Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, që ndodhet i arrestuar, ka larguar avokatin e tij, Artan Gjermeni.
Kjo ka ndodhur mbasi gjykata e posaçme i ka refuzuar kërkesën që të mos qëndrojë në kafazin e xhamit të sallës gjyqësore.
Veç faktit, nuk ka detaje të tjera pse Veliaj i ka mbajtur këtë qëndrim ndaj avokatit të tij.
Gjykata ka caktuar Valentina Teodorescun si “avokate kryesisht” për Veliajn, i cili është i pranishëm në seancën e kësaj të Premteje (12 dhjetor 2025), ku po shqyrtohet kërkesa për kalimin në gjyq të çështjes së tij.

