Lum shqiptarët ç’gëzim kanë marrun,
Marjana Koçeku, â deklarue e Pavarun!
Paska plas një gëzim i madh ndër shqiptarë, se me nder me thanë “një deputete socialiste”, paska dalë prej “vathës së bagtive” të Edi Ramës duke u vetëdeklarue e “Pavarme”.
Shumëkush e vlerëson qëndrimin e kësaj deputetje, pa e lodh mendjen se si ajo arriti deri në “majën” që ska me arrit kurrë ma, me u ba deputete, dhe pse pikërisht zgjodhi këtë moment me dalë prej “vathe”…
Le ta themi shkurt e shqip.
Ky asht skenari i Edi Ramës, që kërkon tua imponojë protestës një “vaksinë” të helmtë,,që do ketë pasoja për ramjen në agoni të kësaj proteste të mrekullueshme…
-Qytetarët protestues, duhet ta dinë se çfarë skenari perdori Edi Rama, me Malsorin tjetër Tom Doshi, gjasme duke e përjashtue nga PS, por duke i dhanë Partinë Social Demokrate (mbasi sistemoi Skender Gjinushin te Akademia e Shkencave) dhe se si, qysh ne vitin 2015 e sot, Tom Doshi merr vota të pakenaqunish, për me krijue mandate deputetësh në shërbim të Ramës….
-Qytetarët protestes, duhet ta dinë se kjo vajza deputete, që ka pagzue veten me titullin “Neo Malsore”, u ba “kalë troje” në shuarjen e protestës së studentëve, përçka edhe mori si shpërblim emnimin si deputete.
-Qytetarët protestues, duhet ta dinë, se kjo “me nder me thane deputete”, doli kundra bashkëmalësorëve të sajë ne Theth e ma gjanë, kur ata u përballën me shkatërrimin e shpiave të tyne nga ky rregjim kriminal…
-Qytetarët protestues duhet ta dinë, se kjo deputete ka votue ligjin “Paketa e Maleve”, kundra interesave e bashkëmalësorëve të sajë…
-Qytetarët protestues duhet ta dinë, se nëse ky nuk do ishte skenar i Edi Ramës, deputetja do hiqte dorë nga mandati, e jo gjasme me dalë e “pavarme”, pasi madati i sajë i duhet prap Ramës, sikurse edhe mandatet e Tom Doshit.
E për këto fakte e shumë të tjera mos i besoni këtij skenari të Edi Ramës. Thjesht injorojeni “këtë copë mishi”, që mendon se përfaqëson ide të vlerta e qytetari, por në fakt përfaqëson projektet ma të neveritshme të Edi Ramës e shpurës së tij.

