NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi: Ministri i Jashtëm i Shqipërisë jep lajm të mirë…për Serbinë
    1 hour ago
    Belind Këlliçi/ SKANDALI MË I RI: Ermal Beqiri fluturon mbi SPAK! Ai duhet hetuar jo vetëm si ushtar i Ramës në grupin e strukturuar kriminal të AKSH-it, por edhe si agjent ndërkombëtar!
    22 hours ago
    Mega-afera e kazinosë së prestanomes së Olsi Ramës/ Belind Këlliçi zbardh skemën: Për të përfituar licencën, një tokë e blerë me 320.000 euro u rivlerësua 26.000.000 euro
    2 days ago
    Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Policia: Arrestohen 165 persona, 24 janë shpallur në kërkim
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi: Ministri i Jashtëm i Shqipërisë jep lajm të mirë…për Serbinë
Kryesore Politikë
Gjyqi në GJKKO/ Meta: Kërkoj dëshmitarë për të zbardhur të vërtetën, mes tyre dhe Ramën
Kryesore
Tragjedi në Postribë, Shkodër/ Zjarri në banesë i merr jetën 24-vjeçares dhe dy fëmijëve të saj
Aktualitet
Belind Këlliçi/ SKANDALI MË I RI: Ermal Beqiri fluturon mbi SPAK! Ai duhet hetuar jo vetëm si ushtar i Ramës në grupin e strukturuar kriminal të AKSH-it, por edhe si agjent ndërkombëtar!
Kryesore Politikë
Luçiano Boçi/ Raporti i Këshillit të Europës që rrëzon qeverinë për reformën territoriale
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Policia: Arrestohen 165 persona, 24 janë shpallur në kërkim

Neutrale
Last updated: 2022/07/03 at 9:11 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Policia e Shtetit ka bërë njoftimin për ngjarje dje penalitet gjatë javës.

Për një javë janë arrestuar, proçeduar dhe shpallur në kërkim 563 shtetas, nga këta: 165 janë arrestuar, 374 janë proceduar penalisht dhe 24 janë shpallur në kërkim.

Janë kapur në total 36 persona në kërkim, nga të cilët: 31 në kërkim kombëtar dhe 5 në kërkim ndërkombëtar.

Janë zhvilluar 26 operacione policore, të koduara: “Tranzit 26”, “50 Dollars”, “Agents”, “Tranzit 27”, “Informaliteti” (2 raste), “Ëatches”, “Akciza”,
“Check”, “Transportuesi”, “Gjimlik”, “Finish”, “Road Guard 29”, “Gjorica”, “Prevention”, “North forex 2”, “North forex 3”, “Transfer”, “Vjosa e pastër 3”, “Subvencioni”, “Perimetri”, “Danubi 7″, “Brothers”, “Next”, “Tjetërsimi i Lagunës” dhe “Green mail”.

Operacioni “Green mail”/Tiranë – Trafikonte drogë nga Anglia në Shqipëri, nëpërmjet postës, në pranga autori dhe bashkëpunëtorja e tij. Sekuestrohen 2 pako më lëndë narkotike.

Operacioni “Prevention”/Shkodër – Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm për konflikte pronësie mes dy familjarëve, u sekuestrua arma e zjarrit;

Gjithashtu, falë ndërhyrjes në kohë nga Policia u parandalua përshkallëzimi i një tjetër konflikti për motive pronësie, në Skrapar;

Operacionet “North forex 2” dhe “North forex 3”/Shkodër – Në pranga 7 shtetas, të dyshuar si organizatorë të veprimtarive kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik, në 2 subjekte call center.

Ka vijuar edhe gjatë kësaj jave kontrolli i territorit, në të gjithë vendin, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrollit të territorit, në Lezhë, u evidentua dhe u shkatërrua një magazinë e përshtatur për përgatitjen e

lëndëve narkotike, si dhe u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Në Dibër u zbardh plagosja e rëndë e një shtetasi, me pasojë vdekjen e tij, e referuar fillimisht si ngjarje aksidentale.

Si rezultat i kontrolleve masive, operacioneve dhe goditjeve nga DVP-të në qarqe, janë sekuestruar lëndë narkotike kanabis, kokainë dhe heroinë, fidanë dhe bimë kanabis, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, shuma të konsiderueshme parash, të përfituara nga veprimtaria kriminale, mallra kontrabandë, dylbi, radio marrëse-dhënëse, 7 automjete dhe 12 aparate celulare.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 11 raste dhe janë sekuestruar 5 armë zjarri, 6 armë të ftohta (thika) dhe municion luftarak.

Janë goditur 10 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 54 raste të dhunës në familje.

Janë evidentuar dhe goditur 18 raste të krimeve mjedisore, 2 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 8 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 48 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 30 raste.

Janë evidentuar dhe goditur 2 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas.

Policia Rrugore/Monitorim intensiv në të gjitha akset rrugore, duke përdorur flotën e re të automjeteve të pajisura me teknologjinë bashkëkohore, makinën inteligjente “Poliscan”, “Dronin edukues”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Gjatë kësaj jave janë pezulluar 543 leje drejtimi, nga të cilat: 421 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 77 për drejtim mjeti, në gjendje të dehur, dhe 45 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë arrestuar 67 drejtues mjetesh, nga këta: 24 për drejtim mjeti, në gjendje të dehur, dhe 43 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë vënë në pranga nga Policia Rrugore e Tiranës, 2 shtetas që drejtonin automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike, si dhe janë goditur 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e

Policisë Rrugore.

Janë vendosur 17.269 masa administrative, për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë kësaj jave janë kapur 7 shtetas në kërkim, nga të cilët 4 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.

Janë goditur 10 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Janë proceduar penalisht 4 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, dhe 2 të tjerë, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”.

Gjithashtu, janë goditur 3 raste të mitëdhënies dhe 1 rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

TAGGED: Lajme
Neutrale July 3, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi: Ministri i Jashtëm i Shqipërisë jep lajm të mirë…për Serbinë
1 hour ago
Gjyqi në GJKKO/ Meta: Kërkoj dëshmitarë për të zbardhur të vërtetën, mes tyre dhe Ramën
19 hours ago
Tragjedi në Postribë, Shkodër/ Zjarri në banesë i merr jetën 24-vjeçares dhe dy fëmijëve të saj
19 hours ago
Belind Këlliçi/ SKANDALI MË I RI: Ermal Beqiri fluturon mbi SPAK! Ai duhet hetuar jo vetëm si ushtar i Ramës në grupin e strukturuar kriminal të AKSH-it, por edhe si agjent ndërkombëtar!
22 hours ago
Luçiano Boçi/ Raporti i Këshillit të Europës që rrëzon qeverinë për reformën territoriale
1 day ago

Belind Këlliçi: Ministri i Jashtëm i Shqipërisë jep lajm të mirë…për Serbinë

Gjyqi në GJKKO/ Meta: Kërkoj dëshmitarë për të zbardhur të vërtetën, mes tyre dhe Ramën

Tragjedi në Postribë, Shkodër/ Zjarri në banesë i merr jetën 24-vjeçares dhe dy fëmijëve të saj

Belind Këlliçi/ SKANDALI MË I RI: Ermal Beqiri fluturon mbi SPAK! Ai duhet hetuar jo vetëm si ushtar i Ramës në grupin e strukturuar kriminal të AKSH-it, por edhe si agjent ndërkombëtar!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?