Gazment Bardhi:
Kënaqësi të takoja të dërguarin special të Presidentit Trump për Partneritetet Globale, z. Paolo Zampolli.
Përcollëm qëndrimin e palëkundur të PD-së për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe falenderuam administratën e Presidentit Donald Trump për bashkëpunimin.
Në takim u diskutua gjerësisht mbi situatën politike, institucionale dhe ekonomike në Shqipëri, si dhe mbi sfidat që, sipas opozitës, po cenojnë demokracinë, shtetin e së drejtës, funksionimin normal të institucioneve dhe integritetin e proceseve zgjedhore.
Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të thellë politik dhe institucional. Ne do të vijojmë të jemi në krah të qytetarëve shqiptarë, në mbrojtje të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe interesit kombëtar, si dhe në funksion të forcimit të marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tanë historikë.


