NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    11 hours ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    3 days ago
    Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
    3 days ago
    Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Basir Çollaku/ Balluku në USA kundër Ramës ?!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
Kryesore Politikë
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
Kryesore
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
Të tjera
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
Kryesore
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Basir Çollaku/ Balluku në USA kundër Ramës ?!

Neutrale
Last updated: 2025/11/19 at 2:09 PM
Neutrale 11 months ago
Share
SHARE

Dje pasdite kur Rama hardallisej me lavdet e Kosit në Bruksel, për sukseset e mëdha integruese, shpërtheu jo krejt rastësisht lajmi në mediet sociale, se Belinda Balluku ka qenë në USA në periudhën mes të enjtes e të shtunës së javës së shkuar..!! Uashingtoni ka ritëm të lartë të agjendës antidrogë kryesisht, por jo vetëm. E siç kanë ardhur vaktet, Soros, vëllai i djeshëm i pushtetit amerikan për Ramën e Veliajn, nuk është më një aleat shpëtues. Përkundrazi, është kthyer në një ngarkesë më tepër në dëm të shëndetit të pafajësisë. Natyrisht, në këtë kohë vlimi akuzash zyrtare, matanë oqeanit nuk shkohet për turizëm, por me ftesa të dedikuara rrëfimi. Zëvëndëskryeministrja e pandehur, është kokë më kokë me shefin e saj Rama, duke ndjerë mbi kurriz kurbanizimin e radhës, ndonëse bereqeti plaçkitës nga burojnë akuzat, ka shkuar më lart se posti dhe xhepi i saj i zgjeruar. Burime serioze përmendin faktin se, jo pak bashkëpunëtorë të Edi Ramës nuk po mbajnë taksiratet e kafazeve të qelive dhe janë përkulur nga një shteg i mundshëm lehtësimi. Këtu partnerët shohin një mundësi të mirë, të pasurojnë dosjen e kryeministrit jo vetëm për narcos, por edhe për miliardat e korrupsionit, shkrirë në një portofol të përbashkët. Dhe Balluku, lëvruesja e përbashkët me eprorin partiak e qeveritar, ka qenë nënshkruese në mungesë e me porosi të mbi 12 miliardë eurove punë publike. Me sa duket, zëvëndësja e kryeministrit nuk ka pasur shumë alternativa për të qarkuar. Burg të shpejtë apo transparencë të plotë për mëkatet penale të Ramës. Duke mos lënë mënjanë edhe pëshpëritjet diplomatike se një listim në fletoren nongrata, ishte në prag të përmendjes zyrtare. Ndaj skedina ka marrë pikë nga AntiRama. Ndoshta edhe Veliaj e Beqja, ministri e kryebashkiaku, janë episode jo aq besnikë sa ishin përpara se të arrestoheshin. Luhatjet e tyre në pritje të dënimeve, janë vatra rreziku për Ramën, teksa hetues vendas e të huaj janë mbi dosjet e tyre, për shkak se gjeografia korruptive kalon kufijt e vendit. Kur lufta amerikane vjen më intensive në Tiranë, me dosjen më të re antiterroriste, pas sanksionimit të familjes Hysa, si lidhje me kartelin meksikan të kokainës, “Sinaloa”, alarmi ka shumë emra brenda. Po nga ky kartel, Rama kishte këshilltar zyrtar përveç Duçkës shoqërues i Luftar Hysës, në takimin me kryeministrin edhe rumunin Filip Koldea. Gjeneralin e shërbimeve sekrete, i hetuar nga drejtësia e vendit të tij, si lidhje e kësaj organizate droge, tashmë shpallur terroriste. Pa harruar Ndranghetën, Camorran e Sacra Corona Unitan me lidhje e investime të shumta në Shqipëri. Sigurisht Balluku ka pasur se çfarë tu rrëfejë amerikanëve në dosjet tashmë në binarë hetimi në Strukturën e Posaçme. Duhet të përmendim dhe faktin se, amerikanët kanë marrë nga viti i shkuar, magazinën e mesazheve sky-enchro, si “pronë” e Holandës, Belgjikës, Francës, e kanë detaje domethënëse për qeverinë tonë, ministrat e saj e njerëzit e drejtësisë të inkriminuar. Tuneli i Llogarasë është vetëm hyrja, ku u shpërblye ish-deputeti turk i partisë së Erdoganit, me duart porosi të Ballukut, me një aferë marramendëse fituese. Fillon me 50 milionë euro. Aeroporti i Vlorës për dyshime nëpër offshor të fijeve ruse, është një tjetër adresë rrisku. Kohë kjo, kur këto investime janë seli sigurie për NATO-n, ku SHBA, dihet se është violinë e parë. Edhe këtu ministrja Balluku është edhe sipas rrëfimeve të deritanishme të njërit prej aksionerëve, Begjet Pacolli, aktorja e marrjes së vendimit për fituesit, e aksionerë të tjerë të mbledhur në këtë investim strategjik. Nuk mungon në interesin e madh të Ushingtonit, një tjetër tender në listën e investigimit të Prokurorisë. Tigrat 1, 2, termocentralet e prodhimit të energjisë në Vlorë. Një tender rrufitës mbi 100 milionë eurove, ku ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, është kthyer në drejtoreshë të punës së fituar në Tiranë. Kujtojmë se ajo bashkë me ministren Belinda Balluku, reklamonte suksesin e këtij investimi. Më pas shkoi në këtë detyrë, kur u largua nga shërbimi diplomatik, me marrëveshjen e mos-hetimit administrativ e jo penal. Natyrisht një kontratë e errët me zero kilovat prodhim energjie. Por kleçka shkon më tej, sepse në këtë histori dalin episode jo të pakta kontrabande nafte me iranianë e turq, dyshuar shumë si zgjatim të një pastrimi parash, njëherësh hipotezë hetimi, ku loja përfshin edhe shumë shërbime. Ngjarjet e shumta kërkojnë mjaft hetime dhe fashikujt vetëm shtohen. Rama i pandehur, tashmë është vetëm çështje kohe, në bërjen gati të disa dosjeve të rënda. Kryesisht të bashkëpinimit me organizata të trafikut të drogës, pastrim parash, korrupsion e offshore. Radha është e gjatë…!

Neutrale November 19, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
11 hours ago
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
15 hours ago
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
19 hours ago
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
2 days ago
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën

Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”

Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË

Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?