NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare/ Bardh Spahia: Shkaktarët nuk mund të jenë kurrë shpëtimtarë!
    1 day ago
    Belind Këlliçi: Skandali i rëndë i Shërbimit Sekret, Edi Rama nuk mban asnjë përgjegjësi dhe fajëson SPAK e mediat opozitare!
    2 days ago
    Klevis Balliu: Konferenca e Ramës faktoi se kumbari i marrëveshjes SHISH-Krim është vetë ai.
    2 days ago
    Fjalimi i turpshëm në OKB/ Berisha: Rama është armik i egër i Kosovës, tani po përhap shpifje të ulëta kundër Vetëvendosjes.
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Eduard Halimi/ Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e shërbimit sekret? A u thye Signal?
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Eduard Halimi/ Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e shërbimit sekret? A u thye Signal?
Të tjera
Konferenca Ndërparlamentare/ Rama: Kemi përparuar më shumë se vendet e BE-së
Kryesore
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, thirri sot mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar për të diskutuar çështjet e aktualitetit dhe impaktin që ato kanë mbi veprimtarinë e institucioneve të sigurisë.
Të tjera
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare/ Bardh Spahia: Shkaktarët nuk mund të jenë kurrë shpëtimtarë!
Kryesore Politikë
Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë, lë porosi se duhet të mbrohet populli serb në Kosovë
Kryesore Rajoni
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Eduard Halimi/ Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e shërbimit sekret? A u thye Signal?

Neutrale
Last updated: 2026/09/29 at 12:06 PM
Neutrale 3 hours ago
Share
SHARE

(Historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026 pa e thyer atë)

Ka një fjalë që tërheq vëmendjen në dokumentin e bërë publik në media lidhur me ngjarjen më të bujshme të javës së kaluar. SPAK gjeti gjurmët e komunikimeve të shërbimit sekret në funksionin BIOME të një celulari, çka çoi më pas në arrestimin e kreut të shërbimeve sekrete.

Po si mundi SPAK të gjente komunikimet në Signal dhe vetë sekretet e shërbimit sekret?

Le të biem dakord për një gjë: edhe komunikimet më të forta të enkriptuara nuk janë domosdoshmërisht pa gjurmë pasi shpesh nuk thyhet enkriptimi; gjendet gjurma që komunikimi ka lënë në pajisje.

Kur BBM humbi sigurinë dhe rëndësinë që kishte dikur, rreth 10 vjet më parë, u shfaqën SkyECC, EncroChat etj., për të cilat kam folur edhe më parë. Dihet tashmë edhe se Telegram ka ndryshuar politikën e bashkëpunimit me autoritetet.

Diplomatët, zyrtarët, politikanët, gazetarët, avokatët, biznesmenët dhe shërbimet inteligjente përdorin aplikacione të enkriptuara pikërisht sepse kërkojnë konfidencialitet.

Por siguria e një komunikimi nuk varet vetëm nga aplikacioni. Varet nga i gjithë zinxhiri: aplikacioni → sistemi operativ → pajisja → notifications → backups → metadata → akses fizik → ekspertiza shkencore.

❗️Mund të kesh një kasafortë informacioni pothuajse të pathyeshme, është e vërtetë. Por, nëse pasi e hap kasafortën lë një kopje të dokumentit mbi tavolinë, problemi nuk është më kasaforta; je ti që ke lënë një dokument jashtë.❗️❗️

Por rasti ynë ia kalon edhe fiction të shumë ngjarjeve. Madje, edhe nëse do të kalonte në Netflix, nuk do të kishte nevojë t’i shtoheshin elemente fiction, sepse vetëm do ta dobësonin.

Por sa të sigurta janë komunikimet e enkriptuara dhe çfarë mund të gjejë ekspertiza shkencore në telefonin tonë?

Signal konsiderohet një nga platformat më të sigurta të komunikimit. Mesazhet dhe telefonatat mbrohen me end-to-end encryption: përmbajtja enkriptohet në telefonin e dërguesit dhe dekriptohet vetëm në pajisjen e marrësit.

Vetë Signal deklaron se nuk disponon në serverët e tij mesazhet, telefonatat, listën e kontakteve apo call logs që t’ua dorëzojë autoriteteve.
Atëherë, si arriti SPAK të gjente gjurmë të mesazheve Signal që supozohej se kishin “disappeared”?

✅ Përgjigjja është shumë më interesante se ideja e “thyerjes” së Signal-it. Është te paragrafi i fundit i asaj që kanë publikuar mediat: “Në lidhje me komunikimet… të ruajtura në funksionin BIOME, u gjetën 508 forma komunikimi… video calls, sms…”

Meqenëse çështja ishte interesante dhe shumë teknike, pyeta një nga ekspertët e IT-së se çfarë ishte BIOME.

📍BIOME është një memorie që përdoruesi ( ne) nuk e sheh.
BIOME nuk është një funksion i Signal dhe as një file ku përdoruesi zgjedh të ruajë bisedat.

Është pjesë e arkitekturës së brendshme të iOS, ku sistemi mund të regjistrojë të dhëna dhe gjurmë të ndryshme mbi aktivitetin dhe ndërveprimet e pajisjes. Për përdoruesin ato mund të jenë të padukshme. Me sa duket, kanë qenë të padukshme edhe për shërbimin sekret. Çudia është: si nuk e dinte këtë shërbimi sekret⁉️

Për një ekspert të policisë shkencore kjo është e rëndësishme. Eksperti i SPAK, siç duket, i ka gjetur këto gjurmë. Kjo nuk do të thotë se BIOME përmban automatikisht tekstin e çdo bisede Signal.
Eksperti që pyeta më tha se ndoshta jo të gjitha 508 komunikimet mund të zbërthehen, por mund të gjenden gjurmët që tregojnë se një komunikim ose aktivitet ka ndodhur.

Nëse një akt ekspertimi thotë se në BIOME janë identifikuar qindra calls, voice calls, video calls, messages apo chat messages, kjo nuk duhet lexuar automatikisht sikur ekspertët disponojnë qindra biseda të plota. Ndoshta po, ndoshta jo. Kurioziteti është i madh, padyshim.

Çështja nëse BIOME ka vlerë provuese është tjetër dhe i përket debatit mes SPAK dhe avokatëve të mbrojtjes, sepse në një proces penal ky dallim është thelbësor. Interesant do të jetë edhe aplikimi i testit të këtij rasti pranë Gjykatës Kushtetuese, në dritën e vendimit të saj të fundit lidhur me telefonat dhe ekspertimin e tyre.
Të provosh se A ka komunikuar me B në orën 22:14 nuk është e njëjta gjë me të provosh çfarë i tha A personit B. Dhe mesazhet që kanë rrjedhur në media nuk janë as 10% e atyre 508 komunikimeve që citohen. Por kjo u përket avokatëve të të dyshuarve dhe jo spektatorëve, përfshirë mua.

Qëllimi i kësaj analize nuk është të gjykojë natyrën apo fuqinë provuese të provës.

⛔️ Si FBI “theu” Signal-in dhe krahasimi me rastin tonë

Në një gjykim federal në Texas, në prill 2026, një agjent i FBI-së dëshmoi se ekspertët kishin rikuperuar nga iPhone-i i një të pandehuri mesazhe hyrëse Signal, edhe pse Signal ishte fshirë nga telefoni dhe mesazhet ishin disappearing. Ato ishin gjetur në databazën e brendshme të notifications të iOS, jo duke thyer enkriptimin e Signal.
Kur një mesazh Signal mbërrinte në telefon dhe përmbajtja e tij shfaqej si notification, iOS mund të ruante një kopje të atij informacioni në databazën e vet të notifications. Për shkak të një problemi të iOS, disa notifications që duhej të fshiheshin mund të mbeteshin në pajisje. FBI i gjeti pikërisht aty.

A është e njëjta rrugë teknike që kanë ndjekur ekspertët e SPAK? Këtë nuk mund ta dimë pa parë ekspertimin. Por rasti amerikan tregon se informacioni që zhduket nga Signal mund të ketë lënë gjurmë diku tjetër në iOS.

Vetëm rreth dy javë më vonë,ne prill 2026 Apple publikoi iOS 26.4.2 dhe korrigjoi problemin që lejonte notifications të destinuara për fshirje të mbeteshin në pajisje.

Dhe këtu lind një pyetje interesante: çfarë versioni të iOS kishte telefoni në momentin kur u sekuestrua?

✅ Historia e SPAK me shërbimin sekret dhe ajo e FBI-së me Signal na kujtojnë diçka që shpesh harrohet:

“Në epokën dixhitale, “encrypted” nuk do të thotë “pa gjurmë”. Një komunikim mund të jetë jashtëzakonisht i sigurt gjatë transmetimit dhe, megjithatë, të krijojë gjurmë në pajisjen ku mbërrin.
“Disappearing” nuk do të thotë domosdoshmërisht se çdo gjurmë që ka krijuar sistemi operativ është zhdukur në të njëjtën sekondë.

Dhe ekspertët e SPAK nuk kanë gjithmonë nevojë të thyejnë derën kryesore. Ndonjëherë mjafton të kërkojnë se çfarë ka mbetur pas saj: gjurmën që mesazhi ka lënë në iPhone.

Dhe ndoshta ky është sekreti më interesant i komunikimeve sekrete moderne:

Nuk mjafton të dish nëse mesazhi është i enkriptuar. Duhet të dish edhe çfarë mbetet pasi mesazhi është zhdukur.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë
Shkolla e Magjistraturës
Gjykata e Apelit TiraneFakulteti Drejtesise

Neutrale September 29, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Eduard Halimi/ Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e shërbimit sekret? A u thye Signal?
3 hours ago
Konferenca Ndërparlamentare/ Rama: Kemi përparuar më shumë se vendet e BE-së
1 day ago
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, thirri sot mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar për të diskutuar çështjet e aktualitetit dhe impaktin që ato kanë mbi veprimtarinë e institucioneve të sigurisë.
1 day ago
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare/ Bardh Spahia: Shkaktarët nuk mund të jenë kurrë shpëtimtarë!
1 day ago
Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë, lë porosi se duhet të mbrohet populli serb në Kosovë
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Eduard Halimi/ Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e shërbimit sekret? A u thye Signal?

Konferenca Ndërparlamentare/ Rama: Kemi përparuar më shumë se vendet e BE-së

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, thirri sot mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar për të diskutuar çështjet e aktualitetit dhe impaktin që ato kanë mbi veprimtarinë e institucioneve të sigurisë.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare/ Bardh Spahia: Shkaktarët nuk mund të jenë kurrë shpëtimtarë!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?