Në 25 vite kemi humbur rreth 721 mijë banorë. Nga 3.06 milionë shqiptarë në vitin 2000, sot vendi numëron rreth 2.34 milionë banorë.
▪️Kjo do të thotë se Shqipëria ka humbur rreth 25% të popullsisë, ose një në katër banorë.
📌 Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria ka shënuar tkurrjen më të madhe të popullsisë në Europë, më shumë se çdo vend tjetër.
📌 Por pas këtyre shifrave fshihet një dramë njerëzore:
▪️Mbi 166 mijë shqiptarë janë larguar vetëm në vitet pas pandemisë.
▪️Lindjet kanë rënë nga 82 mijë në vitin 1990 në vetëm 22.5 mijë në vitin 2025,niveli më i ulët i tranzicionit.
▪️Mosha mediane ka arritur 45 vjeç, nga 34.2 vjeç në vitin 2014. Brenda vetëm 12 vitesh Shqipëria është plakur me mbi 10 vite.
❌️ Po humbasim pikërisht atë pjesë të shoqërisë që ndërton të ardhmen:
▪️Të rinjtë, profesionistët dhe familjet në moshë aktive.
❌️Pasojat janë të mëdha:
🔸️Më pak fuqi punëtore;
🔸️Më shumë presion mbi pensionet dhe shëndetësinë;
🔸️Fshatra e zona të tëra që boshatisen;
🔸️Ekonomi që përballet me mungesë njerëzish për të punuar.
📌 Ndërkohë Europa po rritet jo sepse ka më shumë lindje, por sepse krijon kushte që të tërheqë njerëz, punë dhe talente.
❌️ Shqipëria nuk mund të ketë të ardhme duke humbur çdo vit mijëra qytetarë.
🇦🇱 Shpopullimi nuk është thjesht një statistikë. ▪️Është alarmi më i madh kombëtar që kërkon përgjegjësi dhe zgjidhje reale, jo propagandë.



