NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha: Mashtrimet e Ramës për integrimin kanë marrë fund! Olsi Rama është krye-peshkaqeni i call-centerave.
    2 days ago
    Belind Këlliçi: Skandali i rradhës me Jet Bank dhe Bankën e Shqipërisë!
    1 week ago
    Parlament/ Berisha: Të bëjmë një ndërhyrje urgjente për të hequr çdo taksë ndaj naftës për fermerët dhe transportin publik
    2 weeks ago
    Berisha: Samiti i Diasporës përfundon në mbledhje të burokratëve!
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Karriera, Menaxhim/ Pse trajtimi i punonjësve tuaj si familje është vendimi më i mirë i biznesit që mund të merrni
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Avokat Ndre Molla/ Dinjitetin njerëzor e cënon vetëm ai që nuk ka asnjë lidhje me moralin njerëzor.
Të tjera
Cilët humbën dhe cilët fituan nga mos zgjedhja e presidentit në Kosovë dhe kalimi në zgjedhje të reja…?
Të tjera
Ted Kopliku/ Ku kena përfundu! (?)
Të tjera
Basir Çollaku/ Energjia, Elisa dhe SPAK, asgjë pro Ramës
Të tjera
Ilir Allkja/ Kur Këmbët Udhëheqin Kokën: Pse po e “Vrasim” të Ardhmen?
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Karriera, Menaxhim/ Pse trajtimi i punonjësve tuaj si familje është vendimi më i mirë i biznesit që mund të merrni

Neutrale
Last updated: 2023/11/06 at 5:51 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Studimet e fundit tregojnë një tablo shqetësuese të mjedisit modern të punës.

Një raport i fundit i State of the Global Workforce i Gallup zbuloi një shifër të frikshme se 77% e punonjësve në botë nuk angazhohen në punën e tyre.

Ky mosangazhim, së bashku me rritjen e shkallës së burnout, ka sjellë rritje të turnover*, prej të cilit kompanitë humbasin talente të çmuara, duke u rritur ndjeshëm kostot për rekrutimin dhe trajnimin. Në këtë peizazh të zymtë, ka një dritë shprese: Qëllimi.

Shumë sipërmarrje të vogla dhe biznese në pronësi familjare e kanë kuptuar prej kohësh vlerën e trajtimit të punonjësve si diçka më shumë se sa ingranazhe të thjeshta të një makine.

Ato u japin përparësi mirëqenies, rritjes dhe aspiratave të punonjësve, duke promovuar një ndjenjë përkatësie dhe qëllimi.

Rezultatet? Reduktimi i turnover, rritja e produktivitetit dhe më shumë angazhim të fuqisë punëtore.

Për fatin tonë të mirë, magjia e sipërmarrjeve të vogla mund të zbatohet kudo. Bëhet fjalë për një ndërthurje të ndjeshmërisë, autenticitetit dhe angazhimit që çdo CEO mund ta ndjekë.

 

Fillojeni duke i bërë punonjësit zemrën e kompanisë

Klienti mund të ketë gjithnjë të drejtë, por punonjësit janë baza e kompanisë suaj.

Roli i punonjësve dhe rëndësia për t’i trajtuar me respekt, dinjitet dhe vëmendje shpesh humbasin kur kompanitë rriten, por kjo nuk e zvogëlon nevojën për të promovuar një kulturë ku çdo punonjës të ndihet i vlerësuar dhe i përfshirë.

Studimet e fundit e theksojnë këtë gjë.

Për shembull, një raport i “Harvard Business Review” theksoi se punonjësit që ndiejnë një ndjenjë përkatësie dhe një qëllim në punë priren më shumë të japin potencialin e tyre të plotë inovativ.

Ndjenja e përkatësisë dhe vlerësimi nuk lidhet vetëm me moralin, por ka ndikim të drejtpërdrejtë te rezultatet. Siç shpjegon një studim i “McKinsey” mbi qëllimin, kompanitë të cilat u japin përparësi mirëqenies dhe qëllimit të punonjësve lënë pas të tjerat në gjithë kategoritë e rëndësishme.

 
Të bësh mirë është gjithnjë në të mirë të biznesit

Të gjitha kompanitë e dinë se çfarë bëjnë – nëse janë duke shitur produkte, duke ofruar shërbime ose duke qenë katalizatorë inovacioni në shërbim të të tjerëve.

Por magjia e vërtetë ndodh kur kompanitë arrijnë të ndërthurin këtë “çfarë” me “përse”. Pse kompania ekziston përtej thjesht fitimit? Për cilin qëllim më të madh apo përfitim social po përpiqet?

Këto janë pyetje për të cilat çdo punonjës duhet të ketë një përgjigje, nëse dëshironi të ketë një ndjenjë qëllimi dhe përkatësie, që shkon përtej marrjes së pagës.

Për shembull, një kompani që merret me energji të rinovueshme nuk shet vetëm panele diellore, por ndihmon për ta bërë planetin më të gjelbër dhe të luftojë ndryshimet klimatike.

Kur punonjësit shohin ndikim të drejtpërdrejtë të punës së tyre, ndiejnë një lidhje dhe angazhim më të thellë, si ndaj punëdhënësve, edhe ndaj përfitimeve të punës së tyre.

Nuk bëhet fjalë vetëm për të përfunduar detyrat që ju janë ngarkuar, por të jeni pjesë e një misioni më të gjerë.

Duke ndihmuar punonjësit të gjejnë qëllimin e tyre brenda objektivave të përgjithshme të kompanisë, sipërmarrjet mund të promovojnë një ndjenjë krenarie dhe qëllimi, duke korrur të gjitha përfitimet që vijnë.

 

Jepuni punonjësve mundësinë për të ndihmuar komunitetet

Zgjerimi i ndjenjës së përkatësisë në komunitet mund të ndryshojë shumë gjëra, si për moralin e punonjësve, edhe për reputacionin e kompanisë.

Kur punonjësit kanë mundësi të bëjnë mirë, jo vetëm forcohet lidhja e tyre me kompaninë, por thellojnë edhe lidhjet me komunitetin të cilit i shërbejnë.

Është e rëndësishme të kini parasysh se, që këto nisma të funksionojnë, duhet të lindin nga një shqetësim aktual.

Konsumatorët dhe punonjësit modernë janë kërkues dhe mund të dallohen lehtësisht midis përpjekjeve të sinqerta dhe gjesteve simbolike.

Kompani si Patagonia, me angazhimin e tyre ndaj çështjeve mjedisore, ose TOMS, me modelin e tyre të investimeve bazë, kanë treguar se kur përpjekjet e komunitetit dhe bamirësisë janë të sinqerta, bëjnë jehonë, duke krijuar klientë besnikë dhe punonjës të angazhuar.

Fuqia e qëllimit në vendin e punës është e pamohueshme. Duke promovuar një ndjenjë përkatësie brenda kompanisë dhe duke u dhënë mundësinë punonjësve të bëjnë ndryshimin në komunitetin e tyre, përfitimet e trajtimit të punonjësve si një familje janë të mëdha.

CEO-t dhe liderët që e njohin këtë aspekt dhe veprojnë, jo vetëm që po i përgatisin kompanitë e tyre për të arritur sukses, por po bëjnë edhe një ndryshim domethënës në botë.

/ Forbes

*Turnover është numri i punonjësve që janë larguar në raport me numrin e punonjësve në fillim të vitit plus atij në fund të vitit

Neutrale November 6, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Avokat Ndre Molla/ Dinjitetin njerëzor e cënon vetëm ai që nuk ka asnjë lidhje me moralin njerëzor.
3 hours ago
Cilët humbën dhe cilët fituan nga mos zgjedhja e presidentit në Kosovë dhe kalimi në zgjedhje të reja…?
3 hours ago
Ted Kopliku/ Ku kena përfundu! (?)
16 hours ago
Basir Çollaku/ Energjia, Elisa dhe SPAK, asgjë pro Ramës
17 hours ago
Ilir Allkja/ Kur Këmbët Udhëheqin Kokën: Pse po e “Vrasim” të Ardhmen?
1 day ago

Avokat Ndre Molla/ Dinjitetin njerëzor e cënon vetëm ai që nuk ka asnjë lidhje me moralin njerëzor.

Cilët humbën dhe cilët fituan nga mos zgjedhja e presidentit në Kosovë dhe kalimi në zgjedhje të reja…?

Ted Kopliku/ Ku kena përfundu! (?)

Basir Çollaku/ Energjia, Elisa dhe SPAK, asgjë pro Ramës

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?