Grupi i hakerave është rishfaqur përsëri dhe vazhdon të publikojë të dhëna të ndjeshme për qytetarët.
Mbrëmjen e sotme grupi “Homeland Justice” ka publikuar databazën e makinave shqiptare, i cili përmban listën e automjeteve shqiptare, shasinë e makinës, lloji, targa dhe emrin mbiemrin e qytetarëve të cilën i kanë në oronësi, njësinë ku banojnë.
Dokumentat janë të ndara me kolona, targat, modeli i automjetit, tipi, ngjyra e tij, numri i shasisë dhe emrin e personit që e ka në pronësi.
Në databazë listohet targat bashkë me emrin e pronarit të cili i përket automjeti që ka dhe korrespondon me numër identifikues.

