Gjykata e Posaçme ka vendosur dy masa të reja arresti në shtëpi për zyrtarë vartës të zv/kryeministres Belinda Balluku.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se vendimi është marrë një ditë më parë nga gjyqtari Erion Çela, ndërsa sot i është dërguar institucioneve për zbatim. Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” është caktuar për dy zyrtarë të tjerë të përfshirë në çështje, në vijim të hetimeve të SPAK.
Ata janë Gentian Gjyli, kreu aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Erald Elezi, drejtor i përgjithshëm i OSHEE-së.

