NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Kaos institucional në Bashkinë Tiranë/ Ilda Zhulali kërkon mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak
    1 day ago
    Rama ka nisur procedurat për prishjen e kontratës së Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në mënyrë të njëanshme/ Serjani: Pasoja shumë të rënda financiare dhe juridike për Shqipërinë.
    1 day ago
    Sali Berisha drejt SHBA, kreu i PD: Do marr pjesë në një konferencë të Partisë Republikane
    2 days ago
    Belind Këlliçi: Harari e ka denoncuar, nuk e ndihmon dot Edi Ramën!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Irena Beqiraj/ Pse ndërtimi është kthyer në një sektor të rrezikshëm për ekonominë ?!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Irena Beqiraj/ Pse ndërtimi është kthyer në një sektor të rrezikshëm për ekonominë ?!
Ekonomia Kryesore
Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Kastriot Skënderi emërohet drejtori i ri Policisë së Elbasanit !
Kryesore
Kaos institucional në Bashkinë Tiranë/ Ilda Zhulali kërkon mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak
Kryesore Politikë
Rama ka nisur procedurat për prishjen e kontratës së Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në mënyrë të njëanshme/ Serjani: Pasoja shumë të rënda financiare dhe juridike për Shqipërinë.
Kryesore Politikë
Anuela Ristani njofton largimin nga Bashkia e Tiranës
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Irena Beqiraj/ Pse ndërtimi është kthyer në një sektor të rrezikshëm për ekonominë ?!

Neutrale
Last updated: 2026/09/01 at 7:05 PM
Neutrale 9 hours ago
Share
SHARE

Aktiviteti i ndërtimit bëhet i rrezikshëm për një ekonomi kur:

1) pjesa që ai zë në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) kalon pragun prej 10%, ose
2) kur rritja e sektorit tejkalon rritjen e përgjithshme ekonomike me më shumë se 2 deri në 3 pikë përqindjeje
ndërkohë që vërehet një bum kreditimi për pasuri të paluajtshme/ndërtim + rritje të çmimeve të pronave.

Kur investimet në ndërtim dhe pasuri të paluajtshme zënë më shumë se 10% të PBB-së, edhe sektori zgjerohet më shpejt se ekonomia në tërësi kjo tregon një çekuilibër strukturor në ekonomi. Përveçse ndërtimi nuk ka potencialin e rritjes që mund të ofrojnë shumë sektorë të tjerë , ku do të veçoja industrinë, më shumë investime në ndërtim jo vetëm largojnë burimet nga aktivitetet më produktive duke e bërë ekonominë edhe më joproduktive , por ndikimi i tij në sektorin financiar shtrihet në afat më të gjatë. Pra efektet ndihen edhe kur ritmet e zgjerimit të sektorit të ngadalësohen.

Të dhënat për Shqipërinë japin prova të forta se ndërtimi është tanimë një rrezik për ekonominë .

-Pragu prej 10% është tejkaluar që në vitin 2022!
Pjesa e ndërtimit u rrit nga 9.5% e PBB-së që ishte në vitin 2021 në rreth 11.2% në vitin 2022 duke arritur 12.6% të PBB-së në 2025 . Ky nivel padyshim që tregon një ndryshim strukturor mjaft i qartë.

Ndërsa në vitin 2021 ndërtimi ishte ende nën 10% të PBB-së, kriteri i dytë i rritjes relative njohu një tejkalim të fortë ai u rrit afërsisht 9 pikë përqindjeje më shpejt se PBB-ja . Ky ishte një tejkalim jashtëzakonisht i fortë i rritjes së sektorit të ndërtimit relativisht me ekonominë .
Në vitin 2022 sektori i ndërtimit e tejkaloi pragun 10% të PBB-së. Ndërsa rritja e ndërtimit ishte 10.7% , krahasuar me rritjen e PBB-së prej afërsisht 4.8% një prim ky prej rreth 5.9 pikësh përqindjeje sërisht më i lartë se pragu relativ 3 pikë përqindjeje.
Në vitin 2023 ndërtimi zinte 11.65% të PBB ndërkohë që ende rritej me rreth 6 pikë përqindjeje më shpejt se PBB-ja .

Ndërsa, në vitin 2024 -2025 ndërtimi vazhdon të zërë mbi 10% të PBB-së por rritja e tij në krahasim me rritjen ekonomike normalizohet duke qënë vetëm 0.5% më i lartë .

Megjithatë, në formulimin e e kushteve të mësipërme ka një përcaktim të rëndësishëm: “gjatë një bumi kreditimi për ndërtime + rritje të çmimit të pronave ”

Në vitin 2022 , kreditimi për ndërtime të reja arriti në 22.7 miliardë lekë vetëm në shtatë muajt e parë , duke shënuar një rritje prej 38% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Portofoli i papaguar i kredisë për ndërtim arriti në 70.4 miliardë lekë , pothuajse 30% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar . Në të njëjtën kohë, vlera e lejeve të ndërtimit u rrit me 54% në gjysmën e parë të vitit 2022 dhe çmimet e pronave po rriteshin me afërsisht 9% në vit.

Në vitin 2023 , bankat ofruan afërsisht 39.6 miliardë lekë në kredi për ndërtime të reja, rreth 6.7% më shumë se në vitin 2022. Ndërtimi ishte përfituesi i dytë më i madh i kredisë së re për bizneset, duke përbërë rreth 18.2% të totalit.

Më pas, në vitin 2024 , kreditimi për ndërtime të reja u rrit në 48.6 miliardë lekë , një rritje tjetër prej 22.7% , ndërsa portofoli i papaguar i ndërtimit arriti në 77.9 miliardë lekë , me rreth 7% rritje .

Në vitin 2025, kredia për sektorin privat po zgjerohej me afërsisht 16% në gjysmën e parë të vitit , duke e çuar raportin e kredisë ndaj PBB-së për sektorin privat në 32.7% .

Pra, kemi një dallim të rëndësishëm:

2021–2023: vërehet një rritje e shpejtë e sektorit të ndërtimit + rritje e shpejtë e çmimeve të pronave + përshpejtim i kreditimit të pasurive të paluajtshme/ndërtimit, ndërsa në vitet 2024–2025: rritja e sektorit ngadalësohet por kreditimi i pasurive të paluajtshme vazhdoi të zgjerohej me shpejtësi sikurse edhe çmimet njohën vetëm rritje .

Kjo është një shenjë paralajmëruese që edhe pse rritja e sektorit të ndërtimit është normalizuar edhe është bërë e krahasueshme me rritjen ekonomike , kreditimi i pasurive të paluajtshme dhe çmimet e pronave kanë vazhduar të rriten.

Pra, historia duket se po kalon nga një bum i prodhimit të ndërtimit në një rrezik më të gjerë të financimit të pasurive të paluajtshme .

Edhe vet Banka e Shqipërisë, me gjuhën e saj të sofistikuar që të mos shqetësojë qeverinë , e ka konsideruar këtë situatë si mjaftueshëm të rrezikshme ndaj në 2025 prezantoi kufizime të reja makroprudenciale për kreditimin e pasurive të paluajtshme .

E pra të dhënat na paralajmërojnë që nuk mund të vazhdojmë të luajmë me zjarrin . Indeksi i mbi nxehjes së sektorit megjithëse pësojë një ulje nga 6 në 4 në vitin 2024, u rrit sërisht në 5 në vitin 2025, gjë që tregon se ftohja edhe normalizimi i sektorit ndërtimit në ekonomi nuk është kaq i thjeshtë , për shkak të ndërlidhjes së fuqishme me sektorin financiar . Ndërkohë që është një sektor që nuk mund të mbështesë në afat të gjatë rritjen ekonomike .

Kush harton politikat ekonomike të këtij vendi duhet t’i vendos gishtin kokës , nëse e ka akoma një kokë mbi shpatulla .

Neutrale September 1, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Irena Beqiraj/ Pse ndërtimi është kthyer në një sektor të rrezikshëm për ekonominë ?!
9 hours ago
Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Kastriot Skënderi emërohet drejtori i ri Policisë së Elbasanit !
19 hours ago
Kaos institucional në Bashkinë Tiranë/ Ilda Zhulali kërkon mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak
1 day ago
Rama ka nisur procedurat për prishjen e kontratës së Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në mënyrë të njëanshme/ Serjani: Pasoja shumë të rënda financiare dhe juridike për Shqipërinë.
1 day ago
Anuela Ristani njofton largimin nga Bashkia e Tiranës
1 day ago

Irena Beqiraj/ Pse ndërtimi është kthyer në një sektor të rrezikshëm për ekonominë ?!

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Kastriot Skënderi emërohet drejtori i ri Policisë së Elbasanit !

Kaos institucional në Bashkinë Tiranë/ Ilda Zhulali kërkon mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak

Rama ka nisur procedurat për prishjen e kontratës së Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në mënyrë të njëanshme/ Serjani: Pasoja shumë të rënda financiare dhe juridike për Shqipërinë.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?