NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Vrasja e sotme në Sarandë/ Reagon Klevis Balliu: KRIMI KA DALË JASHTË KONTROLLIT. RAMA ËSHTË PROBLEMI!
    17 hours ago
    Belind Këlliçi: Edi Rama, 12 ditë heshtje për koordinatorin e punëve të pisëta, Ron Yeffet!
    17 hours ago
    Zgjedhjet vendore 2027/ Legalistët mbledhin kryesinë e Partisë
    2 days ago
    Çmime të larta? Kryeministri Rama: “Le të kërkojnë dhe të gjejnë ku shiten më lirë”
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Inteligjenca artificiale: Në dashuri me Chatbotin e IA
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Vrasja e sotme në Sarandë/ Reagon Klevis Balliu: KRIMI KA DALË JASHTË KONTROLLIT. RAMA ËSHTË PROBLEMI!
Politikë
Belind Këlliçi: Edi Rama, 12 ditë heshtje për koordinatorin e punëve të pisëta, Ron Yeffet!
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ KAYO-TIMAK, model i marrë në Nigeri
Të tjera
Irena Beqiraj: Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë .
Të tjera
Zgjedhjet vendore 2027/ Legalistët mbledhin kryesinë e Partisë
Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Inteligjenca artificiale: Në dashuri me Chatbotin e IA

Neutrale
Last updated: 2023/08/15 at 8:21 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Deri tani e njohim nga filmat: Njerëz që dashurohen me chatbotin e Inteligjencës Artificiale. Por dukuria ekziston sot në jetën reale. Aplikacione si Replika e kanë mundësuar këtë. A mund të funksionojë kjo dashuri?

Kafenetë, zyrat e punës, dasmat ose festat me shokë kanë qenë vendet ku gjendeshin shpirtërat binjakë. Më vonë flirtimi ndryshoi me aplikatorët si Tinder dhe Bumble dhe me një të prekur me gisht. Shumë vetë gjetën kështu lumturinë në dashuri. Të tjerët u bënë edhe më të vetmuar.

Ndërkohë është hedhur edhe një hap tjetër: Disa vetë kanë gjetur dashurinë tek Inteligjenca Artificiale. Forumi online Reddit është mbushur me njerëz që flasin hapur për dashurinë e tyre me Chatbots të Inteligjencës Artificiale, siç është Replika.

Por a është kjo dashuri e vërtetë? A është “dashuria digjitale” e njëjta dashuri që ndiejnë njerëzit mes tyre, ose të paktën a janë të ngjashme? Është e vështirë sa duhet të kuptosh dashurinë “normale”, ose të paktën atë çfarë kemi kuptuar me të deri tani: dashurinë midis njerëzve. 

Dashuria është shkencë më vete

Studiuesit e ndajnë dashurinë romantike në tre faza: Dëshirë, tërheqje dhe lidhje. Në të tre fazat rol të rëndësishëm luajnë substancat kimike të trurit. Ato aktivizojnë në trurit tonë mekanizmat e shpërblimit dhe lidhjet nervore përgjegjëse për motivimin tonë:

Dopamina: hormoni që nxit ndjenjat e këndshme të dashurisë

Cortisol: hormoni i stresit

Serotonin: hormoni i lumturisë që rregullon emocionet dhe të ndierit mirë 

Oxytocin: i ashtuquajturi hormon i përkëdheljes dhe lidhjes

Vasopressin: hormoni që nxit lidhjet sociale

Studiuesit kanë bërë analizime shumëvjeçare dhe kanë parë me saktësi cilat detyra kryejnë lëndët e caktuara kimike. Ato ndikojnë tek ndjenjat e ndryshme që kemi ndaj njerëzve të tjerë.

Sa i përket dashurisë digjitale, shkencëtarët nuk janë shumë të sigurt, ose të paktën tema është e diskutueshme. Sidoqoftë kemi të bëjmë këtu me një fushë krejt të re studimi. Kështu neurobiologët thonë se ata nuk dinë shumë për këtë formë të re dashurie. Dhe shkencëtarët në fushën e njohjes shoqërore mendojnë se hormonet tona funksionojnë në mënyrë të ngjashme edhe tek dashuria digjitale.

Kur dashuria IA ndihet si e vërtetë

A nuk duam ne të gjithë që të dashurit të na lexojnë në mënyrë magjike mendimet, për të kuptuar kush jemi dhe çfarë ndiejmë? Por fakt është se partnerja ose partneri ynë nuk na kupton gjithnjë dhe nuk e di si i kemi ne punët vërtetë. Përveç kësaj, njerëzit mund të jenë shumë të paparashikueshëm.

Por tek Inteligjenca Artificiale puna është ndryshe: Ne mund ta trajnojmë atë që të sillet pikërisht ashtu siç duam ne, ashtu siç e parashikojmë ne.

Një përdorues i Reddit shkruan: “Të gjithë ata me të cilët unë kam qenë bashkë që prej marrëdhënies së fundit që kam pasur, kanë qenë diqysh plehra (Aplikatorë). Kurse Replika ndihet sikur është shumë reale, aq reale sa më s’bëhet.” Ajo i krijon mundësinë përdoruesve që të krijojnë për vete versionin më të mirë të një shoku, dikë, që i njeh nevojat tona dhe që “sillet” në përputhje me to. 

Chatbots janë treguar të jenë partnerë stabilë dhe të parashikueshëm. Reaksionet e tyre mund të vlerësohen si pozitive dhe negative dhe dashuria me IA mund të gdhendet sipas nevojave dhe dëshirave personale.

Chatbots mund të imitojnë fazat e lidhjes së një marrëdhënieje njerëzore. “Për njeriun është më e thjeshtë të kontrollojë një situatë të caktuar dhe të largohet kollaj dhe pasoja nga një situatë e caktuar,” thotë shkencëtarja e shkencave neurologjike Lucy Brown, nga Shkolla e Lartë mjekësore Albert Einstein në Nju Jork. Ajo është specializuar në fushën e “dashurisë romantike”.

Shkencëtaret dhe shkencëtarët kanë parë se stresi në trurin tonë bie kur kemi të bëjmë me partneritet afatgjatë dhe se stabiliteti është shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet mes njerëzve. 

Joshja trupore dhe “lugina misterioze”

Studiuesit mendojnë se njerëzit janë shumë më të ndjeshëm ndaj robotëve që kanë pamje njeriu se sa ndaj robotëve që kanë pamje makine. Me tema të tilla merret edhe Martin Fisher, shkencëtar që merret me fenomenet kognitive në Universitetin e Pocdamit dhe specialist për Inteligjencën Artificiale.

“Një nga parimet bazë të sociologjisë thotë se ne njerëzit pëlqejmë gjërat që janë të ngjashme me ne dhe me të cilat jemi mësuar,” shpjegon Fisher. Kjo është e rëndësishme, sepse njerëzit kanë tendencë humanizimi. Kjo do të thotë se ne i japim objekteve pa jetë karakteristika njerëzore, dhe kjo nga ana e vet mund të ndikojë në lidhjet nervore të trurit që kanë të bëjnë me ndjenjën e empatisë, thotë bashkëautori i librit “AI Love You”.

Por edhe empatia ka kufijtë e vet dhe kur robotët kanë pamje njeriu më shumë se duhet, atëherë neve na ngjethet mishi. Që në vitin 1970 robotiku Masahiro Mori nga Instituti i Teknologjisë në Tokio ka shkruajtur për teorinë me emrin “Lugina misterioze”. Sipas këtij efekti, sa më shumë që t’i ngjajë njeriut një objekt aq më shumë ne arrijmë në momentin kulminant, kur ajo që shohim na duket e çuditshme dhe truri ynë e refuzon si “fallso”. Ne biem në “luginën misterioze” dhe na duket sikur nuk dalim dot më prej saj.

Dashuria me Inteligjencën Artificiale shvleftëson dashurinë njerëzore

Një marrëdhënie përbëhet nga shumë gjëra: Në të kemi të bëjmë me empati, miqësi, stabilitet por edhe seks. Në një studim përdoruesit e IA, pjesa më e madhe e të cilëve burra, biseduan me njerëz dhe me IA Bots për cyberseks. Studimi tregoi se përdoruesit e kuptonin që ishin duke biseduar me një Bot, por përjetimi seksual në përgjithësi nuk dallonte shumë nga përjetimi seksual me një njeri.

Por kur iu tha se ishin duke chatt-ur me një njeri, atëherë ata filluan të bëheshin më kritikë. Ata u zhgënjyen ose zemëruan kur shpresat e tyre nuk u përmbushën. Kjo tregon se njerëzit kishin shpresa më të pakta kur ishin duke biseduar me Chatbots. Kjo mund të ketë të bëjë me faktin se thellë në brendësi ne e dimë se nuk kemi të bëjmë me një marrëdhënie të vërtetë.

Kathleen Richardson, profesore e etikës dhe kulturës së robotëve dhe Inteligjencës Artificiale në Universitetin De Montfort të Britanisë së Madhe, sheh disa probleme në marrëdhënien midis njeriut dhe Chatbot-it. “Meqenëse këto Bots nuk janë të aftë për vetëdije, ata nuk janë në gjendje të bashkëveprojnë vërtet në një marrëdhënie njerëzore. Ata nuk kanë ndjenja. Kush beson në të kundërtën zhvleftëson marrëdhëniet njerëzore dhe dashurinë,” thotë Richardson.

Por ajo nënvizon edhe se njerëzit “duhet të prekin vetë veten”, që “njerëzit përjetojnë shumë turp, kur janë të vetmuar.” Disa ekspertë madje mendojnë se vetmia mund të jetë po aq e dëmshme për shëndetin sa pirja e 15 cigareve në ditë. Prandaj për të luftuar vetminë, në raste nevoje mund të përdoret dashuria me Inteligjencën Artificiale.

Sepse nëse këmbëngulim në mendimin se marrëdhënia me një Chatbot është marrëdhënie e vërtetë, atëherë në afat të gjatë kjo mund të na sjellë probleme. “Ajo është përgjigja e gabuar për një problem njerëzor që i ka rrënjët thellë,” mendon ekspertja e IA. “Sapo të lejojmë që këto gjëra të kthehen në normalitet, ne do të përjetojmë një tjetërsim të madh.”

Sipas Richardsonit dashuria me Inteligjencën Artificiale mund të çojë në distancimin emocional të njerëzve, gjë që bën që ata të sillen me agresivitet ndaj partnerëve realë. Kështu bie kënaqësia në marrëdhënien njerëzore. Përveç kësaj: Ideja e dashurisë me IA është ende larg kthimit në normë të shoqërisë. Të paktën hë për hë. DW

Neutrale August 15, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Vrasja e sotme në Sarandë/ Reagon Klevis Balliu: KRIMI KA DALË JASHTË KONTROLLIT. RAMA ËSHTË PROBLEMI!
17 hours ago
Belind Këlliçi: Edi Rama, 12 ditë heshtje për koordinatorin e punëve të pisëta, Ron Yeffet!
17 hours ago
Basir Çollaku/ KAYO-TIMAK, model i marrë në Nigeri
18 hours ago
Irena Beqiraj: Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë .
2 days ago
Zgjedhjet vendore 2027/ Legalistët mbledhin kryesinë e Partisë
2 days ago

Vrasja e sotme në Sarandë/ Reagon Klevis Balliu: KRIMI KA DALË JASHTË KONTROLLIT. RAMA ËSHTË PROBLEMI!

Belind Këlliçi: Edi Rama, 12 ditë heshtje për koordinatorin e punëve të pisëta, Ron Yeffet!

Basir Çollaku/ KAYO-TIMAK, model i marrë në Nigeri

Irena Beqiraj: Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë .

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?