Sipas të dhënave dhe raporteve të fundit ndërkombëtare, Shqipëria u rendit zyrtarisht në majën e listës globale për largimin e trurit “brain drain”, duke u ulur krenarisht krah për krah me Nigerinë, Zimbabvenë dhe Ganën.
Jemi i vetmi shtet jo-afrikan në këtë rënditje të dëshpërimit!
Pas podcasteve bajate, ekspozitave, atleteve si këpucë kllouni dhe fasadës banale të “liderit global të zhytur në llum lokal, lulëzon qeveria më e korruptuar e Europës.
Kryehajdutit zgjatim të krimit nuk i intereson as për spitale, shkolla, siguri publike apo asnjë lloj mirëqënie për shqiptarët. I vetmi projekt kombëtar i Rilindjes së tij është shkrirja në një trup të vetëm me krimin e organizuar. Për këtë qeveri, shteti është thjesht një lavatriçe ku kriminelët marrin tendera, diktojnë ligje dhe mbajnë në këmbë pushtetin, ndërsa thesi i buxhetit ndahet me ta dhe për ta pa pikë turpi.
Ndërkohë, për shqiptarët e ndershëm që ende përpiqen të jetojnë me djersën e ballit në këtë vend, qeveria më e korruptuar në historinë e Shqipërisë ofron vetëm një zgjedhje. Braktisje masive të çdokujt që nuk do të serviloset, nuk do të patronazhojë dhe nuk do të jetojë i nënshtruar si dele nën sundimin e lidhjes së pandashme shtet-krim
Udhëheqësi banal lyen fasadat, mafia numëron, ndan dhe mban të sigurta milionat e vendosura bashkë me kryehajdutin dhe lukuninë e tij të pangopur, ndërsa Shqipëria zbrazet përditë fiks si një vend i botës së tretë.
Të mos presim derisa i fundit nga ne të dorëzohet duke ua lënë këtë vend horrave. Të reagojmë sot me forcë ndaj të keqes para se të jetë pakthyeshmërisht vonë! Jepe dorëheqjen.

