NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    10 hours ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    3 days ago
    Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
    3 days ago
    Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Basir Çollaku/ Kthejani pronarit ato 6 kile kokainë, mos u turpëroni
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
Kryesore Politikë
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
Kryesore
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
Të tjera
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
Kryesore
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Basir Çollaku/ Kthejani pronarit ato 6 kile kokainë, mos u turpëroni

Neutrale
Last updated: 2025/11/27 at 1:17 PM
Neutrale 10 months ago
Share
SHARE

Këto ditë një zyrtar policie, lexova tangent nëpër lajme të shumta, përcillte heroizmin se na janë kapur 6 kile kokainë në më shumë se dy vjet. Aferim djema! Ju paskan dhënë leje grupet për këtë statistikë për medalje. Kjo ofertë sigurie e rendit, luftë antitrafik e të tjera medalje të rreme, peshon në kurriz të një të vërtete me tjetër ulërimë në shifra, të dhëna, raporte e sekuestrime matanë ujit. DEA prej afro tre vjetësh ka hapur zyrë në Tiranë. Kjo pas asaj çfarë ata dinë më saktësisht se kushdo në planet, se çfarë bëjnë bandat shqiptare të Krimit të Organizuar. DIA në raportet të shumta e të shpeshta këta muajt e fundit, me raportime edhe në senatin italian, ofron tjetër hartë telashesh alarmante. Mafia shqiptare, e dyta pas Ndranghetës me një fuqizim si nënkontraktore e saj, është furnizuese e shpërndarëse me fuqi të ndjeshme në treg. Hesapet sjellin miliarda euro, kur qarkullojnë tonelata kokainë. Mos ndalojmë te heroina dhe hashashi, pasi lumenjtë e tyre janë në arkivën e tyre, me eksporte befasuese në Evropë. Në Amerikën Latine, në Kolumbi, Ekuador, Venezuelë, Brazil e Bolivi, grupet shqiptare janë kthyer në një fuqi e dukshme narkotike. Po sipas antimafias italiane, ku Nicola Gratteri, prokurori i Napolit pohon se Shqipëria narkoshtet nuk është ekzagjerim, raportet e Drejtorisë së Shërbimeve inteligjente dhe antidrogës, shkojnë më larg. Në masën 35 përqind ndikon krimi shqiptar në ekonominë dhe sigurinë e kontinentit. Gjermanët e provuan dështimin e luftës antidrogë në Shqipëri, me çështjen “Xibraka”, ku doli Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, si shofer i trafikantëve. Një organizatë tjetër me përmasa tej hamendësimit, u mbrojt nga dekonspiruesit oficerë policie, prokurorë e gjyqtarë, brenda sistemit. Xibraka fitoi, shteti dështoi, SPAK-u po mendohet. Rrënjët ndryshe nga ato të pemëve, shkojnë lart. Belgjika po ndeshet me një eksport narko nga Shqipëria në shumë adresa, ku minsitrat federalë erdhën në Tiranë të shqetësuar më seriozisht e më shumë se çdo rast paraardhës. Trafik kokaine në ngarkesa tonelatash, investime të produkteve të veprës në shtettin e origjinës dhe të kryerjes së trafikut. Prokurori federal belg Julien Moinil, u bë shenjestër e një atentati të mbetur në tentative, ku ofrohej një milion euro për ekzekutimin e tij. Njihen deklarimet e tij në procese gjyqsore, se të pandehur shqiptarë të botës së trafikut, kanë investuar shuma kolosale në vendin e tyre dhe kjo akuzë shigjeton lidhjet me pushtetin e politikën në Tiranë. Autorët e dyshuar, ku ka 8 arrestime e shumë sekuestro, janë shqipfolës. Ndaj drejtuesit të emisioneve investigative të Rai 3, Sigfrido Ranucci, ku një reportazh për krimin qeveritar narkotik shqiptar, përfshiu trafikantët shqiptarë në pistën e dyshimit e hetimit për autorë të vënies së eksplozivit makinës së tij. Artur Shehu, Edi Rama, Aruba, vëlla Olsi, një paragraf prodhues rreziku ekstrem. Një orë fati e ndau nga fataliteti gazetarin italian. Mafia shqiptare në porte e aeroporte të Evropës, sipas antimafias së vendit fqinj, ka marrë kontrollin e vendit të dytë pas Ndranghetës, ndërsa për Durrësin, mos dyshoni se ka kush këllqe t’ua marrë vendin e parë. Nga miliarda mesazhet e enkriptuara të sky-enchro, në gjashtë vite, nga 2015 në 2021, shqipja si gjuhë komunikimi është thuajse gjuhë e parë në përdorimet e punëve të paligjshme të trafiqeve e veprave të rënda penale. Duke shtuar edhe rastet kur trafikantët shqiptarë, flasin edhe në mjaft gjuhë të vendeve ku ushtrojnë aktivitetet e tyre. Altin Dumani, kreu i Strukturës së Posaçme, në raportimet periodike në Kuvend, mes të tjerash ka pohuar se ka oficerë policie të rangjeve të larta, prokurorë e gjyqtarë, njerëz të drejtësisë në dosjet hetimorë të prodhura nga prurjet e partnerëve pas zbulimeve të sky-enchro. Po sot, një operacion i Strukturës me Breshian, solli mes të tjerash dhe arrestin e një oficeri të antiterrorit, si përfshirje në këtë grup kriminal, italo-shqiptar. Në sesionin e 80-vjetorit në OKB ministrja e Punëve të Jashtme të Ekuadorit, Gabriela Sommerfeld, u shpreh për përballjet në vendin e saj me kartelet shqiptare, bashkë me ato meksikane ‘Sinaloa’ dhe ‘Jalisco Nueva Generación’. Pak ditë më parë administrata Trump sanksionoi Luftar Hysën dhe familjarë të tij, si një lidhje e kartelit Sinaloa, pastruese e parave të tyre, me burimin trafikun e kokainës, si dhe aktivitete të tjera të rënda kriminale. Hysa ishte personi që u takua me KM Rama, u “këshillua”e më pas lejua të zgjeronte biznesin e lojërave të fatit e ndërtimit në Shqipëri, duke qenë gjithnjë në fazë hetimi për lidhjet me kartelin meksikan. Djemtë e botës së trafikut, të quajtur ndryshe, çunat e Londrës, Dubait, Roterdamit, Brukselit, Holandës, e mjaft vendeve të tjera, janë kthyer në investitorë strategjikë, duke kaluar nga bekimet e zyrës së kryeministrit të vendit. Në Katar dhe Emirate, Rama shkon më shpesh se në mbledhje qeverie, por nuk ka fundshpinë të nënshkruajë një marrëveshje ekstradimi. Turret të shesë ndonjë tender, pronë apo investim, e përqindjet të kalojnë nëpër offshorë si lobingje. Amerikanët kanë shtuar marshin antitrafik, pasi Trump shpalli kartelet e drogës organizata terroriste. Dosja “narko-Rama” për ta është përtej kufirit të vendit. E hibridizuar me qindramilionë eurot e korrupsionit, ku ministrat janë thuajse të gjithë të pandehur, e kanë kthyer qeverinë në një adresë karteli. Ndërkohë Balluku është porta e re ku është hyrë në paradhomën e Ramës, portë nga e cila ai nuk do të dalë ndryshe, vetëm njëlloj si zëvëndësja e tij. Ndaj, udhëheqës komikë të policisë, ktheni te pronari ato 6 kile kokainë që ju kanë mbetur në dorë, nga bamirësia e bandave, se po turpëroheni me kaq pak mall xhepi. Zahmet e keni…!

Neutrale November 27, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
10 hours ago
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
14 hours ago
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
18 hours ago
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
1 day ago
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën

Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”

Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË

Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?