NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    16 hours ago
    Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
    16 hours ago
    Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!
    1 day ago
    Berisha në Strasburg në seancën për Kosovën: Drejtuesit e luftës u dënuan me 84 vite, Apeli t’i shqyrtojë objektivisht! Beogradi kërkon votat me fantazmën e Mlladiç
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Mehmet Elezi/ TI E URREN RININË!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Marrëveshja e forcave politike shqiptare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës/ Reagon Sali Berisha, Kryetar i PD-së: Një marrëveshje për tu përshëndetur!
Kryesore
Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
Kryesore Politikë
Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
Kryesore Politikë
Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!
Kryesore Politikë
Berisha në Strasburg në seancën për Kosovën: Drejtuesit e luftës u dënuan me 84 vite, Apeli t’i shqyrtojë objektivisht! Beogradi kërkon votat me fantazmën e Mlladiç
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Mehmet Elezi/ TI E URREN RININË!

Neutrale
Last updated: 2026/06/16 at 9:27 AM
Neutrale 4 months ago
Share
SHARE

Ti e urren rininë.

Sepse vetë nuk u bëre kurrë i ri. Kur e kishe moshën, disa thonë ishe rebel. Ti nuk ishe rebel. Rebelët e asaj kohe, si Fatos Lubonja, u përplasën në biruca shtatë pashë nën dhé. Ti ishe kurrgjë më shumë se një gjatosh i llastuar me shpatulla të ngrohta, që luaje rolin e rebelit. Për t’u dukur interesant. Për të fshehur kotësinë brenda vetes. Apo ishe piketuar për t’u katapultuar në politikë në momentin e duhur dhe, duke luajtur rebelin, do të bëheshe “i besueshëm”?

Të iku mosha, prapë mund të bëheshe i ri. I ri në shpirt, shok me rininë. Nuk u bëre. U vjetrove më shpejt se vitet. U rreke me e ble rininë me pare kallp. Zgjodhe rolin e politikanit cool, jam edhe unë si ju. Vathë, çorape të kuqe, atlete, çitjane. Koncerte, gara të huaja motorash e makinash, miliona euro nga taksat tona.

S’e kishe kuptuar rininë. Doje ta joshje me guackën thatë. Por rinia kërkon perlën, jo guackën. Rinia do shkollë, do punë. Do mundësi për të realizuar. Për të pushtuar qiejtë. Rinia do Atdhe.

Apo e dije ç’do rinia, por synoje me e përzanë “butë e butë”, me ia tha djepin Shqipërisë? Kishe strategjinë e zhbimjes?

Mori dheun rinia. “Na lanë pa atdhe”, thotë një personazh i Lazër Stanit te libri “Në Bregenc shkohet për të vdekur”. Ikën djem e vajza zemërthyer, por nuk hodhën gurët pas. Lanë zemrën pas. Drithërimat e saj ndihen në metropolet e botës.

Ti e urren rininë.

Sepse rinia ka ideale.

E sheh si po shpërthejnë? “Dorëheqje”, thërrasin mbështjellë me flamurin kombëtar. Të këtushmit dhe të mërgatës, një zë. E di ti që një fluturim zogu mund të rrëzojë një ortek? Flamingot e bukur, të pafajshëm, qenë ky fluturim zogu. Videoja me protestuesin paqësor, që policia jote e tërhiqte zvarrë si cung të kalbur, i ra rrotull botës. Orteku qe gati. Për shkak të qeverisjes tënde.

Ti s’ke ideal. E profilizon veten sipas konjukturës. Herë kundërkomunist me retorikë dhune, në vitet nëntëdhjetë. Herë enverist që i “përshtatet” kohës. Herë naconalist. Herë racist. Racist ndaj gjysmës së shqiptarëve, përçarës këmbëngulës i kombit. Nuk mund t’ua bëja kohën time kurban “refleksioneve” a “Kurbanit“ tënd të botuar njëkohësisht në Tiranë e në Beograd, por kush i ka lexuar, edhe ish-miq të tutë, kanë zbuluar brenda tyre luhatje, errësirë. Thonë je bipolar. Nuk jam mjek për ta pohuar, por them me bindje se të paktën në politikë je bipolar. Kurrfarë busulle a drejtpeshimi s’ke. Rrehesh se e blen dashurinë e Perëndimit duke e kërcënuar me çarçafët e zhyer të Lindjes. Ti mund të shkosh në ata çarçafë, por a të ndjekin shqiptarët?

I vetmi bosht i politikës tënde është pushteti vetjak. Dhe pare e prapë pare, pare pa djersë. Rreth këtij “ideali”rrotullohen copat e përgjakura të Shqipërisë, që i qet në pazar me ble mbështetje. Duke e rrjepur për së gjalli Shqipërinë, si lopët që i rrjepin për së gjalli te “Rrafshina në flakë” e Huan (Juan) Rulfos. Ia përzure njerëzit. Po ia shet tokën e detin, përfshi kryeportin trimijëvjeçar. Po ia shkreton katundet. Po ia mbyll shkollat. Po ia shndërron spitalet në varreza. Po ia përdhos familjen.

Ti e urren rininë.

Sepse rinia rrezaton kulturë, qytetari. E shikon ç’klas kanë protestat kundër teje? Derdhen lumë e ta kërkojnë dorëheqjen me këngë. Mbushin rrugë e sheshe si lulnajë e një copë letër s’e lënë për tokë. Në fund të viteve nëntëdhjetë bota u shtang me shqiptarët në Kosovë, me qëndresën paqësore, krejt ndryshe nga ç’i kishin portretizuar. Media dhe vëzhguesit prapë shtang: aq të butë e paqësorë shqiptarët, aq i vendosur Brezi Z i Tiranës. Me një tërheqje magnetike gati kozmike: dje pashë mes protestueve një grua shtatzanë! Foshnja në karroca, fëmijë kaliqafë e pensionistë shpatullmbledhur, sa të duash.

Ti s’ke qytetari. Ti flet me fjalor rrugësh, si fatorinat e dikurshëm të autobuzëve.
Nuk le epitet pa përdorur kundër protestuesve ëngjëllorë.

Ti e urren rininë.

Sepse ajo ka talent. Ka frymëzim, ka shpirt. Shiko ç’meme plot fantazi në rrjet. Edhe në Perëndim shqiptarët po shkëlqejnë me elitën e vet. Inxhinierë e këngëtarë, artistë e sportistë, njerëz guximtarë të biznesit. Bëjnë punë, jo zhurmë. Ti ke qenë sportist falë shtatit të gjatë, po s’ke lënë emër në sport. Ti ke studiuar për pikturë, po një tabllo tënden s’e përmend kush.

Megjithatë edhe ti ke talent. Talent me shkatërrue. Edhe ti ke frymëzim. Frymëzim për energji të zezë, derdh vetëm energji të zezë. Je shndërruar në vrimë të zezë për vlerat e këtij vendi.

Ti e urren rininë.

Sepse nuk e bleve dot. Në kundërmitingjet me punonjës të administratës, me patronazhistë e me militantë të llojit “edhe pa bukë rrimë, veç partinë ta kemi të fortë”, spikat dimri i vetmisë tënde. Ta thanë: fëmijët e baballarëve që të rrijnë të këmbët, i ke në protestën që thërret “të erdhi fundi”!
Po përpiqesh me i përça. Me e grabitë protestën. Me e lidhë protestën me hijen tënde të kudogjendur. Ke vënë në lëvizje “opozitarë” të emëruar, intelektualë “të pavarur”, hile të teknologjisë moderne, parulla.

Ti e urren rininë.

Rini do të thotë dritë. Do të thotë e sotme, do të thotë e ardhme. Meqë për veten nuk sheh të ardhme, e urren të ardhmen tonë.

E ardhmmja e shqiptarëve po thërret te dyert e kryeministrisë: “Ik”!

Neutrale June 16, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Marrëveshja e forcave politike shqiptare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës/ Reagon Sali Berisha, Kryetar i PD-së: Një marrëveshje për tu përshëndetur!
9 hours ago
Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
16 hours ago
Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
16 hours ago
Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!
1 day ago
Berisha në Strasburg në seancën për Kosovën: Drejtuesit e luftës u dënuan me 84 vite, Apeli t’i shqyrtojë objektivisht! Beogradi kërkon votat me fantazmën e Mlladiç
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Marrëveshja e forcave politike shqiptare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës/ Reagon Sali Berisha, Kryetar i PD-së: Një marrëveshje për tu përshëndetur!

Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët

Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit

Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?