NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    9 hours ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    3 days ago
    Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
    3 days ago
    Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Foltore te Dega 9 Tiranë/ Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë, Edi Rama i kishte bërë programin që t’i merrte deklaratat asaj
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
Kryesore Politikë
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
Kryesore
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
Të tjera
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
Kryesore
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Foltore te Dega 9 Tiranë/ Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë, Edi Rama i kishte bërë programin që t’i merrte deklaratat asaj

Neutrale
Last updated: 2025/12/02 at 7:04 PM
Neutrale 10 months ago
Share
SHARE

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në foltoren e organizuar në Njësinë nr. 9 në Tiranë, u shpreh se vendi ndodhet “përballë një regjimi që ka shkretuar Shqipërinë si asnjë pushtim tjetër”. Ai falënderoi mbështetësit e PD për kontributin e jashtëzakonshëm kundër këtij regjimi, duke e cilësuar qeverisjen aktuale si përgjegjëse për krizën demografike dhe largimin masiv të të rinjve.
Berisha deklaroi se, Shqipëria ka sot lindshmërinë më të ulët në botë” dhe se vdekjet prej vitit 2018 “dominojnë mbi lindjet, çka sipas tij e ka reduktuar popullsinë me rreth gjysmë milioni banorë. Ai e cilësoi situatën si pasojë të “një sistemi diktatorial që formalisht pranon pluralizmin, por e shtyp opozitën me çdo mjet”.
Në fjalën e tij, Berisha komentoi edhe arrestimin e një zyrtareje të përfshirë në hetime ndërkombëtare, duke u shprehur se Eurojust i dha deklaratat asaj që i meritonte, ndërsa sipas tij, Edi Rama kishte programuar të merrte deklaratat në Tiranë.
“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta për ju demokrate e demokratë, të pranishëm në këtë sallë, kudo që jeni sonte në Tiranë, në mbarë vendin dhe mbështetës të PD.
Së pari, do përulem me mirënjohjen e pakufishme ndaj të gjithë jush, ndaj kontributit dhe përpjekjes tuaj të jashtëzakonshme kundër këtij regjimi.
Regjim që në fakt ka shkretuar këtë vend sa asnjë pushtim tjetër në tërë ekzistencën e tij.
Regjim që ka sjellë këtë komb në mënyrë absolute para alternativës të jesh apo të mos jesh.
Kjo sepse nga një komb ndër më të rinjtë në Europë dhe në botë që ishim vetëm pak dekada më parë, sot jemi kombi me numrin e lindjeve që kishim 100 vite më parë kur ishim gjithsej 700 mijë banorë.
Sot jemi kombi me lindshmërinë më të ulët në botë për shkak të largimit të të rinjve tanë nga Shqipëria.
Sot jemi kombi që nga viti 2018 gjer sot, vdekjet dominojnë shumë mbi lindjet.
Dhe në këtë trend, në këtë rrokullisje, kombi shqiptar ka për fat reduktimin e gjysmë milionë e mos më shumë.
Pse u ndala në këtë moment?
U ndala në këtë moment për të theksuar se jetojmë në një sistem diktatorial, i cili e ka pranuar pluralizmin, se ja ku jemi parti politike, nuk e ka të ndaluar me Kushtetutë dhe ligje, por e shtyp pa princip, e shtyp dhe i ngushton hapësirën me të gjitha mjetet për të qëndruar në pushtet.
Dhe në këtë mënyrë, ai vazhdon të bazohet në dy shtylla kryesore.
Bazohet në drogën.
Miqtë e mi, duhet t’u them këtu se kombi në ekzistencën e tij nuk ka pasur faktor më shfarosës se sa droga.
Çfarë ndodhi me ne?
Në vitin 2015, Edi Rama mbolli nga Pogoni gjer në Koshuticë në thellësi të Alpeve, me mijëra parcela kanabis.
U krijua një fond miliarda eurosh parash të nëndheshme.
Po çfarë ndodhi?
Policia u zhyt e tëra në drogë. Ligji u zhyt i tëri në drogë.
Shqipëria humbi ligjin.
Shqipëria hodhi në një vit, ndoshta si asnjë vend tjetër në histori, themelet e narkoshtetit, të cilit po i marr sot me disa elementë kanë shtrirë përdhe euron, e kanë ulur atë me 30-35 përqind.
Me mijëra punëtorë humbën vendet e punës sepse eksportet falimentuan.
Me mijëra punëtorë humbën vendet e punës sepse prodhimi industrial ra.
Me qindra mijëra familje që jetojnë me ato remitanca marrin prej vitesh 30 përqind më pak për shkak të zhvlerësimit të euros.
Imagjinoni ju një njeri me 6 miliardë euro që vjen nga errësira e errësirës, siç është Frank Çopja, që i përdor ato kundër jush, kundër vendeve të punës tuaj, i përdor për të blerë zgjedhjet, i përdor ato për të investuar aty ku do dhe nuk duhet.
Ja ku janë kullat miq. Kullat janë të pashitura shumica. Jo, i kanë blerë çunat e drogës dhe i lënë ashtu, i lënë aty.
Pra, çfarë është kjo para?
Kjo para toksike more miqtë e mi, kjo i përzë fëmijët tanë, djemtë tanë, vajzat tona nga Shqipëria.
Kjo është njëra anë. Për të mos thënë tjetrën që vret kudo, vret në aeroport, vret kudo.
Atë shtet të brishtë, atë shtet ia fali krimit Edi Rama. Dhe sundon me krimin.
Mirëpo në rrafshin politik, kush e pësoi nga kjo?
Opozita e pëson sepse i gjithë ky potencial bie mbi opozitën.
Problemi është se ne vinim nga një sistem diktatorial, kaluam në një sistem demokratik dhe kjo ndodhte para syve tanë pa e kuptuar se çfarë po ndodh.
Mediat u vunë të gjitha në kontroll, 90 përqind thonë raportet ndërkombëtare, nën kontrollin e qeverisë.
Kjo do të thotë helmim mediatik ditë e natë për qytetarët.
Helmim në kuptimin e mashtrimit, manipulimit, fshehjes së të vërtetave dhe servirjes së gënjeshtrave nga mëngjesi gjer në darkë.
Kjo do të thotë para e pafundme për të korruptuar cilindo.
Cilido nuk është i korruptueshëm, por për të korruptuar sa më shumë brenda dhe jashtë vendit njerëz.
Kjo është e vërteta.
Ajo zonja që u arrestua dhe unë e përgëzoj, ajo nesër do ishte në Tiranë. Edi Rama i kishte bërë programin që t’i merrte deklarata asaj, por për fat të mirë Eurojust ia dha deklaratat asaj që i meritonte”, u shpreh Berisha.

Neutrale December 2, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
9 hours ago
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
13 hours ago
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
17 hours ago
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
1 day ago
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën

Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”

Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË

Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?