NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    11 hours ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    3 days ago
    Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
    3 days ago
    Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Nikoleta Kovaçi/ Kush e kërcënon kryeministrin për Belindën?
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
Kryesore Politikë
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
Kryesore
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
Të tjera
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
Kryesore
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Nikoleta Kovaçi/ Kush e kërcënon kryeministrin për Belindën?

Neutrale
Last updated: 2025/11/21 at 9:58 AM
Neutrale 11 months ago
Share
SHARE

Tue prit komisionerë zgjerimi e poshtërimi të shqiptarëve dhe Shqipnisë, dukshëm fytyra e kryeministrit dëshmon se asht në hall! E kushdo që e njeh, e di se individi Edi Rama nuk ka problem me prit e përcjellë vizitorë, sidomos nga k’ta të Europës! Prej vitesh ai e ka gjet formën se si me u nda të kënaqun ata, ani pse në kurriz të shqiptarëve, Shqipnisë e trojeve shqiptare!

Sigurisht se elektorati që e mbështet, e që nuk janë pak, kalojnë në delir teksa shohin liderin e tyne që ndonëse i ka ra qeveria tash 12 vjet, me çfarë do lloj hajduti të ngritin në poste kyçe, nuk dorëzohet, e ndërsa duhej të jipte dorëheqjen mramë, ata knaqen teksa e shohin që sod pret “njerëz të rëndësishëm” të BE-së!

Po kryeministri asht dukshëm i frustuem! I zanë në kurth nga veprat e Belindës, vepra të iniciueme prej tij, por që Belinda i ka krye me turrin e paskrupullt tue qenë e preferuemja e tij në qeveri e njëkohësisht edhe garanti i tij, kryeministri nuk mundet me e flakë kollaj Belindën e vet! E jo vetëm pse ajo s’ka ditë me vjedh me letra, tue pasë në duar gjithçka, por edhe për faktin se Belinda nuk asht aty vetëm si e preferuemja e Ramës! Belinda ishte dhe asht aty si garanci e shumëçkaje dhe e shumëkujt! Këtu nis edhe kurthi i kryeministrit!

Asnjë lojë juridike nuk e shpëton as individin Belinda Balluku dhe as pozicionet e larta qeverisëse që ajo ka mbajt gjatë kohës që ka krye veprat penale! Sigurisht që SPAK nuk asht prokuroria që i duhet këtij vendi e këtij rasti, pasi edhe ata prej nesh janë, por kur s’kena tjetër, duhet thanë boll që asht edhe kaq sa asht! Prokurori që ka në duar dosjen e madhe fort të zëvendëskryeministres asht kërcënue, asht shantazhue, pse jo, gojët e liga thonë se edhe asht veçue brenda ambienteve të SPAK për goditjen e parakohshme të zëvendëskryeministres! Me veçim kuptohet lënia mënjanë e tij nga kolegët që luajnë modelin nëpër media e takime ku ka kamera televizionesh! Po na kena fat: jo vetëm jena vend i vogël, po edhe nji grusht njerëz, e gjithçka merret vesh shpejt!

Telefonatat dhe mesazhet e shumta që ka marrë hetuesi i zëvendëskryeministres dhe Belindës, pasi ai ka barrën me hetue dy subjekte njëherësh në një, janë dokumentue nga ca ndërkombëtarë! Mbase jo nga Europa e Marta Kos që del xhiro me shoqen Elisa Spiropali rrugëve, por nga disa të tjerë, që lehtë nuk harrojnë! Kryeministri e di tashma! E ka marrë mesazhin, por si kryeministër! Mirëpo duke qenë se na kena politikë dhe politikanë zuzarë, asnjëherë k’ta nuk janë thjeshtë pozicion por janë edhe individë! Madje Edi Rama asht modeli ma i qartë i ksaj mbivendosjeje kur vjen puna te shfrytëzimi i postit dhe pushtetit! Pra individi Edi Rama, në lojën e Belinda Ballukut ka edhe probleme individuale! Ashtu siç gojët e liga thanë se u kërcënue prokurori, mund të jetë kërcënue edhe individi Edi Rama! E këtu gjanat ngatërrohen keqas, për shkak të manipulimit që krejt aktorët e përfshirë në hetim e pasqyrim hedhin për konsum ditor me titra që pulsojnë marramendsjëm nëpër ekrane!

Që individi Edi Rama e ka lëshue Belindën, kjo s’do mend! Kushdo që merr vesh nga loja e mediave, e kuptonte dje që ‘oborrtarët’ kishin marrë urdhën me e sulmue pa u ndalue asnji sekond zëvendëskryeministren. Që Ulsi Manja, i cili u ftue në takimin kokë me kokë të dy krerëve të qeverisë sonë, nuk ishte aty si ekspert juridik, pasi ai vështirë din me e lexue nji ligj jo ma me e interpretue e me gjet hapësirat që i duhen qeverisë me shpëtue prej llumhanes së vet, por ishte aty si personi që mundet me ba ndonjë telefonatë aty ku duhet dhe i duhet Edi Ramës, me qëllim që mos të përdoret telefoni i tij!

Por pse rrezikon kaq shumë kryeministri për individin Belinda Balluku? A mund të rrezikojë kaq shumë Edi Rama për një person? Jooo! Përveç se në raste kur dikush përtej tij asht ma i fuqishëm se ai e ligji vetë! E Belinda duket se ka pas njerëz që nuk e braktisin në mundësinë për flakje që ka Edi Rama! Na jena vend i vogël e popull i vogël, e të gjitha merren vesh…

Neutrale November 21, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
11 hours ago
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
15 hours ago
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
19 hours ago
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
2 days ago
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën

Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”

Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË

Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?