NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Reforma zgjedhore/ Berisha: PD dhe aleatët qëndrojnë për lista të hapura! Rama e deformoi njëanshmërisht sistemin zgjedhor që u vendos në 2008
    14 hours ago
    Bashkë bisedim online me qytetarët/ Berisha: I uroj mirëseardhjen ambasadorit të SHBA në Shqipëri, Eric Wend! Ndaj pikëpamjen se trafikantët e drogës janë terroristë të egër
    14 hours ago
    Belind Këlliçi/ Kriza e Edi Ramës transferohet tek projektet!
    3 days ago
    Gazment Bardhi: 100 Bashki – 12 Qarqe – 6 Rajone! Ky është propozimi i PD për Reformën Territoriale.
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Çfarë ka ndikuar në mbiçmimin e lekut?
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Deklarata e Zelensky krah Vuçiç për Kosovën/ Reagon Tritan Shehu: Për Kosovën, Zelensky bën një deklaratë të “papërshtateshme” krah Vuçiç.
Të tjera
Reforma zgjedhore/ Berisha: PD dhe aleatët qëndrojnë për lista të hapura! Rama e deformoi njëanshmërisht sistemin zgjedhor që u vendos në 2008
Kryesore Politikë
Bashkë bisedim online me qytetarët/ Berisha: I uroj mirëseardhjen ambasadorit të SHBA në Shqipëri, Eric Wend! Ndaj pikëpamjen se trafikantët e drogës janë terroristë të egër
Kryesore Politikë
Rexhep Shahu/ Piskama e Vlladan Gjeorgjeviqit
Të tjera
Irena Beqiraj/ Pushtetin mund ta kalërojë gjatë edhe miza, por prapëseprapë mizë mbetet!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Çfarë ka ndikuar në mbiçmimin e lekut?

Neutrale
Last updated: 2026/07/19 at 4:06 PM
Neutrale 3 weeks ago
Share
SHARE

Shpjegon Irena Beqiraj, ish-zv.Ministre e Financave:

Çfarë ka ndikuar në mbiçmimin e lekut?

Albert Einstein thoshte: “Jo çdo gjë që ka vlerë numërohet edhe jo çdo gjë që numërohet ka vlerë “.

Kjo shprehje m’u kujtua ndërsa përmblidhja këto rreshta për mbivlerësimin e lekut ose siç e quan Banka e Shqipërisë mbiçmim e lekut.

A e shpjegojnë dot mbiçmimin e lekut të ardhurat nga turizmi ?

Ndërsa mbiçmimi më i madh i lekut është vërejtur në vitin 2023, korelacioni i flukseve nga turizmi dhe vlerësimit vjetor të Lekut Shqiptar (ALL) kundrejt Euros (EUR) nga viti 2020 në vitin 2025 është i ulët , 0.31.
Sipas modelimit ekonometrik të Bankës së Shqipërisë, vetëm 23% e paqëndrueshmërisë së përgjithshme dhe vlerësimit strukturor të lekut mund ti atribuohet drejtpërdrejt të ardhurave nga turizmi.

Po fluksi i investimeve të huaja Direkte sa ndikon ?

Koeficienti i korelacionit Pearson midis rritjes vjetore (YoY) % të flukseve të Investimeve të Huaja Direkte (IHD) dhe vlerësimit vjetor të Lekut Shqiptar (ALL) kundrejt Euros (EUR) nga viti 2020 në vitin 2025 është negativ -0.3588.

Ky korelacion i dobët negativ midis shkallës së përshpejtimit të rritjes së IHD-ve dhe shkallës së përshpejtimit të vlerësimit të monedhës gjatë kësaj periudhe specifike tregon se përshpejtimi i vlerësimit të Lekut ka qenë i shkëputur statistikisht nga shpejtësia e rritjes në përqindje të IHD-ve.

Çfarë mbeten ? Remitancat ose dërgesat!

I vetmi korelacion pozitiv rreth 0.75 vihet re midis rritjes vjetore (YoY) % të flukseve të nga remitancat dhe mbiçmimit vjetor të Lekut Shqiptar kundrejt Euros (EUR)

Por fatkeqësisht pesha e tyre specifike në shtesën e ofertës monetare por edhe si përqindje e PBN-së nuk mund të shpjegojnë tërësisht mbicmimin e përjetuar të lekut .

Pra , analiza ekonometrike tregon se në vitet 2020 – 2025 , 25% deri në 40 % e mbi cmimit të lekut mbetet e pajustifikuar nga të ardhurat nga turizmi , investimet e huaja direkte , apo remitancat që kalojnë nga kanale zyrtare .

Ndërsa, shifrat zyrtare të ekonomisë reale nuk e justifikojnë plotësisht mbiçmimin e lekut , do të thotë se ka një ekonomi reale jo zyrtare që furnizohet me flukse në monedhë të huaj edhe që nuk numërohet, por që vlen të trajtohet kur flasim për forcimin e lekut .

-Djalli fshihet në detaje !

Megjithëse Banka e Shqipërisë nuk i del hapur kundër qeverisë , kur flet për forcimin e lekut e quan atë mbiçmim.

Nëse do ti referohemi monedhës si një letër me vlerë vlerësimi i saj varet nga Pariteti i Fuqisë Blerëse (PPP) edhe kërkesë -ofertë .

Ajo është e nënçmuar kur çmimi i monedhës është më i ulët se sa justifikojnë bazat ekonomike;
E çmuar drejtësisht (në ekuilibër): kur kursi i këmbimit në treg pasqyron saktë vlerën e saj reale ekonomike bazuar në kërkesë-oferte dhe fuqinë blerëse;
Edhe e mbiçmuar kur monedha tregtohet më shtrenjtë se sa justifikojnë kërkesë oferta edhe fuqia blerëse .

Ndërkohë që të gjithë ekonomistët që kuptojnë efektet e mbiçmimit për mirëqënien edhe ekonominë në tërësi në afat të gjatë duhet të jenë të shqetësuar.

Çdo ekonomist i lirë nga detyrat shtetërore është në të drejtën e tij t’ja atribojë këtë mbiçmim çdo faktori shtesë të padeklaruar, edhe të kërkojë ndërhyrje për ndryshimin e situatës.

Ndërsa çdo ekonomist që ushtron detyra shtetërore, e ka detyrë jo vetëm të dëgjojë por edhe të argumentojë me matje pse leku është i mbiçmuar edhe çfarë ka çuar në këtë mbiçmim i cili duhet patjetër të balancohet !

PS. Ky status mund të jetë i vështirë për lexuesin jo ekonomist, por sot kështu i donte mushka drutë .

Neutrale July 19, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Deklarata e Zelensky krah Vuçiç për Kosovën/ Reagon Tritan Shehu: Për Kosovën, Zelensky bën një deklaratë të “papërshtateshme” krah Vuçiç.
9 hours ago
Reforma zgjedhore/ Berisha: PD dhe aleatët qëndrojnë për lista të hapura! Rama e deformoi njëanshmërisht sistemin zgjedhor që u vendos në 2008
14 hours ago
Bashkë bisedim online me qytetarët/ Berisha: I uroj mirëseardhjen ambasadorit të SHBA në Shqipëri, Eric Wend! Ndaj pikëpamjen se trafikantët e drogës janë terroristë të egër
14 hours ago
Rexhep Shahu/ Piskama e Vlladan Gjeorgjeviqit
15 hours ago
Irena Beqiraj/ Pushtetin mund ta kalërojë gjatë edhe miza, por prapëseprapë mizë mbetet!
15 hours ago

Deklarata e Zelensky krah Vuçiç për Kosovën/ Reagon Tritan Shehu: Për Kosovën, Zelensky bën një deklaratë të “papërshtateshme” krah Vuçiç.

Reforma zgjedhore/ Berisha: PD dhe aleatët qëndrojnë për lista të hapura! Rama e deformoi njëanshmërisht sistemin zgjedhor që u vendos në 2008

Bashkë bisedim online me qytetarët/ Berisha: I uroj mirëseardhjen ambasadorit të SHBA në Shqipëri, Eric Wend! Ndaj pikëpamjen se trafikantët e drogës janë terroristë të egër

Rexhep Shahu/ Piskama e Vlladan Gjeorgjeviqit

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?