Dje në korridoret e spitalit që punoj takova Paolon, një pensionist italian që jeton në Durrës. E njoh prej vitesh pasi Paolo dhe shumë të tjerë vijnë për vizita periodike në spitalin Salus.
-Do të iki, më tha, qeraja është rritur, çmimet po ashtu janë rritur ndërsa pensioni im prej 900 eurosh konvertohet në më pak se sa 89000 lekë.
Kur erdha para 5 vitesh euro ishte e lartë në këmbim, merrja më shumë 1.170 000 lekë nga konvertimi i pensionit, kostoja ishte më e lirë.
Do kthehem në Pisa, kam shtëpinë time, më del më lirë atje.
Kolapsi i ekonomisë po largon jo vetëm shqiptarët, por edhe ata të huaj që vinin e shpenzonin paratë e tyre në vendin tonë.

