Zvkryeministrja Belinda Balluku ka inspektuar punimet në Unazën e Madhe të Tiranës.
Mirëkuptimi i banorëve që preken nga projekti i ka hapur rrugë avancimit të shpejtë të punimeve, shkruan ajo në rrjetet sociale.
Shumë shpejt do të jetë gati në gjithë gjatësinë kjo vepër e infrastrukturës.
Postimi:
Në kantierin e lotit e 7 të Unazës së Madhe të 📍Tiranës
ku vendimi i Këshillit të Ministrave për trajtimin e banorëve që preken nga projekti, si dhe mirëkuptimi i banorëve, i kanë hapur rrugë avancimit të 👷punimeve për ndërtimin e veprës më të rëndësishme infrastrukturore të kryeqytetit. Tashmë puna ka nisur në të gjitha lotet dhe Unaza e Madhe e Tiranës, e shumëpritur prej vitesh, shumë shpejt do të jetë gati në të gjithë gjatësinë e saj.

