Aksidenti i rëndë ka ndodhur në fshatin Valare të Gjirokastrës, ku një automjet ka goditur për vdekje një të mitur 12- vjeçar.
Mësohet se në drejtimin e makinës që shkaktoi aksidentin fatal ishte një polic, efektiv i kufirit.
Fëmija 12-vjeçar u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Njoftim paraprak:
Rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër, shtetasi E. D., 24 vjeç (punonjës policie në DVKM Gjirokastër), banues në fshatin Valare, duke drejtuar automjetin e tij privat tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e femijës.

