Shqipërisë po i shkrihen 15 bashki, nga 61 të shkojnë në 46! Mbeten 12 qarqe! ‘Qyteti’ nivel i ri qeverisës!!
Pra Shqipërisë po i shkrihen 15 bashki!
Mos harrojmë se janë 15 pjesë të trupit të shtetit shqiptar!
Brenda tyre janë mijëra dhimbje qytetarësh të dëshpëruar e braktisur!
Mijra bisnese, fermerë, të rinj e të
moshuar të cilët nuk dinë ku të ankohen!
Pasi çdo bashki është një arterie që çon oksigjen në mbijetesën e e shtetit të përbashkët!
Ndaj Kombi duhet të reagojë
ashtu si njeriu kur i presin një gjymtyrë!
Ne nuk duhet ti braktisim në këtë hall libohovitet, këlcyriotët, memaliotët, poliçianotët, demaliotët, patosiakët, selenicasit, rrogozhinasit, Divjakën, Prenjasin, Klosin, Maliqin, Fushë Arëzin…!
Pasi çdo bashki është një arterie që çon oksigjen në mbijetesën e e shtetit të përbashkët! Një valë e re më e kobshme shkombëtarizuese po troket në çdo vatër shqiptare!
Në vendin e shqiponjave do të ngelet i vetëm kryekorbi i rrethuar nga 46 qyqe pa asnjë kompetencë e përgjegjësi!
Qeveria fitoi betejën me ata që e zgjodhën për ti mbrojtur:
Ajo ja morri bashkitë qytetarëve dhe po ja dhuron autokratit!
Nuk ka më përfaqësim dhe shërbime pranë qytetarëve!
As kontroll, transparencë e demokraci vendore!
Nga autokrati i hartës së re. 1/3 e popullsisë është larguar!
Janë 350 shkolla të mbyllura, qindra zyra sociale, qëndra shëndetsore, mijëra ëndrra për subvencione si dhe 1700 hektarë zona të banuara të zhuritura përfundimisht
Me mijëra të tjerë do të ndjekin fatin e tyre!
Aspirata për të ngritur jetën në krahinat shqiptare është ktthyer në makth!
Karta evropiane e vetqeverisjes vendore u gris para dyerve të Evropës!
Kushtetuta ka rënë!
Populli shqiptar i është hequr e drejta bazë për të vendosur kufijtë e vet të njësive vendore!
Në këtë situatë ka vetëm një zgjidhje:
Ndaleni dorën e Kryeministrit sa më shpejt!
Ka patur dhe ka një alternativë ndryshe nga Rilindja në këto troje! Pro shqiptarëve!


