NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar (dt. 15.07), zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariati
    2 days ago
    Belind Këlliçi: Edi Ramës i ka ngelur vetëm të mbyllë internetin!!!
    4 days ago
    Kryetari i PD-së Sali Berisha intervistë për mediat britanike: Protestat, lëvizja më e rëndësishme e 35 viteve të fundit
    5 days ago
    Belind Këlliçi: Kush e turpëron Shqipërinë?!
    6 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Lutfi Dervishi/ Rroftë keqqeverisja!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Xhelal Mziu: Shqipëria po përballet me krizën më të madhe të saj: Shpopullimin!
Të tjera
Lutfi Dervishi/ Rroftë keqqeverisja!
Të tjera
Gëzim Zilja/ Edi Rama varrmihës i kulturës dhe artit shqiptar
Të tjera
Laureta Petoshati/ Pse ardhja e Kanye West ngjall debat në Vlorë
Të tjera
Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar (dt. 15.07), zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariati
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Lutfi Dervishi/ Rroftë keqqeverisja!

Neutrale
Last updated: 2026/07/13 at 11:15 AM
Neutrale 13 hours ago
Share
SHARE

Ekonomistët vazhdojnë të na flasin për industrinë e ndërtimit, turizmin, bujqësinë, teknologjinë dhe energjinë. Por të gjithë harrojnë sektorin më të madh prodhues të vendit: keqqeverisjen.

Ndërkohë që bota shqetësohet se Inteligjenca Artificiale do t’u marrë njerëzve punën, këtu mund të vijë qameti në qoftë se një ditë vendi qeveriset mirë. Mendoni pak: po të mos kishim keqqeverisje, sa profesione do të zhdukeshin brenda natës?

Së pari, do të mbeteshin pa punë analistët. Ç’do të analizonin çdo mbrëmje 33 emisionet që zgjasin nga tri orë rresht (pak më shumë se protesta)? Po 1500 të ftuarit që bredhin studio më studio nga mëngjesi deri në mesnatë? Ekrani ka nevojë për krizën si peshku për ujin, problemi është se peshku këtu nuk noton, komenton.

Gazetaria investigative do të hynte në krizën më të madhe në historinë e saj. Në mungesë të aferave, gazetarët do të detyroheshin të raportonin për rrugë që mbarojnë në afat, tendera që fitohen pa mik dhe spitale ku ilaçet gjenden po aq lehtë sa kafenetë në Tiranë. Një gazetar pa skandal është si peshkatari pa det, teorikisht profesionist, praktikisht i papunë.

Opozita, e vjetra, e reja dhe ajo që ende nuk po lind, do të përballej me sfidën më të madhe: do t’i duhej të prodhonte ide. Dhe kjo, siç e dimë, është një zeje shumë më e vështirë sesa prodhimi i deklaratave.

Dhe këto janë vetëm dëmet e para. Sepse keqqeverisja nuk prodhon vetëm skandale. Ajo prodhon treg.

SPAK-u dhe GJKKO do të përballeshin me krizë ekzistenciale. Në vend të dosjeve me miliona euro, prokurorët do të merreshin me parkimet dysh, volumin e muzikës lokaleve dhe fishekzjarrët pas mesnate. Për herë të parë në historinë e drejtësisë botërore do të dëgjohej ankesa më dramatike: “Nuk kemi çështje.” Ndërsa Komisioni Xhafaj do të mbyllej pa nisur punë.

Avokatët penalistë do të detyroheshin të hapnin pasticeri, ndërsa ekspertët e antikorrupsionit do të rikualifikoheshin në shefa kuzhine, instruktorë palestre ose mësues joga.

Edhe gjuha jonë e ëmbla dhe e dlira, do të varfërohej. Nuk do të kishim më nevojë për perla komunikimi si: “kjo është propagandë”, “sulm i orkestruar”, “nuk ka prova/korrupsion, ka vetëm perceptim”, “faji është i algoritmit” apo “janë armiqtë e jashtëm”. Fjalori politik do të humbiste gjysmën e pasurisë së vet.

Ushtria e patronazhistëve dhe profileve false do të mbetej pa mision. Është shumë më e vështirë të lavdërosh një rrugë që nuk shembet sesa të shpjegosh pse u shemb menjëherë pas inaugurimit.

Edhe protesta e bukur 44-ditore do të mbetej pa estetikë. Nuk do të kishte më pankarta kreative, megafonë, meme, marshime dhe ekspertë që numërojnë protestuesit sipas këndit dhe lartësisë së dronit.

Shkrimtarët dhe satiristët do të ishin viktimat e radhes. Çfarë do të shkruanin? Alegori për funksionimin normal të shtetit? Barcaleta për transparencën? Poezi për konkurrencën e ndershme? Satira është si zogu, ka nevojë për erë kundër vetes. Pa rezistencë, nuk fluturon, bie në tokë si euro përballe lekut.

Në fund, edhe vetë qeveria do të përballej me krizë identiteti. Për dekada është stërvitur të luftojë pasojat e keqqeverisjes. Po t’i heqësh shkakun, çfarë do të mbetet për të bërë? Të qeverisë? Mos o Zot!

Prandaj ndoshta duhet të jemi jo vetëm me këmbë në tokë, por edhe mirënjohës ndaj keqqeverisjes. E kemi kufizuar banalizuar debatin vetëm te korrupsioni dhe skandalet. Në fakt keqqeverisja prodhon perplasje parlamentare, komisione hetimore, konferenca shtypi, deklarata, mohime, përgënjeshtrime, relativizime, ekspertë, analistë, aktivistë, emisione, meme, podkaste, reforma, kundërreforma, strategji, plane veprimi dhe pafund justifikime pse gjërat nuk janë ashtu siç u premtuan.

Madje edhe lufta kundër keqqeverisjes jeton falë ekzistencës së saj. Fondet nga jashtë dhe brenda, projektet antikorrupsion, konsulentët, trajnimet për transparencë, të gjitha kanë nevojë për një armik që të justifikojnë ekzistencën e vet. Kush do të financonte një luftë në mungesë të armikut?

Me një fjalë, keqqeverisja nuk është thjesht një mënyrë për të qeverisur. Është industria më produktive e vendit. Ajo mban në punë mijëra njerëz, vë në qarkullim miliona euro dhe ushqen një ekonomi të tërë, politike, mediatike, juridike dhe civile.

Prandaj kujdes me luftën kundër saj se mund të shkaktojmë papunësi masive, një 97 -të dytë. Ndaj..
Rroftë keqqeverisja!

Neutrale July 13, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Xhelal Mziu: Shqipëria po përballet me krizën më të madhe të saj: Shpopullimin!
12 hours ago
Lutfi Dervishi/ Rroftë keqqeverisja!
13 hours ago
Gëzim Zilja/ Edi Rama varrmihës i kulturës dhe artit shqiptar
2 days ago
Laureta Petoshati/ Pse ardhja e Kanye West ngjall debat në Vlorë
2 days ago
Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar (dt. 15.07), zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariati
2 days ago

Xhelal Mziu: Shqipëria po përballet me krizën më të madhe të saj: Shpopullimin!

Lutfi Dervishi/ Rroftë keqqeverisja!

Gëzim Zilja/ Edi Rama varrmihës i kulturës dhe artit shqiptar

Laureta Petoshati/ Pse ardhja e Kanye West ngjall debat në Vlorë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?