Zv.kryeministrja dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka dalë nga ambientet e SPAK, ku ishte paraqitur për t’u njohur me akuzat për “shkelje të barazisë në tenderat publikë”.
Gjatë daljes, Balluku u shpreh para gazetarëve:
“Në respekt të organeve të drejtësisë, kam pranuar kërkesën e prokurorisë së posaçme për një çështje në hetim. Si qytetare e Shqipërisë edhe zyrtare publike e shikoj si një proces, një proces si cili jam shpresëplotë që do jetë i bazuar mbi transaprencë dhe mbi parimet drejtësisë teke cila besoj”.

