Superjahti 500 milonësh dollarë Abeona i multimiliarderit Jeff Bezos është ankoruar në kalatën 5 të portit të Durrësit për t’u furnizuar me karburant. Karburant pa taksa, pa akciza, vetëkuptohet.
Më pas do të lundrojë drejt Venecias për dasmën e pronarit me ish-gazetaren Lauren Sanchez.
Për të ftuarit e tij, Bezos ka prenotuar për tri ditë e tri netë 5 hotelet më luksoze të Venecias dhe pothuaj të gjitha gondolat e qytetit mbi ujë.
“Ky event do të ketë një impakt pozitiv ekonimik për komunitetin tonë. Do të përfitonen miliona euro”, shprehet me krenari Luis Brugnaro, kryebashkiaku i Venecias. Dhe ka të drejtë.
Po ne? Furnizojmë dhëndrrin e ri multimiliarder me karburant, as 60 lekë litri! Mbushim me karburant 60 lekë litri serbatorët e një superjahti gjysmë miliardi dollarë. Dorovisim me 60 lekë litri pronarin përkatës që e ka pasurinë 200 miliardë dollarë! Sa 25 buxhete vjetore të Republikës së Shqipërisë!
Gëzohu o popull që Jeff Bezos po celebron martesën e dytë! Ngazëllehu o popull që superjahti i tij zgjedh vendin tonë për t’u mbushur me karburant as 60 lekë litri!
Këto kanë rëndësi. Rëndësi jetike. Për të gjithë ne.
Me gëzime e trashëgime dhëndrrit të ri!
Dhe të mos gabojë të mos na e sjellë prapë jahtin për furnizim me karburant se do të na mbetet hatri rëndë.
Ne jemi aq bujarë sa bëjmë akte bamirësie dhe për multimiliarderët. Sidomos për multimiliarderët!
Multimiliarderi mbërrin në Durrës për të furnizuar superjahtin me karburant pa akcizë/ Basir Çollaku: Qoka shqiptare për dhëndrrin e ri Jeff Bezos
Leave a comment
Leave a comment

