Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka votuar mesditën e kësaj të marte për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
KLP ka votuar me 11 vota pro, kandidatin e propozuar nga SPAK, Joni Keta, i cili do marrë drejtimin e BKH-së për një mandat 5-vjeçar.
Keta ka mbajtur më parë detyra drejtuese brenda BKH-së dhe aktualisht ushtron funksionin e kreut të komanduar të këtij institucioni. Ai arriti të fitonte në garën me 7 kandidatët e tjerë që kishte përballë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Gledis Nano.

