Nga Saimir Kadiu
Kim Jong-un thuhet se ka lëshuar një urdhër sekret që ndalon vetëvrasjen në Korenë e Veriut, duke e quajtur atë një “akt tradhtie kundër socializmit”.
Masa vjen pas një rritjeje të ndjeshme të rasteve, që sipas sherbimit inteligjent koreanojugor ka pesuar nje një rritje prej 40% krahasuar me vitin e kaluar.
Zyrtarët lokalë mbahen përgjegjës për parandalimin e vetëvrasjeve në zonat e tyre përkatëse.
Kohët e fundit, regjimi thuhet se e shtrëngoi më tej politikën e tij, duke futur dënimin me vdekje për ata që tentojnë vetëvrasjen dhe mbijetojnë.
Ky vendim ekstrem pasqyron krizën e rëndë ekonomike të vendit, varfërinë e përhapur dhe mungesat e ushqimit – të cilat konsiderohen shkaqet kryesore të rritjes dramatike të vetëvrasjeve.
Gjatë disa mbledhjeve qeveritare, thuhet se kanë dalë raste tronditëse të vetëvrasjeve familjare dhe shënime lamtumire që kritikojnë hapur sistemin shoqëror.
Megjithatë, autoritetet nuk janë në gjendje të gjejnë zgjidhje efektive: uria masive mbetet problemi themelor, i cili nuk është adresuar kurrë vërtet nga regjimi.

