Teksa kontrollonte punimet e një ure në aksin Lekaj-Elbasan, inxhinieri Guri Dashi ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën.
Lajmi i hidhur është shpërndarë nga familjarë, kolegë, miq e media.
Midis atyre që kanë reaguar është edhe ish-deputeti, ing.Lefter Geshtenja.
Më poshtë reagimi i tij:
Trishtuese!
Me shumë trishtim mora lajmin e ndarjes nga jeta të mikut të mirë ing.Guri Dashi.
Na pikëllove Guri!
Sinqerisht është e vështirë të gjej fjalët e duhura për të përshkruar dhimbjen që ndjej për një mik të tillë.
Guri ishe vërtetë njeri i mirë, i respektuar nga të gjithë, punëtor i palodhur, besnik, gjithmonë me buzëqeshje e me zemër të madhe dhe i gatshëm për të ndihmuar këdo, kurrë nuk thoshte që nuk bëhet, gjithmonë thoshte do ta gjejmë një zgjidhje.
Humbja jote, në vendin e punës ku dhe gjithë shpirtin dhe përkushtimin tënd, është e padrejtë dhe e dhimbshme për të gjithë ne që të njohëm.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve.
U prehtë në paqe shpirti yt i mirë do të mbetesh gjithmonë në kujtesën dhe zemrat tona.
Zoti i dhëntë forcë familjes për këtë humbje tragjike.

