Xhubleta u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore, kështu shkruan ministrja e kulturës Elva Margariti.
Ja postimi i saj:
📢🇦🇱 𝗫𝗵𝘂𝗯𝗹𝗲𝘁𝗮 𝗻𝗲̈ 𝗨𝗡𝗘𝗦𝗖𝗢! 📢🇦🇱
🗣️ Një lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë #kulturore, si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë!
📌 Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s.
🇦🇱 Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit!


