Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Theth, ku në takimin me banorët ka diskutuar mbi Paketën e Maleve. Gjatë fjalës së tij, Rama nuk la pa kujtuar aksionin e prishjes së disa ndërtimeve pa leje në fshatin e njohur turistik, verën e vitit të kaluar.
Ai u shpreh, se ndërtimet pa leje shpërthyen pasi banorët keqkuptuan premtimin e tij për legalizimin e objekteve ekzistuese.
Mbas kësaj deklarate, banorët filluan të ndërtojnë masivisht pa leje, me shpresën se do të arrijnë të përfitojnë në procesin e legalizimeve të objekteve të mëhershme.
Por ligji, tha kreu i qeverisë, është mbi të gjithë.

