Elisa Spiropali, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme ka marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, në Bruksel.
Kryediplomatja shkruan në rrjetet sociale:
📍Selia e NATO-s, Bruksel – Takimi i Ministrave të Jashtëm të NATO-s, për angazhimin strategjik të Aleancës sonë përballë sfidave të mbrojtjes e sigurisë, ku Shqipëria mbetet një aleat i besuar dhe i angazhuar për forcimin e sigurisë kolektive.🇦🇱
Shqipëria rikonfirmon angazhimin për mobilitetin ushtarak dhe rolin qendror të Korridorit VIII si arterie strategjike e gatishmërisë së NATO-s.
Ne mbetemi të përkushtuar për modernizimin e infrastrukturës, rritjen e kapaciteteve për lëvizje të shpejtë, si kontribut konkret për sigurinë kolektive të Aleancës.

