NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Vrasja e sotme në Sarandë/ Reagon Klevis Balliu: KRIMI KA DALË JASHTË KONTROLLIT. RAMA ËSHTË PROBLEMI!
    23 hours ago
    Belind Këlliçi: Edi Rama, 12 ditë heshtje për koordinatorin e punëve të pisëta, Ron Yeffet!
    23 hours ago
    Zgjedhjet vendore 2027/ Legalistët mbledhin kryesinë e Partisë
    2 days ago
    Çmime të larta? Kryeministri Rama: “Le të kërkojnë dhe të gjejnë ku shiten më lirë”
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Namir Lapardhaja/ Në Berat përkujtohet poliedriku i famshëm Vexhi Buharaja.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Vrasja e sotme në Sarandë/ Reagon Klevis Balliu: KRIMI KA DALË JASHTË KONTROLLIT. RAMA ËSHTË PROBLEMI!
Politikë
Belind Këlliçi: Edi Rama, 12 ditë heshtje për koordinatorin e punëve të pisëta, Ron Yeffet!
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ KAYO-TIMAK, model i marrë në Nigeri
Të tjera
Irena Beqiraj: Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë .
Të tjera
Zgjedhjet vendore 2027/ Legalistët mbledhin kryesinë e Partisë
Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Namir Lapardhaja/ Në Berat përkujtohet poliedriku i famshëm Vexhi Buharaja.

Neutrale
Last updated: 2022/10/29 at 8:14 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

E vetmja mënyrë për të mbajtur gjallë vlerat, është kujtimi, mbrojtja dhe përhapja e tyre.
Nën moton “Shkrimtarët nderojnë Vexhi Buharanë”, ditën e sotme u zhvillua në Berat një aktivitet përkujtues për poetin, studiuesin, gjuhëtarin, orientalistin, përkthyesin e mirënjohur beratas, Vexhi Buharaja.
Aktiviteti u organizua nga Klubi i Poezisë Tiranë, nën drejtimin e studiuesit dhe poetit Rexhep Shahu, dhe me mbështetjen e pakursyer të deputetit Flamur Hoxha.
Përveçse fjalëve të rastit, me shumë interes m’u duk edhe promovimi i numrit 39 të Revistës Letrare të Tiranës “Illz”, e cila, veç nobelistes së këtij viti në letërsi, Annie Ernaux, i ishte dedikuar në një rubrikë të veçantë punës studimore, përkthimeve dhe krijimtarisë së Vexhi Buharasë.

***
Vexhi Buharaja ishte një personalitet i gjithanshëm. Ai ishte njeri me kulturë të gjerë dhe i admirueshëm prej atyre që e njohën nga afër. Jeta e tij endet mes mohimit dhe harrimit. I dënuar politikisht në 1947, në vitin 1965 pranohet në Institutin e Historisë në Tiranë. Me profesionalizëm dhe skrupulozitet, mbledh dhe përkthen në shqip mbishkrimet turko-osmano-arabe në vendin tonë. Gjatë kësaj kohe, përkthen shumë materiale të periudhës së Rilindjes Kombëtare, siç janë aktet dhe memorandumet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është përkthyes i shumë veprave letrare dhe poetike. Sjell në shqip veprat shkencore të Hoxhë Hasan Tahsinit, dramën “Besa” të Sami Frashërit, “Shahnamenë” e Firdeusit, “Ëndërrimet” e Naim Frashërit, “Gjylistani dhe Bostani” të Saadi Shirazit etj. Emri i tij renditet si një ndër përkthyesit e mëdhenj të shqipes, krahas Gjon Shllakut, Petro Zhejit, Fan Nolit. Në vitin ’75 hapen “defterët e vjetër”. Dëbohet nga Instituti i Historisë. Sipas disa të dhënave, një pjesë e punëve i përvetësohen nga njerëz të partisë në këtë institucion. Përkthime e studime të tij botohen në revista shkencore si punë të tyre. Kthehet në qytetin e lindjes. Për ata që e njohin, shoqërohet nga një aureolë drite. Beratasit e vjetër e respektojnë dhe e përshëndesin me nderime. Për të tjerët, është një armik më shumë, i dënuar dikur dhe i lënë rrugëve. Paraqitet në Komitetin Ekzekutiv, ku kërkon punë. Kryetari e pret me respekt. I thotë të vijë një ditë më pas, sepse do të gjendet një punë për të. Të nesërmen i komunikohet: do të presë bileta në berberanën në qendër të qytetit. Pranon. E di se me injorantët nuk mund të bëhet shaka. Ka kaluar një herë në tehun e shpatës vite më parë dhe ia ka hedhur paq. Vetëm një kohë monstuoze, ku mbizotëron injoranca, mund të caktojë Vexhi Buharanë të presë bileta në berberanë. Pjesën e mbetur të viteve aktive i kalon aty. Vijon individualisht studimet dhe përkthimet. Miqtë e mbetur në Institut, i sjellin punë dhe ai i kryen me profesionalizëm. Është periudhë e heshtjes dhe vetmisë së madhe. Shoqërohet me shumë pak njerëz. Del në pension dhe nga ajo kohë nuk e kalon më Urën e Goricës. Vendtakimi i tij i përditshëm me një grup pleqsh, më të mëdhenj në moshë, është lulishtja e qytetit në lagjen “Dëshmorët e Kombit”. Ai ulej mes bashkëbiseduesve dhe niste e tregonte në një gjuhë mjaft të thjeshtë. Të gjithë, ndonëse më të mëdhenj se ai, e thërrisnin “zoti Vexhi”. Mjeshtri vijonte ta endte rrëfimin sipas modelit të përrallave persiane. Ata e dëgjonin me respekt, gojëhapur. Një Zot e di se sa i vetmuar është ndjerë Buharaja gjatë asaj kohe në qytet. Si pasojë e një sëmundje të rëndë, ndërron jetë më 5 korrik 1987, në moshën 67-vjeçare. Pas viteve ’90, si për çdo emër të madh të larguar nga kjo jetë, rreth tij qarkullojnë legjenda. Të gjithë kërkojnë të marrin nga lavdia e tij, duke treguar se si e njihnin dhe se si shoqëroheshin me të. Por e vërteta e asaj kohe të marrë është ndryshe. Vexhiu endej në qytet mes mitit dhe mjegullës, i qetë në dukje dhe i vetmuar. Përherë i rrethuar nga të njëjtët njerëz. Ata kujdeseshin që stolin e tij të mos e zinte askush. “Është vendi i zotit Vexhi!” – thoshin.

Neutrale October 29, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Vrasja e sotme në Sarandë/ Reagon Klevis Balliu: KRIMI KA DALË JASHTË KONTROLLIT. RAMA ËSHTË PROBLEMI!
23 hours ago
Belind Këlliçi: Edi Rama, 12 ditë heshtje për koordinatorin e punëve të pisëta, Ron Yeffet!
23 hours ago
Basir Çollaku/ KAYO-TIMAK, model i marrë në Nigeri
1 day ago
Irena Beqiraj: Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë .
2 days ago
Zgjedhjet vendore 2027/ Legalistët mbledhin kryesinë e Partisë
2 days ago

Vrasja e sotme në Sarandë/ Reagon Klevis Balliu: KRIMI KA DALË JASHTË KONTROLLIT. RAMA ËSHTË PROBLEMI!

Belind Këlliçi: Edi Rama, 12 ditë heshtje për koordinatorin e punëve të pisëta, Ron Yeffet!

Basir Çollaku/ KAYO-TIMAK, model i marrë në Nigeri

Irena Beqiraj: Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë .

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?