1.Në shumë palë zgjedhje në Shqipëri ,po përdoret termi, retorika politike ,shprehja jodemokratike, termet në zgjedhje.
2.Zgjedhjet e lira dhe demokratike nuk duhet të jenë termet, por vullnet i lirë , shprehje e vlerave qytetare, pjesmarrje të gjërë të votuesve ,njohje me programet e zhvillimit dhe alternativat.
3.Ato që shpikën fjalën termet zgjedhor duhet të kuptojnë se ky termet lëkund të gjitha palët dhe askush nuk mund të jetë fitues nga goditjet e termetit.
4.Termeti i vazhdueshëm në zgjedhje , si ato lokale në Diber ,në vendoret 2019 pa kundërshtar politik dhe ato të 25 Prillit nuk prodhojnë demokraci,rend,siguri,integrim,perspektive,zhvillim dhe balanca politike.
6.Si shqiptar jashtë çdo bindje politike më intereson një pushtet politik që buron nga vota e lirë demokratike,njerëzore, shpirtërore, programore në interes të paqes,sigurisë dhe të ardhmes tonë të përbashkët.
7.Pasi ke shkaktuar termet zgjedhor me kundershtarin ,pse kërkon shtrirjen e dorës dhe bashkëpunimin me ato që ju shembe ndertesën e lirisë .
8.Pa një proces të lirë ,demokratik të zgjedhjeve nuk ka zhvillim ,stabilitet, besueshmëri dhe të ardhme për Shqipërinë.
Pa votë të lirë nuk kemi demokraci dhe pluralizëm politik!



