“Miliarderi rus, 53 vjeç, vritet në një përplasje helikopteri pranë Monakos në vdekjen e fundit të misterit të kriptove – ‘pasi një pasagjer tjetër u anulua në minutën e fundit’, kështu shkruan Daily Mail
Një tjetër investitor rus në kriptomonedha ka gjetur vdekjen në Monako, në një aksident me helikopter.
Raportohet se multimiliarderi Vyacheslav Taran, 53 vjeç vdiq pasi helikopteri u rrëzua më 25 nëntor pranë qytetit turistik të Villefranche-sur-Mer pasi u ngrit nga Lozana në Zvicër. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua sot.
Aksidenti ajror mbetet mister duke qenë se 53-vjeçari udhëtoi në kushte atmosferike të mira, teksa përpara nisjes nuk u vu re ndonjë problem teknik në helikopterin e tij.
Gjithashtu një pasagjer me të cilin do të udhëtonte miliarderi e anuloi udhëtimin e tij në minutën e fundit, duke shtuar më tej misterin mbi aksidentin me helikopter.
Taran, bashkëthemeluesi i platformës së investimit Libertex dhe Forex Club, po fluturonte nga Lozana me një pilot me përvojë në një helikopter H130 me një motor, kur u rrëzua rreth orës 13:00 më 25 nëntor.
Edhe piloti francez 35 vjeç vdiq në këtë aksident tragjik. Zëvendësprokurori publik i Nisës, i cili ka vizituar vendin e ngjarjes, ka thënë se nuk mund të përjashtohet faji i një personi të tretë

