NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    1 year ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    PD thërret protestë kombëtare më datën 12 korrik
    1 year ago
    Të Fundit
    Kryetari i PD-së, Sali Berisha: Rama: Pezullimi i Lubisë, ka bllokuar qeverinë. Mashtrim banal, por edhe vetëposhtrim publik! Rama dhe Lubija e tij nuk guxojnë të shkojnë në parlament.
    1 day ago
    Foltore/ Berisha nga Mirdita: Edi Rama e ka diskriminuar veriun, motra e Tërmet Peçit ka marrë 60 mln euro tendera, kaq nuk kanë pasur fonde krejt bashkitë e veriut
    2 days ago
    Berisha: Salianji ka një axhendë personale, përgëzoj strukturat e Durrësit që nuk u mashtruan nga një takim me axhendë tërësisht private.
    2 days ago
    Deklaratë për mediat/ Berisha: Lubi Mogherini dhe Ramaduro të përfshirë në skandalin 17 milionë euro të Kolegjit Europian në Tiranë
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Avokate Kalaja shpalos vizionin për rolin e Avokatit të Popullit
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Spitali i Përmetit do shndërrohet në qendër për emigrantët/ Reagon Tritan Shehu, deputet i qarkut Gjirokastër: Mënxyrat që po hartohen në kurriz të shqiptarëve e Shqipërisë
Të tjera
Partia Lëvizja e Legalitetit mori pjesë në takimin e partive opozitare, organizuar në kuadër të dakordësimit për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale.
Të tjera
“Mos e kruaj shumë…” Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK…
Të tjera
Berisha takon aleatët: Do të përcaktojmë së bashku sistemin zgjedhor!
Të tjera
Basir Çollaku/ Qeveria ka rënë, a na ka zënë poshtë?!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Avokate Kalaja shpalos vizionin për rolin e Avokatit të Popullit

Neutrale
Last updated: 2025/12/05 at 11:09 AM
Neutrale 1 day ago
Share
SHARE

Nga Adriana KALAJA

I Nderuar Kryetar i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha,
Të Nderuar Deputetë të Partisë Demokratike dhe Opozitës,
Të Nderuar Miq,
Më lejoni fillimisht T`Ju shpreh gjithë konsideratën dhe mirënjohjen time, për Ju që më mbështetët pa kushte, por edhe për Ju që në momente të caktuara të rrugëtimit tim si aktivistee por edhe atë politike, keni qenë kundër ideve apo veprimeve të mia, sepse vetëm kështu ec përpara një shoqëri demokratike.
Siç e dini, më datë 3 nëntor 2025, kam shpallur kandidaturën time për postin e Avokatit të Popullit dhe për këtë qëllim, më datë 12.11.2025, kam prezantuar platformën e drejtimit të këtij institucioni, nëse mar votëbesimin e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Në këto kushte, në respekt dhe mirënjohje për të gjithë mbështetjen Tuaj të madhe, sidomos ditët e fundit, edhe nga ata që për arsye të ndryshme nuk kanë pro figurës time, do Ju prezantoj një pjesë të kësaj platforme.
Parë nga ky këndvështrim, jo vetëm si kandidate, por dhe si qytetare e këtij vendi, do doja që në 5 vitet e ardhshme ta shihja Zyrën e Avokatit të Popullit të ndjekë një strategji veprimi që e përsos rolin e këtij institucioni, duke përfshirë dhe pa u kufizuar në këto veprimtari apo aktivitete si (ekstrakt):
1. Propozime për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, Kodin e Procedurës Civile dhe Kodin e Procedurës Administrative, e të krijojnë mundësi për t`i dhënë këto opinione miqësore pranë Gjykatës së Lartë, në raste të ndryshimit, unifikimit, apo njehsimit të praktikës gjyqësore nga kjo gjykatë.
2. Nisur edhe nga situata emergjente e problematikave të shtuara në sistemin gjyqësor, problematika të cilat kanë ndikuar në uljen e aksesit dhe besimit të publikut në drejtësi si dhe vonesën e stërgjatë në marrjen e një vendimi gjyqësor, në bashkëpunim të plotë me institucionet e drejtësisë, do kërkoj marrjen e hapave konkretë, me akte ligjore lidhur me:
a. Minimizimin e çështjeve stok, sidomos në Gjykatën e Lartë apo Gjykatat e Apelit;
b. Uljen në minimum të afateve të gjykimit;
c. Uljen në minimum të vendimeve të dhëna në dhomë këshillimi, sidomos në rastet e mospranimeve të rekursit në Gjykatën e Lartë edhe për masat e sigurimit personal;
d. Kthimin e debatit në sallat e gjykimi;
e. Rishikimin e hartës gjyqësore;
f. Garantimin e një procesi të rregullt ligjor për çdo qytetar.
3. Marjen inisiativave konkrete dhe hapave të bashkëpunimit më institucionet përgjegjëse, për uljen e nivelit të masave të sigurimit personal në formën e paraburgimit, duke dhënë masa sigurimi alternative, kjo si një nga kushtet e Bashkimit Europian lidhur me grup kapitujt e hapur për anëtarësimin drejt BE.
4. Pse jo dhe aplikim shumë më tepër i nenit 63, pika 2, e Kushtetutës, duke mos pritur fillim vitin pasardhës për të raportuar përpara Kuvendit duke i propozuar Kuvendit dhe zgjidhje konkrete, pasi për çdo çështje që çmohet me rëndësi, me kërkesë të Avokatit të Popullit, Kuvendi është gjithnjë i gatshëm të dëgjojë dhe/apo ndërmarrë nisma mbi to, duke propozuar edhe pjesëmarrjen e Avokatit të Popullit në Komisione të posaçme si ai i:
I. Reformës Zgjedhore;
II. Reformës Territoriale.
5. Propozime të ndryshimeve të nevojshme lidhur me të drejtën e qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre me memorandum, pasi ashtu siç e ka theksuar Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, se përdorimi i referendumit, është një mjet për të përforcuar legjitimitetin demokratik të vendimeve politike si dhe për të rritur përgjegjshmërinë e institucioneve përfaqësuese, dhe në këtë kuadër do veçoja se:
A. Komisioni i Venecias e ka cilësuar referendumin si balanca kundër partitokracisë;
B. Sipas Kushtetutës tonë, populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti dhe se, referendumi është e drejte kushtetuese dhe përfaqëson formën më të pastër të ushtrimit të demokracisë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli.
C. Referendumi është parashikuar në nenet 150, 151/2, 177 dhe 108, pika 4 të Kushtetutës. Megjithatë, 50,000 qytetarë me të drejtë vote dhe/ose institucionet që kanë të drejtë ta propozojnë, shumë pak e kanë ndërmarrë këtë nismë direkte të demokracisë për shfuqizimin e një ligji, miratimin e një projektligji, për të vendosur për një çështje të rëndësisë së veçantë dhe për miratimin e amendamenteve kushtetuese (deri më sot, në vendin tonë nuk janë zhvilluar referendume lokale, pavarësisht se ka pasur disa tentativa sidomos për problemin e mjedisit).
D. Në këtë kuptim, roli i Avokatit të Popullit gjatë mandatit tim nëse mar besimin Tuaj, do të jetë bashkëpunues me institucionet përgjegjëse dhe aktiv lidhur me ndryshimet që duhen ndërmarrë në aktet ligjore për referendumet, duke u fokusuar në:
I. Uljen e numrit të qytetarëve që kërkojnë të shprehin vullnetin e tyre me referendum kombëtar (përshëmbull mund të jetë në 20,000 qytetarë);
II. Miratimin edhe të ligjit për referendume të përgjithshme dhe lokale, si shprehja më e lartë e votës së qytetarëve.
6. Duke qenë se sipas nenit 134 të Kushtetutës, Avokati i Popullit bën pjesë në rrethin e subjekteve të pakushtëzuara që mund t`i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, dhe kanë legjitimitet të pakushtëzuar për të vënë në lëvizje kontrollin kushtetues abstrakt të ligjeve/normave, pa patur detyrimin për të provuar interesin e tyre në rast se i drejtohen me kërkesë kësaj Gjykate për kontrollin kushtetues të normës, personalisht do të fokusohesha në organizimin e brendshëm të punës në institucion, që për çdo rast kur gjatë shqyrtimit të çështjeve apo inspektimeve do të ndeshesha me çështje, apo akte rregullatore që bien ndesh me Kushtetutën, ta ushtroja këtë të drejtë që e jep Kushtetuta, fillimisht për të kërkuar ndryshime legjislative përmirësuese, dhe në rast mos reagimi për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e atyre normave që bien ndesh me kushtetutën dhe të drejtat e liritë themelore të njeriut, kjo kryesisht për ato norma që trajtojnë çështje që bëjnë pjesë dhe përfshihen brenda juridiksionit kushtetues të Avokatit të Popullit, kjo referuar të drejtave që Kushtetuta i ka dhënë Avokatit të Popullit, në ndryshimet e vitit 2016, duke e bërë pjesë tek rrethi i subjekteve që mund t’i drejtohen Gjykatës, me legjitimitet të pakushtëzuar.
I. Në vijim të argumentit të mësipërm, një rol të rëndësishëm do ketë Avokati i Popullit, në bashkërendimin e punës me institucionet përkatëse, për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që lidhen ngushtësisht me mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, ku ndër to do të veçoja Vendimin Nr. 24 datë 04.05.2021, vendim i cili, megjithëse ka vendosur:
“ 1. Pranimin e kërkesës.
2. Shfuqizimin e shprehjes “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta” në paragrafin e parë të nenit 262 të Kodit Penal.
II. Detyrimin e Kuvendit të plotësojë normën ligjore nga data e shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në hyrjen në fuqi të tij.”,
fatkeqësisht nuk është zbatuar nga ana e Kuvendit, lidhur me plotësimin e normës ligjore që i përket nenit 262 të Kodit Penal.
7. Nisjen e hetimit “kryesisht” dhe referimit në raste të nevojshme të kallëzimit penal në organin e akuzës, për çështje sensitive apo të bëra publike, pa patur nevojë për kërkesë apo ankesë nga të dëmtuarit apo viktima.
8. Ndërmarjen e hapave konkretë dhe me fokus kryesor të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të garantuara nga Kushtetuta, të ketë një harmoni në ligj, midis të drejtës për tu shprehur dhe fjalës së lirë, më veprën penale të “Shpifjes”, duke u bërë pjesë e grupeve të interesit në propozimet për ndryshimet në Kodin Penal (kjo edhe referuar ndryshimeve të reja, të propozuara në Kodin Penal).
9. Në vlerësim të rolit shumë të rëndësishëm të mediave, do të zhvilloja konferenca me gazetarët në mënyrë periodike, me qëllim informimin për punën e institucionit të Avokatit të Popullit dhe llogaridhënien para tyre, për probleme të ndryshme që lidhen me interesin publik.
10. Dëgjesat me grupe interesi apo banorë të zonave të caktuara, lidhur me problematikat që ato shfaqin, edhe në varësi të këtyre problematikave, marrjen nga Avokati i Popullit të rolit ndërmjetës për zgjidhjen e problemeve me institucionet përgjegjëse.
11. Bashkërendimi me organizatat partnere në të gjithë botën, duke përfshirë edhe Trupin Diplomatik të Shqipërisë të akredituar në vende të ndryshme të botës, jo vetëm lidhur me përfitimin e eksperiencës, por për të garantuar mbrojtjen e çdo qytetari shqiptar, pavarësisht ku ai ndodhet, punon apo jeton.
12. Në këtë kuadër, angazhimin e Institucionit të Avokatit të Popullit në hartimin e udhëzimeve, manualëve apo politikave që vendosin standarde të sjelljes së administratës publike karshi qytetarëve, pse jo dhe zhvillimin e trajnimeve (të nëpunësve/punonjësve më në kontakt të përditshëm me qytetarët) me në fokus respektimin e të drejtave të qytetarëve.
13. Për këtë arsye, do të isha e hapur për të bashkëpunuar jo vetëm me Kuvendin, por dhe për të përthithur mbështetjen e shoqërisë civile, misioneve të ekspertizës ndërkombëtare, përfaqësive diplomatike të vendeve mike me Shqipërinë që kanë mbështetur dhe shprehin vullnetin e tyre, dhe që në fokus të veprimtarisë së tyre kanë mbështetjen dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe respektimin e vlerat më të larta morale dhe universale.
14. Avokati i Popullit duhet jo vetëm ta mbajë të konsoliduar imazhin e tij si një ndër institucionet më efektive të pavarura publike në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut, por mbi të gjitha të forcojë besimin e publikut dhe të aktorëve të tjerë dhe të kthehet në një ndërveprues aktiv mes administratës dhe qytetarit, për të garantuar liritë dhe të drejtat e këtij të fundit, dhe të ndjekë deri në fund pikërisht shkaqet që kanë sjellë ardhjen e pasojave dhe ndreqjen strukturale dhe në themel të tyre.
15. Të drejtat dhe detyrimet institucionale janë të ndara, ku secili institucion apo degë e pushtetit publik duhet të përmbushë detyrën e tij, me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm, ndër të cilat edhe Avokati i Popullit, duhet të përmbushë misionin që Kushtetuta dhe ligji i ka dhënë, jo vetëm ta përmbushë atë plotësisht, por edhe të pasqyrohet se këtë detyrë ai po e realizon siç duhet dhe në funksion më të lartë të interesit të popullit.
Gjatë gjithë kësaj periudhe, unë kam kontribur që këtë mision në mbështetje të njerëzvë në nevojë apo “të dobët” ta bëj edhe pa mandat.
Më jepni mundësinë, që këtë kontribut dhe këtë vizion që kam për rolin e Avokatit të Popullit, në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, ta konsolidoj më tej, me mandat të votëbesuar nga Ju.
PS: Ju zotohem se kjo platformë do pësojë shtime në objekt, sa herë do e kërkojnë rrethana të caktuara apo grupe të caktuara interesi.
PS 1: Propozoj që përzgjedhja e emrit që do mbështetet nga PD, të bëhet duke futur në votim të gjithë kandidatët që kanë mbështetur me firma.
PS 2: Shpërndajeni sa më shumë që të njohin të gjithë, platformën time.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Spitali i Përmetit do shndërrohet në qendër për emigrantët/ Reagon Tritan Shehu, deputet i qarkut Gjirokastër: Mënxyrat që po hartohen në kurriz të shqiptarëve e Shqipërisë
55 minutes ago
Partia Lëvizja e Legalitetit mori pjesë në takimin e partive opozitare, organizuar në kuadër të dakordësimit për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale.
1 hour ago
“Mos e kruaj shumë…” Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK…
20 hours ago
Berisha takon aleatët: Do të përcaktojmë së bashku sistemin zgjedhor!
23 hours ago
Basir Çollaku/ Qeveria ka rënë, a na ka zënë poshtë?!
23 hours ago

Spitali i Përmetit do shndërrohet në qendër për emigrantët/ Reagon Tritan Shehu, deputet i qarkut Gjirokastër: Mënxyrat që po hartohen në kurriz të shqiptarëve e Shqipërisë

Partia Lëvizja e Legalitetit mori pjesë në takimin e partive opozitare, organizuar në kuadër të dakordësimit për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale.

“Mos e kruaj shumë…” Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK…

Berisha takon aleatët: Do të përcaktojmë së bashku sistemin zgjedhor!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?