Këto ditë, pjesë e randsishme e lajmeve në fushën e sportit ka qenë suksesi i madh dhe tejet i merituem, i arritun prej ekipit olimpik të mundjes shqiptare në Lojnat Olimpike – Paris 2024.
Ekip fitues i dy medaljeve të bronzit, të parat në historinë e Shqipnisë.
Sahiti, Valiev, Dudajev, Abakarov, Leonardi dhe kuksiani Ermal Kryeziu kanë çel nji faqe të re në historinë e sportit shqiptar.
N’epiqendër të njoftimeve sportive për kto arritje të ekipit ishte edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, kampioni i padiskutueshëm Sahit Prizreni.
Në dijeninë teme, prej medias lokale dhe portaleve që ka Kukësi, asnjani nuk e ka bâ prezent kêt arritje të madhe të Sahitit me ekipin.
Heshtje vorri…
Ma i randsishëm lajmi se FK Kukësi ju shit do anonimve prej Letonije a Armenije, ekip gjatë 12 vjetve t’fundit nuk kanë lujt as 5 kuksianê (Jonuzi, Peposhi, Domi, Koci, ky i fundit s’po kujtohet), krejt futbollistat tjerë mercenarë janë kanë.
Kur luante FK Kukësi çuditej Tirana, gazetarët n’fushë, tu zanë radhën me emetue lajmin e me nxjerr foto prej ndeshjes, paçka se në ekip kishte serbë, kroatë, malazes, kamerunas a brazilian…ka pas prej atyne që i bajshin n’shpinë kta lojtarët jashtështetas (i keni në youtube kto pasazhe që po shkruej).
Se me ardh në Kukës ndonji pushtetar i nalt, noj shoqatë me pru do punonjës prej Tirane tranzit, me ardh noj tallava dj kangtar, nji aktivitet me ju hip kodrave dhe maleve, a ra zarm a po fiket, festat e shpikuna kohët e fundit, a ka radhë te dogana apo jo etj…shkoqet fb prej lajmeve e komenteve të tipit: -Bravo, Super, Jeni më të mirët etj…
Arritja e ekipit të mundjes, së bashku me stafin dhe Presidentin Prizreni, asht nji arritje e madhe kombtare dhe njikohësisht edhe për ne kuksianët, dhe duhet me na gëzue të gjithëve.
Me u gëzue fort nâ kuksianët e lanë mbasdore në sport e kudo, për arritjet në sportin e mundjes që Kukësi e ka traditë. Mundja sht sporti i vetëm që kemi nxjerrë me dhjetra talente e kampiona (pafund emna kampionë) dhe jemi krenue gjithmonë. Se edhe njiherë në 1983-in në futboll ishim duke dal n’kategori t’parë nuk na lanë. Arsyeja e thjeshtë: rreth që nuk kufizohet me askënd, veç me malet… Rrethi ma i afërt ishte 5 orë, Puka. Po n’mundje, te sporti i burrave, n’tuç ishin krejt prej djemve t’Kukësit.
S’fundmi, ju a kam pas shkrue edhe njiherë para do kohësh kur ekpi i mundjes nxori kampionë bote dhe Evrope:
-Me pas qenë Sahit Prizreni prej Vlone a Gjinokastre ja kishin inagurue nji bust ma t’madh se t’Ismail Qemalit…
Si shumë kuksianë, në Kukës e jashtë tij, edhe unë jam gëzue pa masë dhe jam shumë krenar për ekipin tonë olimpik të mundjes shqiptare, stafin dhe kuksianin tonë kampion.


