NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Vrasja e sotme në Sarandë/ Reagon Klevis Balliu: KRIMI KA DALË JASHTË KONTROLLIT. RAMA ËSHTË PROBLEMI!
    22 hours ago
    Belind Këlliçi: Edi Rama, 12 ditë heshtje për koordinatorin e punëve të pisëta, Ron Yeffet!
    22 hours ago
    Zgjedhjet vendore 2027/ Legalistët mbledhin kryesinë e Partisë
    2 days ago
    Çmime të larta? Kryeministri Rama: “Le të kërkojnë dhe të gjejnë ku shiten më lirë”
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Milaim Nela/ FAJI I POLITIKËS APO ELITAVE? A KEMI ELITË INTELEKTUALE?
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Vrasja e sotme në Sarandë/ Reagon Klevis Balliu: KRIMI KA DALË JASHTË KONTROLLIT. RAMA ËSHTË PROBLEMI!
Politikë
Belind Këlliçi: Edi Rama, 12 ditë heshtje për koordinatorin e punëve të pisëta, Ron Yeffet!
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ KAYO-TIMAK, model i marrë në Nigeri
Të tjera
Irena Beqiraj: Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë .
Të tjera
Zgjedhjet vendore 2027/ Legalistët mbledhin kryesinë e Partisë
Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Milaim Nela/ FAJI I POLITIKËS APO ELITAVE? A KEMI ELITË INTELEKTUALE?

Neutrale
Last updated: 2025/05/04 at 8:48 AM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

“Detyra e intelektualëve është të sjellin formulat morale, politike e shoqërore që konkretizojnë dëshirat e paqarta të turmave. Pa rolin e elitave drejtuese dhe shënjimin e rrugës që duhet ndjekur lëvizjet popullore shëndërrohen në aventurore. Po të lëshohet në qarkullim një ide e drejtë kjo do të ndiqet nga masat.”

– T.G. Wells –

Ky fragment është shkëputur nga një nga penat e mençura Britanike i shkruar gati para 150 vitesh. E solla këtu për të ngacmuar sado pak mendimin dhe debatin për atë çka po ngjet në Shqipëri.
Sot si shoqëri shqiptare ne kemi arritur në depresion shoqëror edhe për faktin se ose nuk kemi elita siç i përshkruan T.G. Wells në shekullin e 19të ose elitat tona intelektuale janë në mpirje të mendimit ose totalisht të ndrydhura.
Në periudhen e rilindjes por edhe në kohën e Zogut kishim një shtresë të vogël në numër por me një ndikim shumë të madh në rrethet intelektuale të kohës.
Kam parasysh ketu jo vetëm gjigantët e Rilindjes Kombëtare si Sami Frashëri, Pashko Vasa, Faik Konica e të tjerë por edhe ato të gjysmës së parë të shekullit të kaluar si fjala vjen, Hafiz Ali Korça, Branko Merxhani, Mit’hat dhe Mehdi Frashëri por edhe shumë figura të shquara të mendimit estetik e politik shqiptar të kohës.
Regjimi Stalinist i Enver Hoxhës perveç se kishte karakter aventurier ishte dukshëm edhe nën ndkimin e fqinjëve veriorë të asaj kohe sepse mbi të gjitha ishte pjellë e tyre
Elitat e trashëguara nga epoka e monarkisë zogiste u shkatërruan thuajse plotësisht. Pjesa më e madhe u vranë e u burgosën e një pjesë e vogël e tyre arriti të arratiset. Shumë pak prej këtyre të fundit arritën të shkruajnë diçka por edhe ajo pak vepër e tyre deri në vitin 1990 nuk arriti të depërtojë në Shqipëri.
Në Kosovë megjithëse nën pushtim, ishte i njohur për lexuesin shqiptar si Fishta, Konica apo edhe Lasgush Poradeci apo Mitrush Kuteli.
Vetëm elementë sporadike të shkollës komuniste krijuan një farë stature dhe kuptuan që ajo që ndodhte në Shqipëri ishte katastrofë por nuk patën fuqi reaguese e aq më pak të krijonin ide që të ndiqeshin nga masat. Kjo ishte pothuajse e pamundur.

Kosova në këtë aspekt ishte më fatlume. Periudha pas Rankoviçit dhe sidomos pas hapjes së Universitetit të Prishtinës krijoi një elitë që dalngadalë u bë jo vetëm lokomotiva e mendimit intelektual që rezononte me nevojat e shqiptarëve të Kosovës por arriti që për 20 vjet si askund tjetër ta udhëhiqtë popullin e saj drejt çlirimit nga pushtimi Serb.
Pa këtë elite intelektuale Kosova pa dyshimin më të vogël do ishte edhe sot sërish nën pushtim.
Në Shqipëri pas rënies së sistemit komunist jo vetëm nuk u shfrytëzua hapësira e lirisë që u krijua për ta rritur mendimin intelektual në përputhje me sfidat që kërkonte koha apo kishte nevojë shoqëria shqiptare por edhe ajo cilësi që kishte shkolla shqiptare brenda kornizave të sistemit stalinist pësoi një degradim të frikshëm.
Elita që doli nga sistemi i kaluar nuk arriti të çlirohet nga skemat vetcensuruese të atij sistemi.
Edhe sot pas 35 vitesh të menduarit nuk ka ndryshuar.
Akoma fjala vjen ne shqiptaret nuk kuptojmë se lufta e dytë botërore në Shqipëri ka qenë një luftë e mirëfilltë civile dhe shumicën e viktimave (edhe këto më shumë se të dhjetëfishuara në numër) i ka prodhuar jo përballja me pushtuesin por vrasja e njëri-tjetrit apo vëllavrasja.
Niveli i arsimit universitar sot në Shqipëri ka pësuar një regres të frikshëm. E këtë e vërtetojnë edhe auditet dhe testet ndërkombëtare si ai i PISA-s.
Shkolla dhe niveli i mësimit është rrënuar në çdo nivel që nga arsimi fillor deri në atë pasuniversitar.
Sot në Shqipëri shumë njerëzve që kanë marrë tituj shkencorë me të drejtë iu vjen turp edhe t’i shkruajnë në publik sepse i kanë marrë jo vetëm pa meritë por edhe nga institucione pa asnjë lloj kredibiliteti kombëtar apo ndërkombëtar.
Sot në kemi tendencën të fajësojmë për gjithçka politikën apo individë të caktuar, disa prej tyre aventurierë të rrezikshem që përdorin pushtetin e tyre vetëm për kënaqësitë dhe përfitimet e tyre personale por në aspektin e përgjegjësisë publike janë tërësisht të papërgjegjshëm.
Faji nëse mund ta quajmë të tillë apo përgjegjësia është e të gjithë shoqërisë e secilit prej nesh por para së gjithash e elitave intelektuale që në çdo vend të zhvilluar udhëheqin mendimin publik dhe marrin shoqërinë pas vetes duke e udhëhequr në drejtimin e duhur të zhvillimit e të përparimit të kombit.
Që kemi dështuar tashmë është e dukshme por pyetja që shtrohet është a do ta marrim kthesën e shumëpritur apo do vazhdojmë të fajësojme politikën së cilës i kemi lëshuar edhe fushën që nuk është e saj?

Neutrale May 4, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Vrasja e sotme në Sarandë/ Reagon Klevis Balliu: KRIMI KA DALË JASHTË KONTROLLIT. RAMA ËSHTË PROBLEMI!
22 hours ago
Belind Këlliçi: Edi Rama, 12 ditë heshtje për koordinatorin e punëve të pisëta, Ron Yeffet!
22 hours ago
Basir Çollaku/ KAYO-TIMAK, model i marrë në Nigeri
23 hours ago
Irena Beqiraj: Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë .
2 days ago
Zgjedhjet vendore 2027/ Legalistët mbledhin kryesinë e Partisë
2 days ago

Vrasja e sotme në Sarandë/ Reagon Klevis Balliu: KRIMI KA DALË JASHTË KONTROLLIT. RAMA ËSHTË PROBLEMI!

Belind Këlliçi: Edi Rama, 12 ditë heshtje për koordinatorin e punëve të pisëta, Ron Yeffet!

Basir Çollaku/ KAYO-TIMAK, model i marrë në Nigeri

Irena Beqiraj: Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë .

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?