NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Vrasja e sotme në Sarandë/ Reagon Klevis Balliu: KRIMI KA DALË JASHTË KONTROLLIT. RAMA ËSHTË PROBLEMI!
    7 hours ago
    Belind Këlliçi: Edi Rama, 12 ditë heshtje për koordinatorin e punëve të pisëta, Ron Yeffet!
    8 hours ago
    Zgjedhjet vendore 2027/ Legalistët mbledhin kryesinë e Partisë
    1 day ago
    Çmime të larta? Kryeministri Rama: “Le të kërkojnë dhe të gjejnë ku shiten më lirë”
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: “Albin Kurti të zbatojë marrëveshjet”/ Berisha: Asosacioni të krijohet në përputhje me Gjykatën Kushtetuese
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Vrasja e sotme në Sarandë/ Reagon Klevis Balliu: KRIMI KA DALË JASHTË KONTROLLIT. RAMA ËSHTË PROBLEMI!
Politikë
Belind Këlliçi: Edi Rama, 12 ditë heshtje për koordinatorin e punëve të pisëta, Ron Yeffet!
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ KAYO-TIMAK, model i marrë në Nigeri
Të tjera
Irena Beqiraj: Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë .
Të tjera
Zgjedhjet vendore 2027/ Legalistët mbledhin kryesinë e Partisë
Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

“Albin Kurti të zbatojë marrëveshjet”/ Berisha: Asosacioni të krijohet në përputhje me Gjykatën Kushtetuese

Neutrale
Last updated: 2023/01/13 at 9:34 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Kreu i PD, Sali Berisha, në bisedën televizive me Çim Peka, i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara nga paraardhësit e tij me Beogradin dhe faktorin ndërkombëtar.

Berisha tha se asosacioni duhet të krijohet në përputhje me Gjykatën Kushtetuese, njësoj siç rekomandoi edhe diplomati amerikan Chollet gjatë vizitës në Prishtinë.

Peka: Me këtë po thoni që Albin Kurti duhet të zbatojë çdo marrëveshje që kanë nënshkruar paraardhësit?
Berisha: Pa diskutim. Edhe nuk mund të mos i zbatojë z. Kurti ato. Po ka një marrëveshje që është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese, disa nene të saj. Dhe dje z. Chollet ka bërë deklaratën më të qartë, asosacion në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Zotëri, ajo që ngrihet kundër asocassionit ai nuk ka të qartë se fjala dhe asocasioni janë motrat siameze të lirisë. Nuk mund të ua mohosh kurrë asocasionin aq sa mund të mohosh fjalën e lirë.

Dhe nuk ka as gjykatë, as qeveri, as parlament, as njeri të lirë që mund ti mohojë kujt të drejtën e asocasionit. Por nuk ka gjykatë, parlament, qeveri, që mund të pranojë një asocasion që vjen në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese të vendit, ndaj dhe unë e përshëndes deklaratën e z. Chollet në këtë kuptim, se ka kërkuar asocasion në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Nëse ndokush pretendon se Kushtetuta e Kosovës qenka për shpërbërjen e Kosovës, apo shtet brenda shtetit të Kosovës, këto pastaj janë aderacione.

E them edhe njëherë, shqiptarëve u intereson marrëveshja, dialogu, atyre që nuk u intereson marrëveshja dhe dialogu janë nacionalistët serbë për pretendimet e tyre që kanë ndaj Kosovës. Kështu që nuk kam unë, sepse qëndrojë gjithnjë jashtë problemeve të brendshme të Kosovës, por një gjë dua të them; koha sot më shumë kurrë kërkon një konsensus aty.

Gjërat janë shumë të qarta.
Pas këtyre debateve forcat politike të Kosovës, sepse janë në parlament, janë faktor të rëndësishëm sepse kanë firmosur marrëveshje kur kanë qenë në qeveri, duhet të bashkohen dhe të përcaktojnë tani të gjitha objektivat, për të cilat duhet që qeveria e Kosovës në negociata të përpiqet për realizimin e tyre.

Jashtë kësaj, është shumë e gabuar që të mos kenë objektiva të përbashkëta mendoj unë. Ata janë njerëz të shkolluar shumë mirë, si kryetarët e partive të tyre, janë njerëz me eksperiencë kanë drejtuar qeveri. Nuk u mungon asgjë sot që në interesin më të mirë të Kosovës që të përcaktojnë objektivat në këtë stad, pothuajse përfundimtar të një marrëveshje me Serbinë, e cila duhet të ketë garantor.

Pa një garantor asnjë marrëveshje nuk zbatohet nga serbët, asnjë marrëveshje, pa një garantor të fuqishëm.

Mënyra se si është trajtuar Beogradi deri më sot është absolutisht e gabuar dhe mënyra se si janë trajtuar deri më tani u ka dhënë atyre mundësinë të udhëheqin një proces që ka të bëjë me paqen dhe konfliktin në rajon, që nuk mund ta kishin kurrë këtë të drejtë

Neutrale January 13, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Vrasja e sotme në Sarandë/ Reagon Klevis Balliu: KRIMI KA DALË JASHTË KONTROLLIT. RAMA ËSHTË PROBLEMI!
7 hours ago
Belind Këlliçi: Edi Rama, 12 ditë heshtje për koordinatorin e punëve të pisëta, Ron Yeffet!
8 hours ago
Basir Çollaku/ KAYO-TIMAK, model i marrë në Nigeri
8 hours ago
Irena Beqiraj: Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë .
1 day ago
Zgjedhjet vendore 2027/ Legalistët mbledhin kryesinë e Partisë
1 day ago

Vrasja e sotme në Sarandë/ Reagon Klevis Balliu: KRIMI KA DALË JASHTË KONTROLLIT. RAMA ËSHTË PROBLEMI!

Belind Këlliçi: Edi Rama, 12 ditë heshtje për koordinatorin e punëve të pisëta, Ron Yeffet!

Basir Çollaku/ KAYO-TIMAK, model i marrë në Nigeri

Irena Beqiraj: Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë .

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?