NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
    5 minutes ago
    Berisha: Mashtrimet e Ramës për integrimin kanë marrë fund! Olsi Rama është krye-peshkaqeni i call-centerave.
    2 days ago
    Belind Këlliçi: Skandali i rradhës me Jet Bank dhe Bankën e Shqipërisë!
    1 week ago
    Parlament/ Berisha: Të bëjmë një ndërhyrje urgjente për të hequr çdo taksë ndaj naftës për fermerët dhe transportin publik
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Nesër protesta e pedagogëve/ Bojkot në të gjitha universitet!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
Kryesore Politikë
Vendimi/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar (axhenda)
Të tjera
Belind Këlliçi/ Janë dy të dhëna që edhe pse në burime të ndryshme, lidhen thelbësisht me njëra tjetrën dhe të dyja të çojnë tek Edi Rama!
Të tjera
Irena Beqiraj/ Deputetja Luarasi mes dezinformimit: si e shqetësuar dhe si aktore.
Të tjera
Avokat Ndre Molla/ Dinjitetin njerëzor e cënon vetëm ai që nuk ka asnjë lidhje me moralin njerëzor.
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Nesër protesta e pedagogëve/ Bojkot në të gjitha universitet!

Neutrale
Last updated: 2022/10/04 at 9:55 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Universitetet rrezikojnë të mos hapin dyert pas protestave të pedagogëve, të cilët kanë vendosur ta bojkotojnë mësimin nëse kërkesa e tyre për shtesë në pagë nuk përfillet.

Përmes një deklarate për mediat, Sindikata e punonjësve të universiteteve lajmëroi protestë ditën e nesërme ku ftoi të marrin pjesë të gjithë ata që punojnë në universitete. Nga ana tjetër, u bëri thirrje stafeve drejtuese të mos intimidojnë pjesëmarrjen e tyre.

Deklarata e Sindikatës:

“Le të bëhemi këtë herë të gjithë bashkë në emër të misionit tonë akademik. Të gjithë profesorët që dëshirojnë që studentët nesër të ushtrojnë profesionin e tyre, sot duhet të bëhemi bashkë për ta bërë këtë profesion misionar të mirëpaguar. Më datën 5 tetor, të mërkurën ora 11:00, le të bëhemi të gjithë bashkë për të demonstruar se misioni ynë i përbashkët akademik të mos mbetet vetëm brenda mureve. Do të na duhet të jemi të gjithë bashkë jo thjesht për kërkesa ekonomike, por për një vlerësim dinjitoz të punës tonë”, deklaroi kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi, në thirrjen drejtuar çdo personi që punon në institucionet e arsimit të lartë, nga stafet mbështetëse te pedagogët të bëhen “një” për qëllimin e përbashkët, që sipas tij, nuk është vetëm në terma financiare e për më tepër nuk ka lidhje me ngjyrat politike.

“Nuk po kërkojmë thjesht rritje të pagave, pasi vlera e punës sonë duhet të jetë gjithmonë më shumë se çdo vlerë monetare. Misioni ynë akademik nuk ka njësi matëse. Ju bëjmë me dije se do të qëndrojmë fort për të konkretizuar kërkesat tona legjitime në vlerësim të dinjiteti profesional që ka për qëllim t’i shërbejë vetëm të mirë publike, larg interesit të politikës së ditës. Ftojmë kolegët e universiteteve në mbarë Shqipërinë që të mbështesin protestën e datës 5 tetor, këtu përpara godinës së Universitetit Politeknik të Tiranës.

Le ta bëjmë këtë godinë simbol të qëndresës akademike”, shtoi Kovaçi. Një apel ruajti kreu i Sindikatës së Punonjësve Universitarë për drejtuesit e institucioneve të arsimit të lartë publik të të gjitha rangjeve teksa iu kujton edhe Kodin e Punës. “Ju lutem të qëndroni në lartësinë e detyrës dhe funksionit tuaj akademik, duke mos penguar apo intimiduar pjesëmarrjen në këtë protestë të stafit. Në vëmendjen tonë është mbrojtja e të drejtave të çdo pjesëmarrësi në këtë protestë. Në anën tonë, kemi vetëm të drejtën dhe ligjin. Sipas nenit 197, pika 4 e kodit të punës, ndalohet çdo veprim që përfshin shtrëngim, cenim apo diskriminim ndaj punëmarrësve për shkak të pjesëmarrjes në grevë”.

“Jo lëmoshë”

Nuk bëhet fjalë për shifra qesharake, por trajtim dinjitoz njëjtë si pedagogët e vendeve fqinje. Së paku, Kosova. “Sindikata dhe stafet akademike presin një rritje serioze që të bëjë ndryshim në institucionet e arsimit të lartë dhe jo lëmosha siç theksohet në mënyrë informale. Brenda 2-3 viteve, t’iu afrohemi pagesave të pedagogëve në universitetet e Kosovës.

Pra, në vitin e parë kemi kërkuar 30% dhe në vitin e dytë 20%. Ne do të qëndrojmë fort deri në konkretizimin plotësisht të kërkesës së sindikatës dhe stafit administrativ. Bojkoti është një nga mënyrat që do të përdoret”, vuri në dukje Sandër Kovaçi, duke lënë të nënkuptohet se protesta është vetëm hapi i parë drejt përmbushjes së kërkesave që ata i kanë parashtruar qeverisë me kohë. Në 31 gusht, sindikata e punonjësve në universitete i nisi një peticion Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit ku u parashtronin me argumente, përse paga e tyre duhej të rishikohej.

Çfarë kërkuan pedagogët

Rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës akademik e administrativ;

Të arrihet niveli i pagave të universiteteve publike të Kosovës brenda 2 viteve, me rritje 30 % në tetor 2022 dhe 20 % në tetor 2023. Rritjen e financimit për kërkimin shkencor që të jetë të paktën 0.3 % e GDP, më 2023;

Rivendosjen e shtesave mbi pagë për laborantët dhe stafin akademik që punojnë në laboratorë;

Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë, për personelin akademik të punësuar me kohë të plotë në IAL-të publike, për çdo vit pune;

Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare për pedagogët e brendshëm (PAE) dhe pedagogët e jashtëm me kontratë;

Rivlerësimin e orës mësimore;

Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën ngarkesës suplementare.

Çfarë vendos ministria

Mbështetje e kërkimit shkencor, e cila do të reflektohet edhe në Strategjinë e re Kombëtare të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit;

Rishikohet udhëzimi për veprimtarinë dhe ngarkesën mësimore të pedagogëve; Rishikohen procedurat për pagesën e orëve suplementare;

Rishikohen kriteret për marrjen e titujve akademike;

Rritet transparenca për veprimtarinë akademike dhe financiare të universiteteve.

Neutrale October 4, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
5 minutes ago
Vendimi/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar (axhenda)
3 hours ago
Belind Këlliçi/ Janë dy të dhëna që edhe pse në burime të ndryshme, lidhen thelbësisht me njëra tjetrën dhe të dyja të çojnë tek Edi Rama!
3 hours ago
Irena Beqiraj/ Deputetja Luarasi mes dezinformimit: si e shqetësuar dhe si aktore.
4 hours ago
Avokat Ndre Molla/ Dinjitetin njerëzor e cënon vetëm ai që nuk ka asnjë lidhje me moralin njerëzor.
9 hours ago

Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së

Vendimi/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar (axhenda)

Belind Këlliçi/ Janë dy të dhëna që edhe pse në burime të ndryshme, lidhen thelbësisht me njëra tjetrën dhe të dyja të çojnë tek Edi Rama!

Irena Beqiraj/ Deputetja Luarasi mes dezinformimit: si e shqetësuar dhe si aktore.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?