NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha: Rama do të vazhdojë krimin e tij monstruoz ndaj shqiptarëve duke reduktuar edhe 15 bashki
    3 days ago
    Zvërneci/ Berisha: Nuk mbështes projekte që nuk përputhen me ligjin! Rama ka vepruar sikur të bëhej fjalë për kopshtin e tij privat!
    4 days ago
    Berisha: Beqiri dhe Agasi nuk u shpallën në kërkim ndërkombëtar, blenë avionë privatë dhe fluturuan mbi hapësirën e NATO-s dhe BE-së
    4 days ago
    Belind Këlliçi: Ministri i Jashtëm i Shqipërisë jep lajm të mirë…për Serbinë
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Ylli Asllani: Çfarë po ndodh me Reformën Territoriale, çfarë kërkojnë Qytetarët, si dhe Qëndrimi e Alternativa e PD…!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Xhelal Mziu/ ALARM! Shqipëria është kthyer në vendin ku shtëpia është bërë luks i paarritshëm.
Ekonomia Kryesore
Ylli Asllani: Çfarë po ndodh me Reformën Territoriale, çfarë kërkojnë Qytetarët, si dhe Qëndrimi e Alternativa e PD…!
Të tjera
Zbardhet propozimi i PD për reformën territoriale, ja si ndryshon harta
Kryesore
Kryeministri Rama merr pjesë në ceremoninë e marrjes në dorëzim nga Forcat e Armatosura, të 40 mjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri
Kryesore
Berisha: Rama do të vazhdojë krimin e tij monstruoz ndaj shqiptarëve duke reduktuar edhe 15 bashki
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Ylli Asllani: Çfarë po ndodh me Reformën Territoriale, çfarë kërkojnë Qytetarët, si dhe Qëndrimi e Alternativa e PD…!

Neutrale
Last updated: 2026/08/03 at 10:51 AM
Neutrale 10 hours ago
Share
SHARE

Të nderuar miq! Java e fundit paraqiti oshilacione të papritura në procesin e punës së komisionit të posacëm parlamentar bipartiak për reformën administrativo territoriale.

Partia socialiste në mënyrë arbitrare dhe të njëanshme deklaroi të mbyllur punën e komisionit.., duke aprovuar raportin përfundimtar pa realizur kalendarin e detyrueshëm të aktiviteteve të aprovuara bashkarisht.

Partia demokratike deklaroi se ky veprim i çekulibruar dhe i papeshuar shkel jo vetëm procedurat kushtetuese të miratuara, por edhe legjimitetin e reformës, si dhe paraqet rezikun për rezultate të paparashikuara në një vendimarrje kaq të rëndësishme!

Në këto kushte PD, në respekt të opinionit publik dhe për të mos i lenë qytetarët të konsumojnë të vetme çorbën e rezikshme të PS prezantoi draftin e saj diametralisht të ndryshëm, me argumenta dhe përmbajtje sa dyfishi i PS. PD nga ana tjetër ngulmon se është në interesin kombëtar që puna e komisionit të mos ndërptitet deri në ezaurimin e gjithë aktiviteteve, analizave, dëgjesave me qytetarët, konsultat me BE dhe ballafaqimeve profesionale me institucione shkencorë apo aktorë të tjerë të interesuar.

Në raportin e tyre përfundimtar PS prezantoi shkrirjen e 15 bashkive shqiptare si një sukses historik, fakt ky që ka nxitur revolta dhe protesta masive të qytetarëve shqiptarë, të cilët kundërshtojnë këtë pseudo reforme.

E vetëdijshme për kauzën dhe shqetësimet e drejta rë tyre, PD qëndron pranë qytetarëve dhe i nxit ata të bëhen pjesë aktive e procesit të mbetur, sikurse e parashikon Kushtetuta dhe Karta Evropiane e Autonomisë Lokale,

Ndërkohë për ti dhënë legjimitet e ligjshmëri reformës, PD njoftoi opinionin publik se do ti drejtohet Referendumit Popullor për ti siguruar qytetarëve shqiptarë shansin të vendosin midis dy alternativave të ofruara nga PS dhe PD.

Të nderuar,
Në respekt të transparencës dhe gjithë të interesuarve po ju njoh me përmbledhjen e deklaratës të bashkëkryetarit demokrat të Komisionit, Prof. Luciano Boçi në konferencën e fundit për shtyp të thirrur nga Prof. Dr. Sali Berisha, të cilën edhe pse ju merr pak kohë ja vlen ta ndiqni:

RETH QËNDRIMIT DHE IDEVE TË PARTISË DEMOKRATIKE PËR REFORMËN ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE

1. Procesi i ndjekur nga Komisioni
Në respekt të opinionit Partia Demokratike paraqet me këtë rast një draft të qëndrimit të saj për Reformën Administrativo-Territoriale, rezultat i një pune disa mujore të ekspertëve dhe deputetëve.
Ajo së pari konstaton se:
Procesi i zhvilluar nga Komisioni nuk përmbushi standardet demokratike, pasi:
• nuk u realizuan analizat dhe dokumentet e planifikuara;
• nuk u zhvilluan konsultime të plota me komunitetet;
• nuk u respektua kalendari i punës;
• shumica paraqiti një projekt të njëanshëm, pa konsensus politik.
Një reformë që përcakton organizimin territorial për dekadat e ardhshme duhet të ndërtohet mbi analizë, ekspertizë dhe konsultim publik, jo mbi vendime të parapërcaktuara.
________________________________________
2. Dy vizione për reformën
Sot ekzistojnë dy qasje të ndryshme:
• Qasja e PS-së, që synon reduktimin e numrit të bashkive dhe centralizimin e mëtejshëm të administrimit, si dhe reduktimin e perfaqësimit territorial.
• Qasja e Partisë Demokratike, që synon decentralizim real, më shumë përfaqësim lokal dhe shërbime më pranë qytetarëve nëpërmjet kalimit nga 61 në 100 bashki.
Për Partinë Demokratike, reforma matet jo vetëm me numrin e bashkive, por në rradhë të parë me cilësinë e shërbimeve, autonominë vendore, përfaqësimin demokratik dhe zhvillimin e balancuar të territorit.
Motoja e Platformës:

Qeveria duhet të mbështesë pushtetin vendor të vetqeverisë nga të zgjedhurit bashkë me qytetarëte tyre.

________________________________________
3. Vlerësimi i Reformës 2014
Analiza jonë tregon se reforma e vitit 2014 nuk arriti objektivat e saj kryesore pikërisht tek premtimet që ajo shpalli.
Problemet kryesore janë:
• rritja e kostove administrative;
• përqendrimi i investimeve në qendrat urbane;
• dobësimi i përfaqësimit të zonave rurale;
• decentralizim fiskal i paplotë;
• varësi e lartë nga qeveria qendrore;
• përshpejtimi i shpopullimit.
Problemi kryesor nuk është vetëm harta territoriale, por modeli i papërfunduar i qeverisjes vendore.
________________________________________
4. Metodologjia e Partisë Demokratike
Propozimi ynë është ndërtuar mbi:
• analizën e rezultateve të reformës së vitit 2014;
• identifikimin e shkaqeve dhe pasojave;
• nxjerrjen e mësimeve;
• hartimin e kritereve objektive për reformën e re.
Çdo ndryshim territorial duhet të mbështetet mbi evidencë dhe jo mbi interesa politike.
________________________________________
5. Kriteret kombëtare të Reformës
Pesë kriteret themelore janë:
• efikasiteti administrativ;
• qëndrueshmëria financiare;
• demokracia dhe përfaqësimi;
• zhvillimi ekonomik;
• aksesi i qytetarëve në shërbime.
Ato ngrihen mbi kriteret e demografisë, identitetit historik, kohezionit social, mjedisit, inovacionit dhe integrimit evropian.
________________________________________
6. Katër shtyllat e Reformës 2.0
Modeli i propozuar nga Partia Demokratike mbështetet mbi katër sisteme të pandashme:
1. Organizimin territorial;
2. Organizimin administrativ dhe funksional;
3. Decentralizimin financiar;
4. Sistemin zgjedhor dhe përfaqësimin demokratik.
Vetëm reforma e njëkohshme e këtyre katër elementeve mund të prodhojë një model funksional të qeverisjes vendore.
________________________________________
7. Modeli territorial
Në themel të modelit territorial qëndron ideja se pushteti nuk e krijon territorin; përkundrazi, territori, bashkësitë njerëzore dhe organizimi i tyre historik krijojnë bazën mbi të cilën ndërtohen njësitë vendore.
Për këtë arsye Partia Demokratike nuk propozoi fillimisht një hartë.
Fillimisht u miratuann:
• kriteret;
• metodologjia;
• analiza e çdo territori;
• konsultimi me komunitetet.
Vetëm pas kësaj u ndërtua harta territoriale.
39 bashkitë e reja u propozuan vetëm pasi u verifikua se ekzistojnë:
• identitet historik;
• potencial ekonomik;
• kërkesë nga komuniteti;
• akses i dobët në shërbime;
• distanca të mëdha nga qendra ekzistuese;
• përfaqësim i pamjaftueshëm;
• qëndrueshmëri financiare dhe administrative.
________________________________________
8. Reforma e nivelit të dytë
PD propozon edhe reformimin e nivelit të dytë të qeverisjes.
Janë analizuar dy alternativa:
• forcimi funksional i 12 qarqeve;
• krijimi i 6 rajoneve funksionale.
Në të dy rastet synohet:
• kompetenca reale;
• financim i qëndrueshëm;
• zhvillim rajonal;
• koordinim më i mirë ndërbashkiak.
• akses në fondet evropiane të integrimit
________________________________________
9. Decentralizimi real
Reforma synon rikthimin e kompetencave tek pushteti vendor në fushat:
• planifikimit territorial;
• ujësjellës-kanalizimeve;
• menaxhimit të mbetjeve;
• zhvillimit ekonomik;
• administrimit të pronës vendore;
• financave lokale.
Parashikohet:
• dyfishimi i transfertës së pakushtëzuar (nga 1% në 2% të PBB-së);
• rritja e autonomisë fiskale;
• forcimi i rolit të rajoneve;
• eliminimi i kontrollit politik të qeverisë qendrore mbi bashkitë.
________________________________________
10. Paketa ligjore
Reforma do të shoqërohet me ndryshime në:
• Ligjin për Vetëqeverisjen Vendore;
• Ligjin për Ndarjen Administrativo-Territoriale;
• Ligjin për Planifikimin e Territorit;
• Ligjin për Financat Vendore;
• Ligji për investimet strategjike
• Paketa e maleve
• Legjislacionin sektorial.
Objektivi është rikthimi tek bashkitë i kompetencave, burimeve financiare dhe autonomisë vendore, në përputhje me Kushtetutën dhe Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore.
________________________________________
11. Qëndrimi mbi procesin aktual
Partia Demokratike vlerëson se procesi i ndjekur nga shumica ngre shqetësime serioze, pasi:
• nuk është respektuar detyrimi kushtetues për konsultimin e popullsisë;
• nuk janë respektuar standardet e Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore;
• nuk janë publikuar analizat dhe metodologjia;
• ekziston rreziku që ndryshimet territoriale të ndikohen nga interesa elektorale.
Për këtë arsye kërkohet transparencë, konsultim real me komunitetet, respektim i standardeve evropiane dhe vendimmarrje mbi baza objektive.
________________________________________
Për sa më sipër:
Partia Demokratike propozon një model të ri të qeverisjes vendore sa më pranë qytetarëve, të bazuar në decentralizim real, autonomi financiare, përfaqësim demokratik dhe shërbime më pranë qytetarëve. Reforma duhet të ndërtohet mbi kritere, analiza dhe konsultim publik, duke garantuar zhvillim të qëndrueshëm dhe respektim të Kushtetutës dhe standardeve evropiane.

Neutrale August 3, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Xhelal Mziu/ ALARM! Shqipëria është kthyer në vendin ku shtëpia është bërë luks i paarritshëm.
8 hours ago
Ylli Asllani: Çfarë po ndodh me Reformën Territoriale, çfarë kërkojnë Qytetarët, si dhe Qëndrimi e Alternativa e PD…!
10 hours ago
Zbardhet propozimi i PD për reformën territoriale, ja si ndryshon harta
3 days ago
Kryeministri Rama merr pjesë në ceremoninë e marrjes në dorëzim nga Forcat e Armatosura, të 40 mjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri
3 days ago
Berisha: Rama do të vazhdojë krimin e tij monstruoz ndaj shqiptarëve duke reduktuar edhe 15 bashki
3 days ago

Xhelal Mziu/ ALARM! Shqipëria është kthyer në vendin ku shtëpia është bërë luks i paarritshëm.

Ylli Asllani: Çfarë po ndodh me Reformën Territoriale, çfarë kërkojnë Qytetarët, si dhe Qëndrimi e Alternativa e PD…!

Zbardhet propozimi i PD për reformën territoriale, ja si ndryshon harta

Kryeministri Rama merr pjesë në ceremoninë e marrjes në dorëzim nga Forcat e Armatosura, të 40 mjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?