lëndë ushqyese. Ndryshe nga mitet e përhapura, ato nuk rriten në stomak dhe as nuk shkaktojnë apendisit. Si farat e zeza të pjekura, ashtu edhe farat e bardha të papjekura janë të ngrënshme, por farat e zeza ofrojnë vlerë më të madhe ushqyese. Pjekja përmirëson shijen e tyre dhe tretshmërinë. Nuk ka rreziqe shëndetësore që lidhen me konsumin e rregullt të farave të shalqirit.
Pse kemi frikë nga farat e shalqirit? Ky mit ka lindur për rrezikun e mbytjes së fëmijëve të vegjël prej tyre. Ndërsa shumë njerëz të tjerë kanë dëgjuar se farat e shalqirit mund të mbijnë në stomak. Ky mit i transmetuar brez pas brezi, ka shtyrë miliona njerëz t’i nxjerrin me ankth farat. Realiteti shkencor është i thjeshtë: sistemi ynë tretës i zbërthen plotësisht farat duke përdorur acidin e stomakut, prandaj nuk ka asnjë shans që ato të mbijnë në stomak. Ky besim rrjedh nga një keqkuptim i procesit të tretjes dhe një frikë e lindur nga e panjohura.
Çfarë thotë shkenca për farat e shalqirit?
Farat e shalqirit nuk janë të dëmshme për organizmin, pasi ato janë edhe një burim i vlefshëm lëndësh ushqyese . Ato përmbajnë proteina të plota me të gjitha aminoacidet esenciale, magnez, hekur, zink dhe acide yndyrore omega-6. Farat e zeza të pjekura përmbajnë 30% më shumë proteina sesa tuli i shalqirit.
Sistemi tretës i njeriut është plotësisht i aftë të përpunojë farat e shalqirit, sepse acidi klorhidrik në stomak (pH 1.5-3.5) zbërthen lëkurën e jashtme të farave, duke i lejuar trupit të thithë lëndët ushqyese pa probleme. Nuk ka prova mjekësore që lidhin konsumin e farave të shalqirit me rastet e apendicitit ose bllokimit të zorrëve tek njerëzit e shëndetshëm.
Kur duhet të hani fara dhe kur duhet t’i shmangni ato?
Edhe pse farat e shalqirit janë të sigurta për shumicën e njerëzve, ka disa situata kur është e kujdesshme të merren masa paraprake:
Për fëmijët nën 4 vjeç duhet shmangen farat e plota, sepse kanë rrezik mbytjeje.
Për të shmangur problemet kronike të tretjes të farave, ato duhet të konsumohen të pjekura dhe në sasi të vogla.
Njerëzit alergjikë ndaj farërave të shalqirit duhet ta shmangin plotësisht konsumin e tyre.
Cilat janë 3 gabimet më të zakonshme ndaj konsumit të farave të shalqirit?
1: “Farat e zeza janë toksike.” Jo, farat e zeza janë thjesht të pjekura dhe me përqendrim më të lartë të lëndëve ushqyese. Ato nuk përmbajnë substanca toksike.
2: “Farat shkaktojnë apendicit.” Asnjë studim mjekësor nuk e ka vërtetuar ndonjëherë këtë fakt, sepse apendiciti shkaktohet nga infeksione bakteriale dhe jo nga farat e bimëve.
3: “Farat nuk kanë vlerë ushqyese.” Përkundrazi, farat e shalqirit janë ndër burimet më të pasura bimore të magnezit dhe zinkut, lëndë ushqyese që shpesh mungojnë në dietën moderne.
Pjekja e tyre jo vetëm që përmirëson shijen, por ajo rrit biodisponueshmërinë e magnezit me 25%. Ky proces natyror bën që lëndët ushqyese të përthithen më lehtë nga trupi i njeriut.
Si konkluzion, konsumi i farave të shalqirit, të cilat
janë të pasura me lëndë ushqyese si proteina, magnez, hekur dhe yndyrna të shëndetshme, dhe nuk shkaktojnë probleme me zorrët. Fibrate tyre përmirësojnë tretjen e ushqimit .Ato mund të hahen të gjalla (sidomos ato të bardhat e papjekura) ose më mirë të theken (ato të zezat e pjekura) dhe të shtohen në kos, sallata, supa, etj.
Si t’i hani farat e shalqirit?
1.Të papërpunuara, ku farat e bardha të buta mund të gëlltiten me tulin, ndërsa ato të zeza, nëse nuk janë të pjekura, mund të përtypen (nëse dëshirohet) ose të pështyhen, por gjithnjë ato janë të tretshme.
2.Të pjekura: shpëlajini farat, thajini dhe piqini në furrë (rreth 150°C për 15 minuta) ose në tigan. Ato bëhen krokante dhe të shijshme.
3.Të grira : përziejini imët për t’i shtuar në brumëra (bukë, ose në kremra. )
Përfitimet nga konsumimi i farave të shalqirit:
Ato janë ushqyese, sepse janë të pasura me proteina, magnez, hekur, zink, bakër dhe yndyrna mono/poli të pangopura.
Konsumimi i tyre me tulin (i pasur me vitaminë C) ndihmon në thithjen më të mirë të hekurit që përmbajnë farat.
Prebiotikët e tyre nxisin bakteret e mira në zorrë, duke përmirësuar shëndetin e tretjes.
Përgatiti: Besnik Ismailati

