Shkruan Prof. Lili Sula
Fëmijët po rriten mes dhunës dhe frikës, jo mes librave, ndërsa arsimi është kthyer në burim lajmesh tronditëse të të gjitha niveleve.
Është bërë normale që adoleshentët të konfliktohen e të vriten, ndërsa institucionet e arsimit të heshtin me arsyetimin absurd se ‘matanë gardhit të shkollës mund të ndodhë gjithçka’.
Dy adoleshentë të shkollës Dom Nikollë Kaçorri në Durrës u konfliktuan; 14-vjeçari goditi me thikë në zemër gjimnazistin tjetër 15-vjeçar, i cili është në gjendje të rëndë në spital.
Kur edukimi barazohet me dhunën e shkolla nuk ofron siguri për fëmijët, teksa mungojnë edhe punonjësit e sigurisë në shkollë; kur shëndetësia prej vitesh është makthi i çdo familjeje; drejtësia pritje pa fund dhe siguria në vend iluzion – prodhohen strategji “europianizuese” për barazinë gjinore, dhunohen monumente kombëtare arti për barazi gjinore dhe qarkullojnë udhëzime shkollore për barazinë gjinore – sërish nën arsyetimin absurd se ‘matanë gardhit të shkollës mund të ndodhë gjithçka’.

