NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar (dt. 15.07), zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariati
    4 hours ago
    Belind Këlliçi: Edi Ramës i ka ngelur vetëm të mbyllë internetin!!!
    1 day ago
    Kryetari i PD-së Sali Berisha intervistë për mediat britanike: Protestat, lëvizja më e rëndësishme e 35 viteve të fundit
    2 days ago
    Belind Këlliçi: Kush e turpëron Shqipërinë?!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Laureta Petoshati/ Pse ardhja e Kanye West ngjall debat në Vlorë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Laureta Petoshati/ Pse ardhja e Kanye West ngjall debat në Vlorë
Të tjera
Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar (dt. 15.07), zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariati
Kryesore Politikë
Bashkëbisedim me qytetarët/ Koncerti i Kanye West, Berisha: Rama kreu krim kushtetues duke i dhënë para nga fondi i emergjencave
Të tjera
Belind Këlliçi: Edi Ramës i ka ngelur vetëm të mbyllë internetin!!!
Kryesore Politikë
Lutfi Dervishi/ Leku që po kullufit euron
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Laureta Petoshati/ Pse ardhja e Kanye West ngjall debat në Vlorë

Neutrale
Last updated: 2026/07/11 at 5:30 PM
Neutrale 1 hour ago
Share
SHARE

Qytetit tonë, Vlorës, kohët e fundit i janë prekur dhe tjetërsuar shumë nga simbolet e tij më të rëndësishme, kryesisht si pasojë e vendimeve të qeverisë Rama. Një prej tyre është transformimi i Sheshit të Flamurit, zemra historike e qytetit. Sot, në mënyrë tinzare duket se po preket edhe Shkolla Tregtare e Vlorës, një institucion që mban në historinë e tij sakrificën e 45 dëshmorëve, 5 Heronjve të Popullit dhe shumë ish-nxënësve e mësuesve që humbën jetën në kampet naziste të përqendrimit.

Në vitin 1944, Vlora si qytet kishte rreth 9 mijë banorë. Sipas të dhënave historike rreth një e dhjeta e tyre, afërsisht 900 djem e burra, u internuan në kampet naziste të përqendrimit dhe rreth 600 prej tyre nuk u kthyen më kurrë. Nëse populli hebre përjetoi tragjedinë që historia e njeh si Holokaustin, Vlora përjetoi atë që Petro Marko e quajti “Gjëma e Vlorës”, një plagë që vazhdon të jetojë ende në kujtesën e familjeve vlonjate.

Kohët e fundit, Vlora është bërë kryefjalë në mediat ndërkombëtare për çështjet e Zvërnecit dhe të Sazanit. Sot, qyteti po përballet me një tjetër debat, kësaj here në emër të artit.

Është njoftuar pjesëmarrja e Kanye West, një artist me ndikim të madh në muzikën bashkëkohore, por edhe një figurë që ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare për deklaratat e tij antisemite dhe referencat pozitive ndaj Adolf Hitlerit. Polemikat u thelluan edhe më tej pas publikimit të këngës së tij “Heil Hitler”, e cila u dënua gjerësisht dhe u hoq nga disa platforma, sepse u konsiderua nga shumë njerëz si një përpjekje për të normalizuar ose lavdëruar simbolikën naziste.
Për shumë familje vlonjate, që ende kujtojnë me dhimbje të afërmit e humbur gjatë terrorit nazist, ftesa e një artisti të lidhur me polemika të tilla nuk është thjesht një aktivitet kulturor. Ajo përjetohet si një mungesë respekti ndaj kujtesës historike të Vlorës në veçanti dhe Shqipërisë në përgjithësi.

Megjithatë, ajo që më shqetëson edhe më shumë është një paradoks i madh. Protesta qytetare që po zhvillohet prej më shumë se dyzet ditë, është etiketuar padrejtësisht si
“naziste”, “fashiste”, ” ekstremiste”,etj., ndërkohë që fryma e saj përfaqëson pikërisht të kundërtën. Ajo është zgjedhja e qytetarëve, kryesisht të rinjve, për të mbrojtur atdheun nga shitja, historinë, natyrën dhe pasurinë publike.
Është e njëjta zgjedhje morale që bëri rinia e Shqipërisë, e Evropës dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur u ngrit në këmbë për t’u përballur me nazizmin, fashizmin dhe çdo formë tiranie. Mijëra të rinj lanë bankat e shkollës, familjet dhe ëndrrat e tyre për të mbrojtur lirinë, dinjitetin njerëzor dhe të drejtën e kombeve për të jetuar të lirë. Ata nuk luftuan vetëm për vendet e tyre; luftuan për vetë qytetërimin.

Prandaj shtroj një pyetje publike: si do ta presin socialistët e Vlorës, një forcë politike që historikisht është identifikuar me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe me vlerat e rezistencës kundër nazizmit, ardhjen e një artisti që është bërë simbol i polemikave për relativizimin e kësaj ideologjie? Dhe si e justifikojnë përdorimin e 4.2 milionë eurove nga fondet publike për këtë aktivitet, sipas deklarimeve të bëra publikisht nga kryeministri Edi Rama?

Vlora nuk është thjesht një qytet bregdetar. Ajo është një qytet që ka paguar me gjakun e bijve dhe bijave të saj çmimin e lirisë. Prandaj nuk mund të jetë indiferente kur relativizohen simbolet e një ideologjie që i shkaktoi njerëzimit aq shumë vuajtje. Kujtesa nuk është urrejtje, përkundrazi, kujtesa është përgjegjësi. Respekti për ata që ranë duke luftuar nazizmin dhe fashizmin nuk është vetëm një detyrim ndaj së shkuarës, por edhe ndaj brezave që do të vijnë. Kjo është arsyeja pse zgjedhim të jemi në protestë në Tiranë si vlonjatë: jo kundër artit, por në mbrojtje të dinjitetit njerëzor, të historisë, të Vlorës dhe të Shqipërisë.

Neutrale July 11, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Laureta Petoshati/ Pse ardhja e Kanye West ngjall debat në Vlorë
1 hour ago
Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar (dt. 15.07), zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariati
4 hours ago
Bashkëbisedim me qytetarët/ Koncerti i Kanye West, Berisha: Rama kreu krim kushtetues duke i dhënë para nga fondi i emergjencave
8 hours ago
Belind Këlliçi: Edi Ramës i ka ngelur vetëm të mbyllë internetin!!!
1 day ago
Lutfi Dervishi/ Leku që po kullufit euron
1 day ago

Laureta Petoshati/ Pse ardhja e Kanye West ngjall debat në Vlorë

Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar (dt. 15.07), zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariati

Bashkëbisedim me qytetarët/ Koncerti i Kanye West, Berisha: Rama kreu krim kushtetues duke i dhënë para nga fondi i emergjencave

Belind Këlliçi: Edi Ramës i ka ngelur vetëm të mbyllë internetin!!!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?