NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    16 hours ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    3 days ago
    Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
    3 days ago
    Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: KUFIRI MES SHENDETIT DHE SEMUNDJES
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
Kryesore Politikë
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
Kryesore
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
Të tjera
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
Kryesore
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

KUFIRI MES SHENDETIT DHE SEMUNDJES

Neutrale
Last updated: 2025/10/13 at 9:56 AM
Neutrale 12 months ago
Share
SHARE

Dr. Shefqet Deliallisi

Në vitin 1978, Susan Sontag në essenë e saj “Sëmundja si metaforë” ndër të tjera shkruan : “ kushdo që lind në këtë botë ka ‘shtetësi’ të dyfishtë : një për “mbretërinë e shëndetit” dhe një tjetër për “mbretërinë e sëmundjes.”
Herët a vonë, të gjithë ne do të jemi të detyruar ta shohin veten si qytetarë të “mbretërisë të sëmundjes”. Por një prirje vërehet. “Mbretëria e shëndetit” po rrudhet, po gllabërohet me shpejtësi nga “mbretëria e sëmundjes.” Mjekët po kalojnë një numër gjithnjë e më të madh njerëzish nga shëndeti tek sëmundja, madje më herët se kurrë, madje për një qëndrim gjithnjë e më të gjatë. Mjetet për ta arritur këtë qëllim nxirren nga zgjerimi i përkufizimit të sëmundjes. Duke kthyer në sëmundje edhe ato që në fakt janë faktorë risku për sëmundje. E gjitha kjo ligjërohet me të ashtuquajturën epidemi të sëmundjeve kronike. Sipas Santag motivi është “kombinimi toksik i qëllimeve të mira, dëshirave, që në fakt janë të
parealizueshme, dhe interesave të caktuar ekonomike.”

Sëmundje të reja….

Ajo që po ndodh është se çdo ditë në shifra të konsiderushme diagnostikohen njerëz me gjendje të reja ( nuk po i quaj sëmundje) si : pre-hypertensioni, pre-diabeti, pre-osteoporoza, pre…..Dëgjon të përdoren terma si : presion “normal i lartë” i gjakut, tek njerëzit me pre-hypertonsion, nivel “normal i lartë” i sheqerit në gjak, te njerëzit me pre- diabet, nivel “normal i lartë” të yndurave në gjak. Nëse vazhdohet kështu, shumica e adultëve mund të transformohet në pacientë, apo thënë ndryshe në popullsi me risk- shkruan Larm në revistën British Medical Journal. Dhe kur një popullsi është e gjitha me risk, e logjikshme është që e gjitha të trajtohet !? Të trajtohet por si ?
Ndërsa ndryshimi i stilit të jetës (shkaktari kryesor i këtyre gjendjeve të reja) mund të ishte trajtimi origjinal, gjthnjë e më shpesh po rekomandohet edhe përdorimi i medikamenteve. Disa vite më parë tërhoqi vëndejn publikimi i një mendim eksperimental i epidemiologëve britanikë, sipas të cilit parashikohej trajtimi i të gjithë adultëve mbi 55 vjeç me një kombinim që përmban tre medikamenteve anti-hypertensivë (për uljen e tensionin e gjakut), një statinë (medikament kundër yndyrnave), aspirinë (për hollim të gjakut). Sot rekomandohet edhe një antidiabetik, për të parandaluar një diabet të mundshëm !
Të gjitha këto medikamente rekomandohen në fakt pa qenë ende i sëmurë, madje shpesh pa pasur edhe simptoma !
E gjitha kjo duket jo logjike. Për më tepër s’është dhe pa pasoja. Duke kaluar gjithnjë e më shumë njerëz nga “mbretëria e shëndetit” te “mbretëria e sëmundjes”, devijohen vazhdimisht resurset që do të përdoreshin për të sëmurët, për tek të shëndetshimit. Për pasojë mbi-diagnoza dhe mbi-trajtimi i njerëzve me shëndet të mirë, pashmangshmërisht do të shkaktojë nën-trajtimin e atyre që janë vërtetë të sëmurë. Nga ana tjetër, s’duhet të nënvlerësuar fakti se çdokush i imponuar të hyjë në “mbretërinë e sëmundjes” detyrohet të heqë dorë nga shumë kënaqësi të jetës, veç kostos individuale, sociale, dhe ekonomike të konsiderueshme.

Parametrat normalë …

Për të përcaktuar kufirin mes shëndetit dhe sëmundjes ne vazhdojmë të bazohemi në disa prametra të përcaktuara kohë më parë si “normale” për organizmin. Kështu ne kemi nivelin “normal” të sheqerit në gjak, dhe kur ky nivel kalohet themi që personi ka diabet. Kemi nivel “normal” të presionit të gjakut, dhe kur ky nivel kalohet kemi hipertension, e kështu me rradhë, kemi “norma” të yndyrnave në gjak, etj, etj… Këto nivele të përcaktura si “normale” janë kthyer në tabu. Madje të prera me thikë. Mjafton të përmend një fakt : nëse niveli i sheqerit në gjak esëll 100-125mg/dl konsidrohet normal, 126mg/dl, konsiderohet diabet !
Nga ana tjetër, këto nivele “normale”, në një farë mënyrë janë përcaktuar për të “tjerë njerëz” që jetonin në një kohë të caktuar, në një mjedis të caktuar dhe që kishin të tjera përmasa fizike.
Ne jetojmë sot në një ambient të ndryshuarshuar në të gjitha drejtimet krahasuar 100 vjet, madje dhe 50 vjet më parë. Jetojmë në një modernizimi që bën të mundur të kalojmë kontinente dhe oqeane në pak orë. Ushqimi sigurohet më me lehtësi është i bollshëm dhe më i lirë. Automobilat, paisjet shtëpiake, robotizmi në industri, automatizimi në bujqësi, kursejnë punën fizike.
Këto ndryshime, ndër të tjera, kanë bërë që rraca njerzore të ndryshojë dukshëm. Fëmijët të rriten më shpejt, të arrijmë pjekurinë seksuale 3–4 vjet më shpejt se gjyshërit e tyre. Njerëzit kanë përmasa më të mëdha. Mashkulli 70 kg, i cili ne vetëm disa gjenerata më parë e konsideronim si etalon nga studentët e mjeksisë, tashmë është zëvëndësuar me një mashkull 80 kg, madje me tendeca inflamatore….
Me të drejtë lind pyetja : në kushtet e ndryshimit të shpejtë të mjedisit, stilit të jetesës (ushqyerjes dhe aktivitetit fizik), ndryshimit që po pëson (tashmë ka pësuar) raca njerëzore, a duhen të vazhdohet me “norma” të vjetra, apo këto “normat” duhen rishikuar ? Mos ka ardhur koha që ajo çfarë ne prerceptojmë si sëmundje, nisur nga “normat” e vjetra që vazhdojmë të përdorim, të mos konsiderohet më si e tillë ? Në fund të fundit ne sot jetojmë shumë më gjatë se parardhësit tanë, madje dekada më shumë se para-ardhësit tanë të afërt në kohë.
Ka dhe një tjetër paradoks. Ndërsa e llogjikshme përsa thamë më sipër, do të ishte që pragu që ndan kufirin mes shëndetit dhe sëmundjes (normat që përcaktojnë këtë prag), të rritej, e kundërta po ndodh. Ai po ulet më tej duke bërë që të shtohet artificialisht numri i njerëzve që kanë nevojë për trajtim mjeksor. Madje këto norma po ulen deri në atë nivel sa shpesh po bëhen një objektiv i pa arritshëm, stresues dhe demotivues.
Pse nuk rishikohen normat, ose dhe kur medohet të rishikohen, mendohet të ulen më tej, kur e kundërta në fakt duhet të ndodhte ?
E gjitha kjo është e lidhur me faktin se kush vendos për një gjëndje nëse është normale apo sëmundje. Në shekuj ky vendim i është rezervuar profesionit të mjekut, i ndihmuar 150 vite më parë nga shkeca moderne mjeksore që bëri që profesioni mjeksor të zhvillohet shumë pranë atyre që përfitojnë nga përdorimi i medikamenteve për sëmundje të reja. Dhe tashmë s’janë më vetëm mjekët ata që marrin këtë vendimin të rëndësishëm.

Fundi i shëndetit dhe fillimi i sëmundjes…

Kufiri mes shëndetit dhe sëmundjes duhet parë edhe në tjetër aspekt : atë të moshës. Jam sëmurë apo shqetsimet që kam janë normale për moshën?
Ja si e përjeton këtë shqetësim një mjek : “Mendoj se jam me shëndet të mirë. Por a jam vërtetë ? Flokët më janë zbardhur. Më kanë rënë krejtësisht në disa pjesë. Shikimi më është vështirësuar. Kur sapo ngrihem nga shtratinë në mëngjes, lëviz me vështirësi, kam dhimbije të tendineve të Akilit. Jam i sëmurë, apo shqetsimet janë normale për moshën ? Para kësaj dileme ndodhen sot shumë njerëz, në kushtet e rritjes së shpejtë të jetgjatësisë.
Le të analizojmë.
Ajo çfarë ne konceptojmë si gjendje “normale” të organizmin, e merr origjinën nga gjendja që kemi pasur kur kemi qenë të rinj në moshë. Gjendje që ne pretendojmë ta kemi gjatë gjithë kohës, edhe kur mosha ka ecur. Por a kemi të drejtë për një pretendim të tillë ? A duhet të pretendojë dikush ne prag të 60-tave të ketë organizmin e një 20 vjeçari ? Sigurisht ndryshimet dhe shqetsimet normale me rritjen e moshës s’janë sëmundje, pranaj dhe s’duhen trajtuar dhe si të tilla.
Mjeku që më lart përmenda, vazhdon më tej : “Nuk pi duhan. Pi pak alkool. Lëviz shumë në këmbë, por ushtrime fizike bëj pak. Kam kohë që s’e kam matur presionin e gjakut. As yndyrnat. Dyshoj se më është zmadhuar prostata. S’e kam egzaminuar. Duhet ta vë ujin në zjarr për të zbuluar ndonjë tension të lartë të gjakut, apo ndonjë kancer të heshtur diku brenda meje, apo të vazhdoj pa u shqetësuar…?
Mendimet janë të ndryshme.
Ja ç’shkruan Koehlo te “Alkimisti“ :
“Pse duhet të interesohemi kaq shumë për të ditur të ardhmen ? Përgjigia : për të bërë disa gjëra që t’i paraprinë të keqes, për tu përgatitur për atë që do të ndodhë. Mirë nëse parashikimet do të ishin të mira, por nëse do të ishin të këqia, çfarë do të ndodhte ? S’do bënim gjë tjetër veçse do fillonim të vuanim shumë kohë para se vuajtja të ndodhte. Dhe frika nga vuajtja është më e keqe se vetë vuajtja.”
Pra a ja vlen ta kërkojmë ta dimë të ardhmen e shëndetit tonë ndërkohë që pa-parashikueshmëria e së ardhmes përbën një ngushëllim të madh ? Askush me saktësi nuk di se çfarë do të ndodhë nesër. Ne dimë shumë rreth probabilitetit, por probabiliteti është larg të sigurtës. Nëse do të qëndrojmë gjithmonë në të sotmen do të jemi njerëz të lumtur….
Frika nga vdekja, lind bashkë me njeriun, dhe na bën të jemi më të kujdesshëm, na bën të përpiqemi ta shtyjmë sa më larg vdekjen, të kurohemi. Por pavarësisht perfeksionit, pavarësisht se sa larg shkenca mjekësore ka shkuar, dhe vazhdon të shkojë, ajo kurrë s’mund të zhdukë vuajtjen njerëzore, apo vetë vdekjen. Kurimi nuk nënkupton pavdekësinë.

“Qëllimi nuk duhet të jetë se si të zgjasim vitet e jetës – thotë Thomas Perls – por si të zgjasim vitet e jetës me shëndet të mirë.”

Neutrale October 13, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
16 hours ago
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
20 hours ago
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
24 hours ago
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
2 days ago
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën

Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”

Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË

Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?