Mëngjesin e ditës së sotme ka ndodhur një aksident në qytetin e Durrësit.
Automjeti me drejtues shtetasin M.Q. 25 vjeç është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi F.S. 29 vjeç.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve si dhe një pasagjere, shtetasja V.B. 23 vjeçe.
Të dëmtuarit ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.13 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin M. Q., 25 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin F. S., 29 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesët e automjeteve dhe pasagjerja shtetësia V. B., 23 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

