Ndërtimi i platformave alternative për të zgjidhur problemet e korrupsionit apo burokracisë mund të duket si një zgjidhje e shpejtë për qytetarin e lodhur, por shtron një pyetje thelbësore:
– Çfarë po i bëjmë konceptit të shtetit ligjor?
Kur platformat personale të kryeministrit, jo kushtetuese zëvendësojnë institucionet, gjykatat dhe administratën e rregullt, mesazhi që përcillet është i rrezikshëm: se institucionet ligjore nuk funksionojnë dhe as që ka ndërmend kush t’i rregullojë.
Nëse funksionet e shtetit anashkalohen te “pasqyrat” e radhës, a po ndërtojmë me të vërtetë një sistem që qëndron mbi këmbët e veta, apo po ushqejmë bindjen se këtu ligji dhe rregulli janë opsionale?
Unë besoj se me këtë goditje tjetër ndaj besimit te shteti ligjor, Rama kërkon të shkundë e të përzerë nga vendi edhe ata shqiptarë që ende nuk kanë vendosur të shkojnë në ekzil!


