NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    11 months ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    10 months ago
    Dita e 144 e tubimit/ Berisha-emigrantëve: Ju jeni autorët e kapitullit të parë të demokracisë në Shqipëri!
    12 months ago
    Të Fundit
    Berisha në konferencë shtypi: Kriteret e zgjedhjeve janë shkelur në mënyrën më të pamëshirëshme! PD do bëjë vlerësimin e saj kur të numërohet edhe vota e fundit
    13 hours ago
    Kandidatja e PS-së, Zegjine Caushi nën hetim të Prokurorisë për kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje
    6 days ago
    Thirrja e Ilir Metës:Në panik nga humbja e pashmangshme dhe nga ndëshkimi i pashmangshëm, Kreu i Organizatës u bën thirrje të gjithë atyre që janë kundër mashtrimeve dhe grabitjeve të tij të mos shkojnë të votojnë.
    1 week ago
    Dimal/ Berisha me fermerët: Subvencionet për ju do të rriten nga 32 milionë euro në 230 milionë euro!
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Noka takim në Përmet: Qeveria teknike dhe lirimi i liderit të opozitës, dy nga fushat e betejës! Dera e hapur për këdo
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Bledi Kasmi/ Demokratët!
Të tjera
Gahler i OSBE/ODIHR: Shqipëria nuk mund të futet në BE kështu siç është sot.
Të tjera
Berisha në konferencë shtypi: Kriteret e zgjedhjeve janë shkelur në mënyrën më të pamëshirëshme! PD do bëjë vlerësimin e saj kur të numërohet edhe vota e fundit
Kryesore Politikë
Lutfi Dervishi/ Udhëtimi i pambaruar
Të tjera
Dr.Ilir Allkja/ ME EDI RAMËN (derisa Zoti ti japë jetë!)
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Noka takim në Përmet: Qeveria teknike dhe lirimi i liderit të opozitës, dy nga fushat e betejës! Dera e hapur për këdo

Neutrale
Last updated: 2024/06/15 at 11:26 AM
Neutrale 11 months ago
Share
SHARE

Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka me drejtuesit vendorë dhe simpatizantëve të PD në Përmet

Të nderuara zonja dhe zotërinj, ja ku jemi sot në këtë qytet, në Pqrmetin tuaj të mrekullueshëm, në Përmetin e mençurisë, diturisë dhe bujarisë, të mbledhur si njerëz të lirë, të bindur në idealin tonë, të bashkuar më shumë se krudoherë.

Jemi sot të mbledhur dhe jemi të pashitur.

Jemi të pakapur, ne sot jemi të pathyeshëm së bashku.

Jemi të pagjunjëzuar dhe ia dolëm të përballojmë presionin më të madh dhe të pashembullt 3-vjeçar të Edi Ramës dhe regjimit të tij.

Ne sot jemi më të fortë se kurrë.

Ne ia dolëm në këto tre vite të mbajmë PD-në gjallë, ia dolëm të mbajmë opozitën gjallë.

Dhe së fundmi, kështu siç jemi bashkë, ne ia dolëm të rikthejmë edhe flamurin tonë, që na ishte rrëmbyer.

Të nderuar miq, bota tjetër e kundërshtarit tonë është e gjitha e kontrolluar rreth ligësisë, babëzisë, vjedhjes, krimit dhe korrupsionit.

Nga ajo botë në 11 vite, Shqipërisë i vijnë vetëm lajme të keqija. Krim, krim, drogë, korrupsion, varfëri, shpopullim.

Kjo ka qenë motoja 11-vjeçare e Edi Ramës dhe narkoregjimit të tij.

Gjithë këtë aromë të zezë krimi dhe korrupsioni që kundërmonte ia dolën ta mbanin të mbyllur, duke blerë mediat shqiptare.

Disa media me koncesion, disa të tjera me pallate, disa media i kanë blerë me leje dhe licenca, me tendera.

Por me gjithë fuqinë e aleatit të tij, Xhorxh Soros, nuk ia doli të blejë mediat ndërkombëtare.

Ja ku janë mediat prestigjioze ndërkombëtare që po i tregojnë botës fytyrën e vërtetë të Edi Ramës dhe narkoregjimit të tij.

Po si shpjegohet që ku flitet për drogë, do të dalë emri i Edi Ramës dhe i këshilltarëve të tij?

Si shpjegohet që në çdo skandal krimi apo korrupsioni, do të dalë emri i Edi Ramës dhe i lakejve të tij?

Mos vallë është rastësi që te karteli i Sinaloas është emri i Dorian Duçkës dhe Edi Ramës?

Si shpjegohet që dy këshilltarët e tij, McGonigali dhe ky rumuni i shërbimeve sekrete, të blerë me para droge për t’u përdorur kundër opozitës që të zgjatet jeta e regjimit të krimit dhe kroruspionit?

Po si shpjegohet që gjithçka lidhet me drogën? Ky vend i vogël me resurse të pafundme, pse duhet ta varë shpresën te droga. Sepse i tillë është Edi Rama dhe enturazhi i tij.

Ata kanë lidhje vetëm me krimin, drogën dhe korrupsionin.

A mund ta imagjinojmë se çfarë do të ndodhte në Shqipëri nëse ne për një moment do ishim nënshtruar? Do ishim dorëzuar nga dhuna dhe represioni i këtij regjimi?

Imagjinoni sikur ne të heshtim për një moment dhe të ngrinim duart.

Një incenerator i ri që kushton qindra milionë euro do ishte ndërtuar në letër për të vjedhur qoftë edhe këtu në Përmet.

Një koncesion qindra milionë euro do vazhdonte të funksiononte në letra për të vjedhur.

Lali vjedhësi i Tiranës së bashku me bandën e hajdutëve të tij, do kishte krijuar një 5D tjetër për të vjedhur 100 përqind taksat e shqiptarëve.

Sikur ne të heshtnim, karteli i Sinaloas, karteli famëkeq do kishte selinë në qendër të Tiranës dhe jo në Meksikë.

Sikur të heshtnim ne, parlamenti do mbushej me deputetë që bëjnë vrasje dhe nuk do ishin vetëm dy a tre.

Do kishte kryetarë bashkie që do vidhnin paratë tuaja dhe do u pinin gjakun.

Sot, të gjitha këto kanë një emër, ai emër është Edi Rama.

Por të gjitha këto të vërteta që kanë dalë në shesh, kanë një emër dhe një merittë dhe merita është e Sali Berishës dhe e PD-së që sot gjithë bota e ka marrë vesh cila është kjo qeveri.

Por a mundet vetëm opozita të luftojë krimin, korrupsionin dhe drogën? A mundet vetëm opozita të ndalojë shpopullimin e një vendi?

Jo, sepse shteti ka disa instrumente dhe një nga ta është opozita. Vetëm opozita në Shqipëri është në shërbim të shtetit, qytetarëve dhe të ligjit.

Ku është drejtësia e re? Ku është Altin Dumani? A e dha shqiptarëve Altin Dumani një përgjegjës ligjor për vjedhjen e inceneratorëve? Jo.

Altin Dumani nuk ka këllqe të luftojë krimin dhe korrupsionin se ai është peng i Edi Ramës. Atij i është caktuar vetëm një detyrë, të luftojë opozitën.

Ndaj sot nuk ka asnjë prapa hekurave për 400 milionë eurot e vjedhura për koncesionet në shëndetësi.

Prandaj sot Lali Vjedhësi i Tiranës vazhdon të ulet në atë karrige.

Dumanit do i themi: nuk ke për të qenë kurrë i denjë për atë vend se nuk mund të ketë drejtësi të denjë në një vend ku luftohet natë e ditë opozita.

Sali Berishën, liderin e opozitës e mban të burgosur pa provë, pa fakt, pa akuzë. Është i vetmi lider në botën demokratike që mbahet i burgosur pa akuzë.

Drejtësia ka rënë, sepse drejtësia ka provën, faktin, akuzën.

Drejtësia e re e Edi Ramës së bashku me policinë e Edi Ramës janë të zhytur në krim në rastin e Fredi Belerit. Sepse po të merrte Fredi Beleri bashkinë e Himarës, do dilnin të gjitha vjedhjet që ka bërë Edi Rama në jug.

Të dashur miq, Shqipëria ka ecur drejt ghreminës. Por ne nuk do ta lëmë të bjerë në greminë.

Sot ka një shpresë në vend dhe kjo shpresë është PD.

Shpresa e këtij vendi është opozita e pakapur, e painkriminuar dhe e padorëzuar.

Shpresa e këtij vendi është kjo oozitë që lufton dhe denoncon krimin dhe korrupsionin.

Është kjo opozitë që jep dhe do japë alternativë për Shqpiërinë dhe shqiptarët.

Është kjo opozitë dhe jeni ju që u përballët prej kaq vitesh me regjimin më kriminal dhe korruptiv që ka parë Europa.

Ndaj të dashur miq, jemi sot më të fortë se kurrë, më të bashkuar se kurrë dhe do të vazhdojmë bashkimin tonë.

Jemi e vetmja forcë politike që pranon diversitetin dhe kjo është vlerë evropiane.

Jemi e vetmja forcë politike që kemi të sanksionuar fraksionin.

Ndaj i bëj thirrje çdo demokrati të gënjyer dhe të mashtruar: dera jonë është e hapur.

Vëllezër dhe motra, ejani në shtëpinë tuaj. Aty ka vend për çdonjërin prej nesh.

Aty do të ketë vend për çdonjërin që është në opozitë me këtë regjim.

Gjithçka na bashkon dhe mbi të gjitha na bashkon ideali, shpirti i lirë dhe demokratik.

Na bashkon dëshira për të luftuar regjimin e krimit dhe korrupsionit.

Na bashkon dëshira për të futur Shqipërinë në rrugën e integrimit evropian.

Ndaj, kthehuni të gjithë në shtëpinë tuaj. Atje e keni vendin. Ju mirëpresim të gjithëve në diversitet.

Nuk ka rrugë tjetër, të bashkuar ne do të duhet të ecim dhe të bashkuar ne do të fitojmë.

Sepse ne kemi një gjë, në ADN-në tonë kemi rezistencën dhe ndaj jemi sot kështu siç jemi. Ndaj kemi fituar këto beteja dhe kështu do fitojmë edhe betejën përfundimtare me regjimin e Edi Ramës.

Ne do i japim vendit një qeveri teknike, sepse ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria vend anëtar i NATO-s nuk bën zgjedhje të lira.

Qeveria teknike dhe lirimi i liderit të opozitës janë dy nga fushat e betejës ku do fokusohemi ne.

Këto dy beteja do i fitojmë dhe më pas do fitojmë zgjedhjet.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
1 Comment 1 Comment
  • Flora keci says:
    June 15, 2024 at 4:30 pm

    Zoti flamur në radhë të parë urime të gjithëve për kthimin e vulës dhe të flamurit të demokratëve tani forca të gjithë bashkë të lirojmë profesor Berishen nderin dhe krenarinë e të gjithë demokratëve për pak ditë jame aty

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
1 year ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Bledi Kasmi/ Demokratët!
5 hours ago
Gahler i OSBE/ODIHR: Shqipëria nuk mund të futet në BE kështu siç është sot.
8 hours ago
Berisha në konferencë shtypi: Kriteret e zgjedhjeve janë shkelur në mënyrën më të pamëshirëshme! PD do bëjë vlerësimin e saj kur të numërohet edhe vota e fundit
13 hours ago
Lutfi Dervishi/ Udhëtimi i pambaruar
14 hours ago
Dr.Ilir Allkja/ ME EDI RAMËN (derisa Zoti ti japë jetë!)
15 hours ago

Bledi Kasmi/ Demokratët!

Gahler i OSBE/ODIHR: Shqipëria nuk mund të futet në BE kështu siç është sot.

Berisha në konferencë shtypi: Kriteret e zgjedhjeve janë shkelur në mënyrën më të pamëshirëshme! PD do bëjë vlerësimin e saj kur të numërohet edhe vota e fundit

Lutfi Dervishi/ Udhëtimi i pambaruar

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?