Dite vertete te dhimbshme per Shqiperine tone.
Do te zgjidhet Kreu i SPAK dhe ne sallen ku behet zgjedhja ka me shume ambasadore te huaj se sa shqiptare.
Reforma ne Drejtesi parashikoi medemek qe keto institucione te drejtesise se re do te ishin totalisht te pavarura dhe do zgjidheshin sipas ligjit.
Po ç’pune kane ambasadoret ne procesin e zgjedhjes se kreut te SPAK?
Cili ligj e lejon kete prani te tyre ne kete proces?
A lejohen ambasadoret e Shqiperise te marrin pjese ne zgjedhje te tilla ne Bruksel, Uashington e gjetke??
Po kjo eshte shume poshteruese vertet.
Jane po keta ambasadore, qe s’hapin gojen edhe kur vidhen parate e taksapaguesve europiane, si ne rastin e IPARD dhe bile thone Shqiperia ka shenuar suksese, ndersa tani bejne sikur ju hapet barku per zgjedhjen e kreut te SPAK.

