NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
    4 hours ago
    Berisha: Mashtrimet e Ramës për integrimin kanë marrë fund! Olsi Rama është krye-peshkaqeni i call-centerave.
    3 days ago
    Belind Këlliçi: Skandali i rradhës me Jet Bank dhe Bankën e Shqipërisë!
    1 week ago
    Parlament/ Berisha: Të bëjmë një ndërhyrje urgjente për të hequr çdo taksë ndaj naftës për fermerët dhe transportin publik
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Robotët mund t’i bëjnë punët më pak kuptimplotë për njerëzit
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
Kryesore Politikë
Vendimi/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar (axhenda)
Të tjera
Belind Këlliçi/ Janë dy të dhëna që edhe pse në burime të ndryshme, lidhen thelbësisht me njëra tjetrën dhe të dyja të çojnë tek Edi Rama!
Të tjera
Irena Beqiraj/ Deputetja Luarasi mes dezinformimit: si e shqetësuar dhe si aktore.
Të tjera
Avokat Ndre Molla/ Dinjitetin njerëzor e cënon vetëm ai që nuk ka asnjë lidhje me moralin njerëzor.
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Robotët mund t’i bëjnë punët më pak kuptimplotë për njerëzit

Neutrale
Last updated: 2024/04/29 at 9:33 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Një aspekt i diskutimit që shpesh neglizhohet është perceptimi se si ndihen punonjësit njerëzorë për kolegët e tyre robotë. Ka shumë gjëra për t’u thënë mbi sistemet që rrisin apo eliminojnë aspektet më të mundimshme të punës së punëtorëve. Por, a mund të ketë teknologjia ndikim negativ në moralin e punëtorëve?

 

Shumë është shkruar (dhe do të vijojë të shkruhet) për ndikimin e automatizimit në tregun e punës. Në afat të shkurtër, shumë punëdhënës janë ankuar për pamundësinë për të plotësuar rolet dhe për të mbajtur punonjësit, duke përshpejtuar më tej përhapjen e robotëve.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë ndikimi afatgjatë i këtyre ndryshimeve radikale në tregun e punës.

Një aspekt i diskutimit që shpesh neglizhohet, megjithatë, është perceptimi se si ndihen punonjësit njerëzorë për kolegët e tyre robotë. Ka shumë gjëra për t’u thënë mbi sistemet që rrisin apo eliminojnë aspektet më të mundimshme të punës së punëtorëve.

Por, a mund të ketë teknologjia ndikim negativ në moralin e punëtorëve? Të dyja gjërat mund të jenë të vërteta në të njëjtën kohë.

Para disa ditësh, Brookings Institution publikoi rezultatet e disa hulumtimeve të kryera në dhjetë vite e gjysmë për të vlerësuar ndikimin e robotikës te “kuptimi” i punës. Think-tanku e përkufizon nocionin abstrakt kështu:

Në vlerësimin e asaj që e bën punën kuptimplotë, ne mbështetemi në teorinë e vetëvendosjes. Sipas kësaj teorie, plotësimi i tre nevojave psikologjike të lindura – aftësia, autonomia dhe marrëdhëniet – është çelësi për të motivuar punonjësit dhe për të gjetur një qëllim nëpërmjet punës së tyre.

Të dhënat u mblodhën nga anketat e punëtorëve të kryera në 14 industri në 20 vende në Europë, të kryqëzuara me të dhënat e përdorimit të robotëve nga Federata Ndërkombëtare e Robotikës.

Sektorët e marrë në analizë përfshijnë, ndër të tjera, industrinë automobilistike, produktet kimike, ushqime dhe pije dhe prodhim metalesh.

Instituti raporton ndikim negativ në nivelet e kuptimit dhe autonomisë së perceptuar nga punëtorët.

“Nëse përhapja e robotëve në industrinë e ushqimit dhe pijeve do të rritet deri sa të arrijë atë në industrinë automobilistike, vlerësojmë një rënie të mprehtë prej 6.8% të kuptimit të punës dhe prej 7.5% në autonomi” – vëren Instituti Brookings.

“Aspekti i autonomisë i referohet shqetësimit të vazhdueshëm nëse zbatimi i robotikës në fushën industriale do t’i robotizojë edhe më shumë rolet e kryera nga kolegët njerëzorë.

Natyrisht, shpesh është theksuar se këto sisteme eliminojnë në mënyrë efektive shumë nga proceset më të përsëritura të këtyre roleve. Instituti vijon më tej duke thënë se ky lloj ndikimi është ndier në të gjithë rolet dhe fashat demografike.

“Shohim se pasojat negative të robotizimit te kuptimi i punës janë të njëjtat, pavarësisht nivelit arsimor të punëtorëve, aftësive apo detyrave që kryejnë” – lexohet në dokument.

Në lidhje me mënyrën se si duhet të përballemi me këtë ndryshim, përgjigjja ka të ngjarë të mos jetë thjesht duke i thënë jo automatizimit. Deri sa robotët të sjellin efekte pozitive te fitimet e kompanive, përhapja do të vijojë të rritet me shpejtësi.

Milena Nikolova, studiuese në Brookings, ofron një zgjidhje, në dukje të thjeshtë, duke shkruar:

“Nëse kompanitë zotërojnë mekanizmat për të siguruar bashkëpunimin e njerëzve dhe robotëve, në vend që të konkurrojnë për detyrat, robotët mund të ndihmojnë në përmirësimin e mirëqenies së punëtorëve. Vendosja e njerëzve kundër homologëve të tyre robotikë me siguri do të jetë një betejë e humbur”.

/ Tech Crunch

Neutrale April 29, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
4 hours ago
Vendimi/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar (axhenda)
7 hours ago
Belind Këlliçi/ Janë dy të dhëna që edhe pse në burime të ndryshme, lidhen thelbësisht me njëra tjetrën dhe të dyja të çojnë tek Edi Rama!
8 hours ago
Irena Beqiraj/ Deputetja Luarasi mes dezinformimit: si e shqetësuar dhe si aktore.
8 hours ago
Avokat Ndre Molla/ Dinjitetin njerëzor e cënon vetëm ai që nuk ka asnjë lidhje me moralin njerëzor.
14 hours ago

Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së

Vendimi/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar (axhenda)

Belind Këlliçi/ Janë dy të dhëna që edhe pse në burime të ndryshme, lidhen thelbësisht me njëra tjetrën dhe të dyja të çojnë tek Edi Rama!

Irena Beqiraj/ Deputetja Luarasi mes dezinformimit: si e shqetësuar dhe si aktore.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?